U zhvillua dialogu i dytë në kuadër të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, në një moment kur sfidat globale të sigurisë po bëhen gjithnjë e më komplekse.
Ky partneritet reflekton angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit, rritjen e qëndrueshmërisë dhe adresimin e përbashkët të kërcënimeve në zhvillim.
Shqipëria rikonfirmoi linjëzimin me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, duke theksuar rolin e saj si një partner i besueshëm dhe proaktiv.
Në këtë kuadër, vendi ynë mirëpret nismat kryesore të BE-së për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe shpreh gatishmërinë për të kontribuar aktivisht, përfshirë përmes pjesëmarrjes në misione dhe programe të përbashkëta.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe situata e sigurisë në Europë, ku agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës vijon të përbëjë një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal dhe global. Shqipëria rikonfirmoi solidaritetin e saj të palëkundur me Ukrainën dhe përkushtimin për mbështetjen e paqes, sovranitetit dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.
Sa i përket rajonit, u theksua se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është i lidhur ngushtë me sigurinë e gjithë Evropës. Shqipëria mbetet e angazhuar për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjen e procesit të integrimit evropian për të gjitha vendet e rajonit.
Në përfundim, zgjerimi i Bashkimit Europian u vlerësua si një instrument strategjik kyç për garantimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit afatgjatë. Shqipëria rikonfirmon vendosmërinë e saj për të vijuar rrugën drejt anëtarësimit në BE, duke kontribuar në ndërtimin e një Europe më të sigurt, më të fortë dhe më të bashkuar.
Nderkohe DASH ka deklaruar Shqiperine zone e rrezikshme per visitoret Amerikane, per shkak te luftes ne Iran, pozicionit te politikes Shqiptre ne krah te kundert me Iranin dhe strehimin e e anetareve te MEK ne Shqiperi. Rreziku eshte per akte terroriste, rrembim peng te qytetareve amerikane. ( SI i ka shpetuar Temes ky lajm?)
Brukseli është kryeqyteti zyrtar i pedofilëve të BE-së, duke filluar nga monark, kryeministra, miliarder, deri tek mësues dhe pedokriminalite në familje. Rusia do e nis bombën bërthamore me Berlinin dhe do e përfundoj me Brukselin, we të shuhet neonazi gjithmon e përgjithnjë.