Bulqizë/ Rama inspekton punimet në kantierin e ‘Parkut Retro’: Projekt inovator prej rreth 11 hektarësh

24 Prill 2026, 19:40Politika TEMA
Bulqizë/ Rama inspekton punimet në kantierin e ‘Parkut

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një inspektim këtë të premte në kantierin e punës së ‘Parkut Retro’ në Bulqizë. Ky është një projekt inovator me sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh dedikuar komunitetit dhe turistëve.

“Parku Retro” do të ofrojë mjedise për treg dhe minipunishte, park lojërash, info point, qendër mikpritjeje, struktura hotelerie dhe parkimi. Ky investim pritet të shndërrojë zonën në një destinacion unik turistik, duke tërhequr vizitorë që udhëtojnë përmes Rrugës së Arbrit drejt Dibrës.

“Në kantierin e “Parkut Retro”, një projekt inovator me sipërfaqe prej rreth 11 hektarësh, që do të jetëzojë një hapësirë asetesh publike të degraduara të viteve të regjimit të kaluar, ku do të krijohet një destinacion unik turistik në shërbim të njerëzve punëtorë të komunitetit, me mjedise për treg e minipunishte, si edhe park lojërash, info point, qendër mikpritjeje, struktura hotelerie dhe parkimi, për vizitorët e turistët që përmes Rrugës së Arbrit, po dynden gjithnjë e më shumë drejt Dibrës”, shkroi Rama në rrjetet sociale pas inspektimit.

3 Komente

  1. T
    Teodor

    Bej ndonje fabrike o njeri se restorante kemi plot...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Andreas

      Vetem fabrika jo, deindustrializim...

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hysi

        Info point-i sidomos do i nxjerri ne selamet bulqizaket

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje