
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka folur për gjendjen e shtetit të së drejtës, duke e parë atë në tre kohë: E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja.
Në një intervistë ekskluzive për gazetën “TemA”, Xhafaj u ka dhënë përgjigje pikëpyetjeve të ngritura rreth dinamikave të institucioneve të reja, retorikën e kampeve politike, efektivitetin e ngadaltë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Shkollën e Magjistraturës, etj.
Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, nuk kursen as kritikat duke adresuar rezervat përkatëse ndaj problematikave në sistem apo iniciativave që duhen ndërmarrë për të ecur përpara.
Gjithashtu, deputeti Xhafaj është pyetur nga gazetari Andrea Danglli edhe mbi organet e vettingut të cilat javët e fundit kanë bërë një sërë shkarkimesh ku në publik nuk kanë munguar kundërshtitë apo interpretimet.
Më poshtë po përcjellim intervistën e plotë marrë ligjvënësit të Partisë Socialiste.
Z.Xhafaj, jemi sot në “Ditën e Drejtësisë” dhe me këtë intervistë do donim të fokusoheshim te shteti i së drejtës, posaçërisht te drejtësia sot. Si shihet ajo nën këndvështrimin tuaj?
Historia e zhvillimit shoqëror, vetë përvoja e tranzicionit të vendit tonë dhe të ngjashmëve me ne veçanërisht, dëshmojnë qartë se një sistem drejtësie i varur nga politika dhe individët e pushtetshëm, inefiçent dhe joprofesional, mundësojnë një shtet të dobët, qeverisje autokrate dhe korrupsion në të gjitha nivelet qeverisëse. Nga ana tjetër, historia e demokracive të zhvilluara, dëshmon se shteti i së drejtës është garanci. për një demokraci të shëndetshme, për një qeverisje të mirë dhe respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut. Pikërisht këtë synojmë ne në thelb me reformën historike për reformimin e drejtësisë në vendin tonë. Kjo është jo vetëm rruga e duhur, por e vetmja rrugë pa kthim për të ndryshuar gjërat pas këtyre 30 viteve të vështira tranzicioni demokratik. Ndaj edhe lufta për reformimin e drejtësisë mbetet çështje e rëndësishme që vijon të kërkojë kontributin e gjithë qytetarëve, njerëzve të ndershëm dhe progresistë në këtë vend përtej përkatësive partiake apo bindjeve të tyre politike e shoqërore. Tashmë dihet që kjo nuk është një rrugë e qetë, e shtruar dhe e shkurtër. Është e gjatë, me kthesa dhe pengesa por pa asnjë prapakthehu. Kemi bërë mjaft rrugë, por ende nuk jemi në finish-in që duhet për të parë pushtetin e drejtësisë në standardet perëndimore që garantojnë barazi para ligjit, drejtësi për qytetarët, funksionim efiçent të parimit të balancës dhe kontrollit ndërmjet pushteteve si çelësi i artë për një demokraci të konsoliduar dhe shtet të së drejtës.
Rreth 5 vite pas nisjes së zbatimi të reformës në drejtësi, sot çfarë arritje duket t’i njohin shqiptarët reformës për të cilat mendoni se ja ka vlejtur gjithë ky investim jo pak i vogël?
Reforma, produkt dhe rezultat i një sërë faktorësh e aktorësh politik e profesional, vendas dhe ndërkombëtar, tashmë është një realitet konkret, i prekshëm dhe me rezultate domethënëse. Asaj jo thjesht i referohen të gjithë, edhe kundërshtarët e vjetër dhe të rinj pavarësisht motiveve që i bëjnë bashkë, por kryesorja është fakti se qytetarët e shohin atë si të vetmen shpresë e disa edhe shpresën e fundit për të bërë kthesën, ndryshimin e shumëpritur.
...por rezultatet?
Pikërisht, po ju sjell disa arritje të qarta e të prekshme në këto pak vite të para të zbatimit të reformës në drejtësi.
