Pakënaqësitë ndaj Berishës/ Kthupi: Në PD kanë nisur lëvizjet e “nëndheshme” për ta çuar nenin ‘Basha’ në Gjykatë

19 Qershor 2025, 07:17Politika TEMA
Pakënaqësitë ndaj Berishës/ Kthupi: Në PD kanë

 Në Partinë Demokratike ka nisur një lëvizje e “nëndheshme”, e cila po përgatitet për ta çuar nenin “Basha” në të që njihet si Gjykata e partisë.

Kështu u shpreh juristi Rezart Kthupi në emisionin “Real Story”.

Statuti dhe neni në fjalë parashikon që kryetari i partisë pasi humbet zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i saj.

“Është lëvizje jo Nga Durrësi, por nga Tirana. Ka një lëvizje kështu underground, nga këto njerëzit që ti nuk i konsideron fare, matrix i PD brenda.

Ka një lëvizje për të çuar një kërkesë në atë që është gjykata e brendshme e partisë, që gjykata të aplikojë nenin Basha apriori.

Këtu është problemi se nuk  aplikon dot se nuk janë certifikuar ende zgjedhjet”, tha ai.

Por çfarë do të ndodhë me Sali Berishën pas humbjes madhështore në zgjedhjet e 11 majit?

Kjo sigurisht është një përgjigje, e cila mund të merret pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, proces ky që po vonohet edhe për shkak të rinumërimit të votave, pas vendimit të KAS.

2 Komente

  1. P
    Pirdhni se liroheni

    Ky Kthupi , i falte zoti shpirtin kush ja ka ngjitut kete mbiemer familjes se tij c'pune ka me PD, ky eshte pjese e Partise se Bashes jo djathtas, por majtas 1912.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Munika

      PD eshte aset kombetar dhe jo prone e mafiozeve bythelepires. Gjykata ka te drejte te kerkoje zbatimin e statutit te vet, ose crregjistrim si parti terroriste

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje