
Nga Ylli Pata
Nga mitingu i 7 korrikut e sot po tirren qëndrime e deklarata sikur Sali Berisha e Ilir Meta kanë armik Edi Ramën, mazhorancën socialiste, e së shpejti do ta largojnë.
Me dhunë thonë, duke hyrë në shtëpitë e qeveritarëve që do të mbushen nga njerëzit e opozitës që do të ulet në divanët e tyre, do të gatuajnë në sobat e tyre e do të ndezin zjarr në oborre si në pamjet që ka sjellë Sri Lanka.
Por realisht nuk bëhet fjalë për një luftë të tillë, pasi të gjithë, të gjithë ata që ndjellin një tmerr të tillë kanë edhe vila, kanë edhe oborre, kanë edhe oxhakë, kanë edhe skara, si në mal e në bregdet, madje edhe fuorustrada e tollona nafte.
Armiku është dikush tjetër, e nuk është shqiptar. Theo Jacobs është një prokuror belg, i cili ka një rekord pozitiv në profesionin e tij, në drejtësinë e një Mbretërie që sistemin gjyqësor e ka ndër më të mirët në Europë.
Ai prej kohësh, është një zyrtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i cili është prezent në mbrojtjen e qëndrimit të institucionit që përfaqëson, sa herë që gjyqtarë e prokurorë shqiptarë janë në process vettingu.
Mund të ketë pasaktësi, mund të ketë gjëra jo korrekte, por në fund, zoti Jacobs sjell në proces gjithmonë një përfundim që vjen si logjikë e pjekur e mendimit të një bordi të gjerë juristësh me shumë përvojë. Të cilët kanë një database të gjerë.
Shumë nga prokurorët e gjyqtarët tanë nuk e pëlqejnë qëndrimin e ONM-së, i cili është një institucion kushtetues, që nuk e mbron asnjë në Shqipëri, për turpin tonë.
Qeveria e Edi Ramës, përkatësisht mazhoranca socialiste, e cila ka qenë dhe është një nga protektoret politike të reformës në drejtësi nuk ka mbajtur deri më sot asnjë qëndrim nga sulmi pa princip dhe i egër ndaj një institucuioni kushtetues të Republikës.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, përdoret nga qeveria e Edi Ramës, madje edhe nga kryeministri si argument për të treguar progresin në reformën në drejtësi. Po përse qeveria dhe mazhoranca nuk i mbron anëtarët ONM-së, kur realisht edhe ata janë si SPAK, KPK, KLGJ apo KLP?
Para pak ditësh ish-ministri i Edi Ramës, sot një idhtar i vrullshëm i foltores ka lëshuar një përruar të frikshëm ndaj prokurorit belg, i cili asnjëherë nuk i është përgjigjur sulmeve, edhe pse ka qenë edhe më i sulmuar nga Berisha e Meta sesa anëtarët e qeverisë Rama.
“Theo Jacobs është pensionist ndërkombëtar, pakashumë si ata pleqtë në azilin e Tiranës që dalin të mirëpaguar. Por me një dallim, Theo paguhet për të denigruar gjykatës e prokurorë pa paraqitur fakte e prova. Kurse pleqtë tanë nuk denigrojnë dot njeri të shkretët... Theo Jacobs e keqpërfaqëson në ektrem standartet e jurisprudencës Europiane. Ai nuk është nderi, por turpi i ONM në Tiranë”, shkruan ish-ministri.
E në fakt ky është vetëm një opinion i fundit, pasi çfarë nuk kanë thënë për këtë zyrtar, i cili as ka vila në Shqipëri, as merr rrogë nga buxheti i shtetit, thjesht ka një qëndrim jo të tijin por të institucionit që përfaqëason për gjyqtarët e prokurorët që kalojnë vettingun.