Së pari, thelbësore është që reforma në sistemin e drejtësisë, pavarësia reale në ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të tij pas 30 vitesh, është duke sjellë gradualisht më në fund autoritetin real dhe të qartë të pushtetit të drejtësisë përballë dy pushteteve të tjera duke çuar kështu më së fundi në jetësimin e atij parimi thelbësor të sistemit demokratik të qeverisjes, balancës dhe kontrollit ndërmjet pushteteve;
Së dyti, pavarësia reale e garantuar tashmë më së fundi me kushtetutë dhe me ligj për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, dhe kryesorja në vendimmarrjen e gjyqtarëve apo prokurorëve në dhënien e drejtësisë, në karrierën dhe promovimin e tyre, etj;
Së treti, vetëqeverisja dhe vetëmenaxhimi i gjyqësorit dhe prokurorisë përmes institucioneve tërësisht të pavarura, të përfaqësuara me shumicën e zgjedhur po prej tyre e në çdo rast jo nga politika, si dhe me përgjegjësi të plota kushtetuese e institucionale;
Së katërti, krijimi i një trupe gjyqtarësh e prokurorësh me integritet moral, etik dhe profesional përmes pastrimit të radhëve të sistemit nga procesi i vettingut;
Së pesti, ndër më të rëndësishmet, kemi shembujt e parë të goditjes së korrupsionit në nivelet e larta si sinjale të para pozitive me shpresën se mund t’i jepet goditje e fortë dhe aq e shumëpritur fenomenit të pandëshkueshmërisë korruptive për politikanët dhe zyrtarët e lartë;
Këto e të tjera janë risi e arritje të prekshme. Natyrisht gjendemi ende në proces konsolidimi, por jemi në rrugën e mbarë. Jam i bindur se në muajt dhe vitet në vijim do të mund të shohim rezultate akoma më domethënëse si dhe zhvillime më të mira që lidhen edhe me efiçencën, profesionalizmin, llogaridhënien e transparencën e sistemit, ku kryesorja mbetet goditja e pandëshkueshmërisë dhe forcimi i barazisë para ligjit.
Por pavarësisht këtyre që shprehni ju z.Xhafaj, sërish për qytetarët duket sikur drejtësia po vonon. Pse është kaq e vështirë të respektohet ligji dhe të vendoset drejtësi në këtë vend?
Sigurisht është shumë e vështirë dhe s’ka se si të jetë ndryshe. Ka lidhje me mungesën e kulturës së ligjit në breza, në raportin e dobët historik të shoqërisë shqiptare me shtetin, autoritetin e ligjit dhe barazinë para tij. Ndërkohë, kryesorja është e lidhur me historinë e këtyre 30 viteve tranzicioni demokratik në të cilën jemi kujdesur më shumë për pushtetin se sa për shtetin, jemi investuar se si ta përdorim ligjin dhe njerëzit e ligjit në shërbim të pushtetit, por jo aq se si të forcojmë pavarësinë e sistemit. Kemi respektuar dhe ende vazhdojmë të përulemi e respektojmë më shumë autoritetin e individit, të fortët e pushtetit dhe parasë se sa autoritetin dhe forcën e institucioneve demokratike të shtetit, autoritetin e shërbëtorëve të ligjit. Kjo është e hidhur, por ama e vërtetë që duhet thënë.
Andaj edhe procesi për reformimin e sistemit të drejtësisë ashtu si në nisje të tij, mbetet ende një proces i vështirë. Kemi qenë të vetëdijshëm qysh në nisje të këtij procesi se reformimi do të ishte një luftë e vështirë e ndarë në disa beteja që përbëjnë sfida të vështira për tu përballuar. Gjithë ky proces nuk zhvillohet në laboratorë akademik, por në realitetin e jetës sonë, kulturës që kemi të rrënjosur në këtë aspekt, me të njëjtët faktorë dhe aktorë që e kanë sjellë realitetin në këtë gjendje dhe që e dëshirojnë të mbetet siç ishte ose siç ata e dëshirojnë dhe u shërben më mirë. E nëse e shohim kështu duhet të pranojmë se në këto vite të para të reformës kemi bërë shumë dhe në vitet që vijnë do të kuptojmë e çmojmë edhe më mirë këtë gjë.
Duket se kritikat, sulmet apo pakënaqësitë ndaj sistemit të ri të drejtësisë janë shtuar ndjeshëm, veçanërisht ndaj strukturave të posaçme të ngritura për hetimin dhe gjykimin e korrupsionit. Si i keni parë ju këto zhvillime?
Nuk jam i surprizuar aspak, padyshim kritikat do shtoheshin dhe ashpërsoheshin. S’kam pasur iluzione ndryshe kur e nisëm këtë proces kompleks, por përkundrazi. Kundërshtarëve të shumtë në nisje të këtij procesi kryesisht nga politika, tashmë u janë shtuar edhe të prekurit e reformës, nga radhët e vetë sistemit, individë nga politika që po ju preket pushteti e kontrolli mbi sistemin, persona të mbërthyer nga frika e ndëshkimit prej mëkateve korruptive të shumta në këto tri dekada, por edhe individë nga një pjesë e biznesit e medias së lidhur me botën e mëkatit korruptiv. Padyshim edhe presioni i përhershëm nga krimi i organizuar një pjesë e të cilit jo vetëm është fuqizuar financiarisht, por edhe politikisht për shkak të lidhjes së interesave midis tyre. Pra është zgjeruar rrethi i njerëzve të prekur, të frikësuar dhe shqetësuar nga drejtësia e re pasi tashmë kanë kuptuar më mirë se çfarë është duke ndodhur me këtë realitet të ri dhe kryesorja me pamundësinë e kontrollit ndaj tyre si dikur. Natyrisht e gjithë kjo rrit presionin mbi sistemin e institucionet e reja të drejtësisë, shton përpjekjet për të deformuar e kontrolluar atë, përmes ndikimit apo edhe krijimit të perceptimit negativ mbi reformën, si dhe institucionet e reja të drejtësisë. Kjo është realisht për t’u vlerësuar e reflektuar nën gjykimin tim.
...por ama ka edhe kritika që shkojnë përtej këtyre target-grupeve që përmendni ju...
Natyrisht, më duhet të pranoj se këtë perceptim apo edhe pritshmëri të paarritura ende, janë ndihmuar edhe nga disa problematika në menaxhimin e procesit të zbatimit të reformës. Gjithashtu, edhe nga një qasje jo fort e shëndetshme nga disa prej drejtuesve të rinj të institucioneve të reja të drejtësisë të cilët kanë veshur kostum të ri, por ama dëshpërimisht kanë reflektuar pak në qasjen e re që duhet të demonstrojnë si pjesë e drejtësisë së re. Kjo është beteja ku duhet të fokusohemi sa më fort. E këtu nuk mjafton të presim çfarë do bëjnë partnerët ndërkombëtar apo të fshihemi pas mbrojtjes dhe imunitetit amerikan, por duhet të reflektojmë e veprojmë konkretisht. Para të gjithave, ne maxhoranca qeverisëse, me synimin të realizojmë drejtësinë që duhet, drejtësinë që ideuam me shumë kurajë e vullnet. Padyshim një rol aktiv mund të luajë edhe vetë pjesa progresiste e opozitës e cila duhet të shërbejë si një roje e fortë e frymës kushtetuese për reformimin e sistemit dhe për ta mbrojtur atë nga çdo lloj përpjekje për deformim, intimidim e ndikim. Rol kyç kanë edhe organizatat e shoqërisë civile apo mediat e pavarura e të shëndetshme, një pjesë e të cilave ka dhënë e mund të japë një kontribut përcaktues në mbrojtjen e vlerave dhe standardeve të procesit të reformimit të drejtësisë së re.
BKH ngjan sikur nuk ekziston ende, megjithëse strukturat janë ngritur dhe trajnuar. Pse gjithë kjo ngathtësi në funksionimin e këtij institucioni që u konsiderua si një prej kolonave të drejtësisë së re?
Padyshim “Njësia e Posaçme Hetimore” siç e emërton Kushtetuta, ose BKH siç e quajmë ndryshe, është ideuar si një strukturë e re, pjesë e sistemit të drejtësisë penale, me një pozicion të qartë strukturor e funksional veprimi, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, efektiviteti i së cilës është shumë i rëndësishëm për efektivitetin e gjithë strukturës së SPAK. (Gjykata e Posaçme, Prokuroria e Posaçme, BKH). Kemi pasur debat të fortë midis grupeve politike në parlament, brenda nesh në komisionin parlamentar apo edhe brenda ekipit të ekspertëve, për pozicionimin dhe rolin e BKH-së. Në fund është arritur në zgjidhjen më të mirë të pranueshme nga të gjitha palët me asistencën ndërkombëtare apo këshillat e vyera të Komisionit të Venecias. Janë bërë disa hapa të mirë në ngritjen dhe funksionimin e kësaj strukture hetimore dhe policore me emërimin e drejtuesve të saj, përzgjedhjen dhe fillimin nga puna të një pjese të grupit të hetuesve dhe shumë shpejt mesa kam dijeni fillon edhe pjesa tjetër e tyre. Por ama, duhet pranuar se jo gjithçka ka ecur me ritmin dhe efikasitetin e duhur dhe kjo kërkon reflektim serioz nga të gjithë faktorët përgjegjës për t’i dhënë BKH-së rolin që i ka dhënë Kushtetuta e ligji dhe për ta bërë atë realisht e sa më shpejt efektive brenda strukturës së SPAK-ut.
