Analisti Andi Bushati tha në MCN se opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, në rast se ato mbahen të parakohshme për shkak të burgosjes së Erion Veliaj, pasi sipas tij e ka garën të humbur.
Bushati tha se episodet për parregullsi në votimet e 11 majit që dalin gjatë rinumërimit duhen denoncuar, por analisti shton se theksi duhet të vendoset te gjithë procesi, pasi zgjedhjet janë manipuluar pa u hapur kutitë e votimit.
“E involvuar në rrëzimin e zgjedhjeve PD, po bën një gjë që jo gjithmonë është e besueshme, gjen një votë diku dhe thotë ja treni zyrtar.
Me videot që ka treguar PD vërtet kemi parë gjëra skandaloze, por a janë determinante në rezultat, këtu kemi dy versione, një njeri i veçuar s’mund të vjedhë kot, por ka një padron që e ka urdhëruar të vjedhë.
Pavarësisht nga këto, unë them që këto votime janë paravendosur para 11 majit. Gara është bërë e pamundur pa u hapur kutitë e votimit. Rama dhe mazhoranca s’e kanë lënë për ditën e fundit fitoren e tyre.
Nuk mendoj që mëkati i madh i këtyre zgjedhjeve është luajtur në 11 maj. Më 11 maj, që në 10 madje, gara ishte mbyllur. Këto episode patjetër duhen denoncuar, por theksin duhet ta vëmë të gjithë procesi, që ishte i padrejtë, i pandershëm, i palirë.
Nga ana politike, a i duhen Ramës zgjedhje të reja në Tiranë? Një version është po, sepse e bën opozitën të harrojë 11 majin dhe e hedh në një betejë tjetër.
Ka një hipotezë tjetër që sapo Veliaj ra në burg, Rama e spastroi Bashkinë e Tiranës nga të gjithë lali-istët.
Nga ana politike Rama s’ka ndonjë problem që ta fuste sërish në zgjedhje. Aq më tepër që ka shumë rivalitete, dhe PS-së vet i intereson ta qetësojë dhe ta shtyjë në një moment të dytë.
Të gjithë ata që ishin të interesuar ta digjnin politikisht Veliajn, ia arritën qëllimit, nga Rama te opozita s’e kanë më nëpërkëmbë.” – tha Bushati.
I pyetur se kë sheh si kandidatë të mundshëm nga PS dhe PD për Bashkinë e Tiranës, Bushati tha:
“Disa thonë Blendi Gonxhe, se edhe ka qenë, edhe e njeh atë bashki. Është shprehur Spiropali, thonë e dëshiron edhe Balluku.
Ne tani s’kemi më një PS ku vendimet merren në mënyrë kolegjiale. Asnjëri s’ka dorë në vendimmarrje përveç një njeriu të vetëm.
Unë them që opozita s’duhet të marrë pjesë. Të hidhet përpjetë PD kryetarin e Tiranës s’ia lë njeri. Kështu që më mirë të zhvlerësojë garën se sa të hyjë në një garë që e ka të humbur”.
Bushati tha që propozimi i Agron Shehajt për një kandidat të përbashkët jo partiak qëndron, por është i parealizueshëm, pasi “ka aq mosbesim mes partive të reja, që e barazojnë PD-në me PS-në dhe s’duan të identifikohen me të”.
Po çfare Pd mer jaho, a perseri permendnj ate organizate kriminelesh, hajdutesh e rrugaqerish? Mjaft me aman!
Madje as ne zgjedhjet e ardheshme. PD tashme ka marre rrugen pa kthim te gopit te semes
Ka mare rrugen e mutit.Ky e keshillon te mos mare pjese ne zgjedhje.E provoi njehere dghe po e vuan tani.Pastaj Kaushi i LSI Tedi mavrija thote se do te dalin me kanditature me vehte.Ta provoj gjytyrymi i LSI.
Funderrine, spiun rus, serb, grek. Ke shitur atdheun per ca rubla te qelbur. Ptuu…race e ndyre!
Domethene sipas Bushatit ne zgjedhje hyn vetem nese ke shans per te fituar. Nese e di qe nuk te votojne, zgjedhjet duhen dhjere dhe diskredituar. Logjike karash
po sigurisht te humbura i ka, arsyetim kot fare. Akoma shpresojne te fitojne me noken dhe saliun keta islamiket e PEDE-se
Si të hyjë PD në zgjedhje si të mos hyjë, e njëjta gjë është. PD ka marrë rrugën e mutit, funeralin e ka gadi kështu që varrimin e saj mund ta bëjnë në çdo kohë. Po mirë mo Andush po si nuk i the Saliut që të mos harxhonte gjithë ato para kot më kot. Të vjedhura i kish por sidoqoftë para ishin nuk kish përse ti hidhte në hale. Në të sëmës PD por dhe ti more Andush që të iku jeta duke i qarë hallin kësaj varreze bashkë me Lubonjën që ka 30 vjet duke sharë Ramën, ndërkohë Rama nuk mbahet mënd qëkur është në pushtet. Ndërrojeni muzikën Andush, harroje Saliun se ka pjerdhur me kohë; në fakt ai i pjerdhur ka qënë dhe kur ne na dukej sikur ishte i pushtetshëm, por ku kuptonim gjë ne atëherë.
Nuk e kuptoj cfar diskutoni.Tirana sapo u provua se kujt ja jep votën.Sot elektorati eshte stacionuar sa i majte dhe sa i djathte nuk ndryshon.Ne pamje te jashteme duket sikur dominon e djathta dhe ketu gënjehet dhe Saliu por populli thote:thengjlli mbuluar te djeg.
Prap ky cari I Veres, ky ashte turpi i gazetaris, idiot