Denigrimi ndaj prokurorit të njohur të ONM është pa baza, pasi akuzohet se ai nuk përmend prova e fakte, kur dihet se vettingu është një process, por që nuk mbaron me kaq. Secili prej gjyqtarëve e prokurorëve që nuk e kalojnë vettingun, mund të hedhin në gjyq ONM, por se kanë bërë kurrë. Kanë shkuar në Strasburg si një lloj devijimi, për të marrë një precedencë maksime, por nuk ja kanë dalë.
Realisht kjo është lufta në Shqipëri. Nëse ka institucion kushtetues në vend më të sulmuar në vend nuk është as SPAK e as kreu i saj, është ONM e Theo Jacobson, të cilët kanë thjesht të drejtë opinion, asnjëherë vendimi.
Po pse sulmohen? Shumë e thjeshtë sepse ata nuk marrin urdhra as nuk ndikohen nga politika e panelet e darkës. Thjeshtë janë vetvetja. Pandershmëria e sulmeve ndaj zotit Jacobson është lapidare, pasi në fund të fundit ata ndikojnë e nuk vendosin. Madje edhe në rastin e fundit të Gerd Hoxhës, kreut të shoqatës së gjyqatëve që kërkoi rrëzimin e vettingut, përfaqësuesi i ONM përmendi se shqiptarët nuk kanë pritur këtë drejtësi nga vettingu. Dhe ka qëlluar.
Por mazhoranca nuk e ka mbrojtur asnjëherë ONM-në, e këtu vjen natyrshëm pyetja, kë ka më shumë armik Sali Berisha dhe Ilir Meta: Edi Ramën apo Theo Jacobson? Natyrisht që këtë të fundit. Sa më shumë të qëndrojë ONM nuk ka kauzë politike krahu i kundërt….
TemA
Di gje per disa inceneratore o patuk, sqaro miletin o burre se milet llap kot.
Po mirë o Gajdur, quaj shqip si SRB-i, djegës. Mut janë të gjithë. Se mbase edhe ti e ke marë vesh për TEC-in e Vlorës......
Heheheeee mer Arnauta keta "debilat" Europian cfar fiksimi kanë me emrat Grek, njeri Theos, tjetri Boris Jonson deklaron "Une jam Boreasi i Antikitetit Grek" (shiko video, ne Koferencen e Unionit Nderkombetar per ndryshimet klimatike). .@. Dhe nuk jane pak, por 70% e emrave Europian jane Grek, vetem me emrin Xhorxh (Jeorgj) jane 10% e botes.
Te ka mbetur mendja ne shekullin e 12-te debil.
E ke gabim. Si e ke nxjerre ti ate 10% me emrin Xhorxh?! Dmth, paska nja 800 mije me kete emer?! Sipas Enciklopedise Boterore, vetem me emrin Muhamed (mohamed) ka mbi 2 mln. emra ne Bote. Në Turqi emri me i perdorur eshte Mehmet. Nuk di ekzaktesisht se sa, por jane rreth 400.000. Kina dhe India se bashku kane 2.3 mld. banore. A s'na thua, sa nga keta quhen Jorgo (Xhorxh)?
Matrapik - komento si njerezit mor KAR cpune ke me emrat. O te q…. mendjen ndyresire
O ylli, te hyfte Theo e dalcin syte poca
O Mëro, baba biologic I Patës kam dëgjuar që merr bllokun me tallona nafte nga Denar Biba - dhurate e tregetareve të naftës autoritetit te konkurencës - shet ndonjë tallon me çmim të reduktuar? Se po e blemë naftën si qumësht blete, për shëndetin financiar te fondacionit Rama
Jacobs eshte nje person shembull se si duhet te jete nje gjykates por edhe si te jesh njeri me gjykim te drejte e te paanshem. Ne nevojtoren e madhe te Shqiperise gjen specie e mikrobe nga me te ndryshmet, por nuk mund te gjesh njerez si Jacobs. Ndoshta nga qe lulet, nuk rriten ne mut?