Duke qenë se ju keni artikuluar herë pas here tezën për një analizë të thelluar e gjithëpërfshirëse të reformës, çfarë vlerësimesh rezervoni për institucionet e reja të drejtësisë?
Përtej të gjithave, kam vlerësime pozitive për punën dhe rezultatet e tyre gjatë këtyre dy-tri vjetëve. Jam shumë mbështetës dhe vlerësoj pozitivisht përpjekjet e Këshillave për miratimin e akteve rregullatorë të qeverisjes së sistemit në bazë të kuadrit ligjor në fuqi, punën shumë të mirë të trupës aktuale të Gjykatës së Lartë për unifikimin e praktikës gjyqësore si dhe ritmin e tyre në evadimin e shpejtë të stokut të çështjeve të krijuar në vite pranë saj. Nga ana tjetër, kemi pasur disa rezultate konkrete domethënëse gjatë kësaj periudhe nga SPAK-u në hetimin dhe gjykimin e disa veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar dhe sekuestrimin e pasurive të rrjedhura nga krimi. Gjithashtu, duhen inkurajuar nismat e para të marra nga ILD-ja për të vënë përpara përgjegjësisë administrative gjyqtarë e prokurorë në cenim të etikës dhe zbatimit të ligjit, etj.
...po kritikat?
Po, përtej këtyre vlerësimeve pozitive që ju parashtrova të cilat janë mjaft domethënëse për kohën e shkurtër të funksionimit të tyre, edhe unë si shumica e qytetarëve të këtij vendi kam pasur dhe kam pritshmëri shumë herë më të larta. Padyshim pritshmëritë kryesore janë për vetë institucionet e reja të drejtësisë ku një pjesë e tyre nuk janë ende në ritmin e duhur dhe kryesorja nuk kanë mundur të bëjnë ndryshimin e pritshëm me të djeshmen. Kjo edhe sepse disa prej drejtuesve dhe anëtarëve të këtyre institucioneve nuk kanë arritur të kuptojnë e reflektojnë drejt pritshmëritë e larta të qytetarëve ndaj drejtësisë së re. Në tërësi institucionet e reja të sistemit duhet të bëjnë më shumë dhe më mirë për të demonstruar një qasje të re në ushtrimin e përgjegjësive të tyre sidomos për përgjegjshmërinë, llogaridhënien e transparencën e tyre publike, në respektimin pa kushte të pavarësisë së vendimmarrjes në hetim e gjykim nga magjistratët e veçanërisht prokurorët (përfshi dhe ata të SPAK) dhe kryesorja për më shumë rezultate të prekshme e domethënëse që forcojnë shpresën dhe besimin e publikut për drejtësinë e re.
Ndjej se në fjalët tuaja fshihet një pakënaqësi dhe me siguri duhet të keni rezerva. A mund të dimë diçka më shumë?
Natyrisht që kritika kam pasur herë pas here dhe ato i kam adresuar publikisht disa herë duke i qëndruar besnik besimit të qytetarëve qysh në nisje të këtij procesi kur pata nderin të udhëheq komisionin parlamentar për këtë reformë jetike. Kritika e bazuar në argumente i bën mirë çdo procesi dhe nuk duhet ngatërruar me sulmin apo mllefin të cilat janë të papranueshme në një shoqëri demokratike dhe në një shtet të së drejtës. Andaj, për t’ju kthyer pyetjes suaj, është e vërtetë që jam dakord edhe me kritikat që strukturat e reja të drejtësisë penale, të mos rendin mbas statistikave, por të fokusohen dhe të harxhojnë energjitë kryesore për disa çështje madhore korrupsioni që qytetarët pyesin çdo ditë se deri ku është drejtësia me to. Shqetësimin e tyre e shoh në rrjetet sociale, në komunikimin me ta të drejtpërdrejtë, në sondazhet e kryera, në pyetjet tuaja, dhe kudo. Janë çështje të “vjetra” dhe të reja por të gjitha me ndjeshmëri të mëdha publike të cilat realisht do t’i jepnin goditje fenomenit të pandëshkueshmërisë, do t’i jepnin ligjit forcën e duhur, do fuqizonin institucionet e drejtësisë, çka do të konsolidonte edhe besueshmërinë e krisur të qytetarëve.
