
Në Konferencën e Kryetarëve të mbajtur ditën e sotme është vendosur që data për raundin e parë për zgjedhjen e presidentit të jetë 16 Maj, ora 17:00.
Ky vendim është miratuar nga votat e mazhorancës, ndërsa opozita nuk ka marrë pjesë në votim.
Afati i dorëzimit të kandidaturave do të jetë data 15 Maj. Sipas Kushtetutës, procedura për zgjedhjen e presidentit duhet të nisë 60 ditë përpara mbarimit të mandatit presidencial, ndërsa raundi i parë i votimit zhvillohet jo më shumë se 7 ditë nga fillimi i saj.
Gjithsej zhvillohen pesë raunde votimi, ku tre të parat kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash për zgjedhjen e presidentit, ndërsa për dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë, 71 vota.
Mazhoranca e opozita janë ende larg gjetjes së një kompromisi për kriteret e presidentit, duke mos u përfshirë ende në gjetjen e një kandidati konsensual.
Sot e kemi mëndjen te eurovision., pa 16 Maj ka kohë.
Kujt i hyn ne pune . perderisa si gjithmone kukull per haliet e popullit dhe batakci ku gjen shesh te beje pershesh si Like floriri !!!!!!!!!!!!!!! Presidenti duhhej te zgjidhej nga POPULLI . NE TE KUNDERT pazari i rradhes.