... atëherë, çfarë duhet reflektuar?
Kushtetuta ju garanton gjyqtarëve e prokurorëve (veçanërisht atyre të strukturave të posaçme) pavarësi reale, siguri, garanci e mbështetje të jashtëzakonshme krahasuar me vite më parë, duke pritur prej tyre integritet të lartë në detyrë, zbatimin e verbër, por dhe të drejtë të ligjit ndaj kujtdo. Ata duhet të ndryshojnë mentalitet, të fillojnë të mendojnë e veprojnë me këtë frymë dhe qasje të re në ushtrimin e detyrës. Duhet të marrë fund koha kur disa prej gjyqtarëve e prokurorëve gjenin strehim te dora e “ngrohtë” e pushtetit dhe politikanëve të caktuar duke shërbyer si lavatriçe e pastrimit të mëkateve korruptive.
Ti japim fund njëherë e mirë praktikave të drejtuesve të mëparshëm të drejtësisë që kalonin nga zyra në zyrë, nga dreka te darkat, nga dora në dorë, duke këmbyer vendimmarrjet e tyre me favoret personale të dhuruara prej politikës, grupeve të biznesit apo edhe krimit të organizuar. Ligji ndëshkon ashpër çdo interferencë apo ndikim të çdo forme në vendimmarrjen e tyre. Koha është tashti. E për këtë gjë, të gjithë duhet të jemi syhapur dhe të ashpër, si kusht jetik për të garantuar drejtësinë e re dhe besimin e qytetarëve te drejtësia.
Drejtuesit e institucioneve të reja kanë konkuruar me dëshirë, me platforma e angazhime konkrete për të qenë në ato funksione të cilat mund të jenë privilegj për ta, por para së gjithash është mision, shërbim e përgjegjësi e madhe kushtetuese, institucionale e qytetare. Ata duhet të përballen me përgjegjësitë e tyre dhe nuk mund të fshihen pas institucionit, pas ligjit dhe as pas mbështetjes ndërkombëtare. Duhet të kenë zë publik, t’i dalin për zot institucionit dhe vendimmarrjeve të tyre, të krijojnë autoritet publik si kusht që institucionet të fitojnë autoritet duke gëzuar besimin dhe mbështetjen e qytetarëve. Autoriteti fitohet, nuk dhurohet.
Por si mund të zgjidhet kjo që artikuloni ju?
Personalisht kam kërkuar analiza konkrete për të vlerësuar arritjet e deritanishme në zbatimin e reformës në drejtësi, por edhe për të evidentuar me frymë realiste problematikat e konstatuara për të ngritur mbi to reflektimet e reagimet e nevojshme. Është e nevojshme ta bëjmë këtë gjë si domosdoshmëri për të prezantuar realisht zhvillimet e deritanishme, për t’u përballur me realitetet konkrete në zhvillim dhe sidomos me përpjekjet për delegjitimimin e deformimin e procesit dhe demotivimin e njerëzve të angazhuar në këtë proces, për ti intimiduar apo ndikuar e kontrolluar në punën e tyre. Kjo kërkon përgjegjshmëri, kurajë dhe kryesorja një qasje tjetër. Ka ndryshuar kushtetuta e ligji, në frymë e germë, por ama pak kemi ndryshuar ne në mentalitet, në qasje dhe veprim në raport me të.
Ndalemi pikërisht tek kjo analizë. Pse nuk u bë? Çfarë e pengon këtë gjë?
Mendoj se ka arsye të ndryshme dhe faktorë të ndryshëm. Disave ju intereson të ketë probleme për të delegjitimuar procesin, për ta demotivuar apo për të peshkuar ende në ujëra të turbullta. Disa të tjerë kanë preferuar praktikën e famshme të kulaçit dhe kërbaçit. Ndërkohë, tek pjesa mbështetëse me keqardhje kam vërejtur edhe një farë hezitimi për këtë gjë me preokupimin ndoshta të kuptueshëm deri diku, për shkak të merakut se kjo çon ujë në mullirin e armiqve dhe kundërshtarëve të reformës. Personalisht mendoj ndryshe. Armiqtë e drejtësisë janë dhe do të mbeten të tillë. Ata do të mbeten “non grata” përjetësisht me reformën historike të shqiptarëve. Me kundërshtarët që gjenden në të gjitha krahët duhet të përballemi duke pasur në dorë të vërtetën, argumentet dhe angazhimin tonë serioz në këtë luftë. Kurse skeptikët të ndikuar edhe nga këto dy grupime nuk mund të ndryshojnë mendimin e tyre nëse nuk dëgjojnë argumentet tona të mbështetura në analiza gjithëpërfshirëse, qoftë edhe duke pranuar gabime të mundshme gjatë këtij procesi. Kjo mbase është një alternativë më e mirë se sa të dëgjojnë veç suksese, kritika e këshilla tribunash politike apo më keq akoma, të ndjekin veç sulmet e atyre që u ka mbetur veç helmi.
A mendoni se zgjatja e miratuar e mandatit të organeve të vetting-ut deri në 2024 do t'u japë zgjidhje këtyre problemeve?
Zgjatja e mandatit ishte një gjë e domosdoshme. Ishte një zgjidhje e pranueshme në mënyrën se si rrodhën ngjarjet me procesin e vettingut. Kjo do mund të zgjidhi përmbylljen e këtij procesi duke ruajtur standarde të njëjta dhe ritëm më të shpejtë në proces, më një trup të formësuar që tashmë ka një përvojë në këtë proces. Natyrisht kjo në vetvete nuk do të thotë zgjidhje të problematikave të krijuara në këtë proces kryesisht me cilësinë e tij, aplikimin e standardeve të unifikuara dhe integritetin e ndonjë prej komisionerëve, kryesisht në shkallën e parë të tij. Për këtë duhet analizë dhe reagim efektiv si domosdoshmëri për të siguruar ritëm më të lartë, cilësi e integritet të procesit për ta ruajtur dhe konsoliduar atë punë të jashtëzakonshme voluminoze dhe kurajoze nga komisionerët e të tri shkallëve me asistencën e ONM-së dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të partnerëve ndërkombëtare.
Organet e vettingut kanë bërë një sërë shkarkimesh javët e fundit, për të cilat nuk kanë munguar edhe kundërshtitë apo interpretimet se po keqpërdoren për interesa personale. Çfarë komenti keni për këtë?
Ua thashë vlerësimet personale për procesin. Siç e dini, kurrë nuk jam marrë dhe nuk do të merrem me çështje konkrete sepse kushdo që e bën këtë do të jetë subjektiv nëse niset nga njohjet apo eksperiencat personale ose ca më keq nga konsideratat mediatike pa njohur me shumë kujdes dosjet, faktet e shumta të administruara për secilin rast. Ky është një gabim që bëhet shpesh në vlerësimet që jepen për raste konkrete. Shpesh kjo e manipuluar dhe ndikuar nga interesat e individëve konkretë, apo lidhjeve të shumanshme të interesave ndërthurur me to.
Përgjatë muajit të fundit, veprimtaria përzgjedhëse e kandidatëve për magjistratë nga Shkolla e Magjistraturës është përfolur/interpretuar si selektive, madje ish-kryeministri Sali Berisha e konsideroi “Shkollë të Partisë Socialiste”. Çfarë komenti keni për këtë?
Për sajesat dixhitale dhe helmin që shpërndan çdo ditë ky njeri, nuk besoj se duhet të shpenzojmë më kohë. Ju lutem që edhe në respekt të lexuesve tuaj, të mos humbasim seriozitetin e çështjeve kaq të rëndësishme që po komunikojmë.
...atëherë si po bëhen rekrutimet?
Është një fakt i njohur publik që rekrutimet në “Shkollën e Magjistraturës” janë rezultat i një sistemi shumë transparent vlerësimi përmes teknologjisë dhe i nënshtrohen një procesi shumë të rreptë monitorimi e kontrolli edhe nga partnerët tanë ndërkombëtar. Natyrisht ka gjëra që duhen parë te Shkolla e Magjistraturës që lidhen me nevojën për kapacitete më të mira infrastrukturore, teknologjike dhe në burime njerëzore, apo për një sistem më të fortë vlerësimi të studentëve që kalojnë përmes saj. Gjithsesi kjo kërkon një diskutim shumë më të gjerë dhe profesional për të cilën duhet të zhvillojmë një tjetër intervistë të dedikuar.
Gjatë muajit maj Kuvendi do të presë në seanca dëgjimore institucionet e pavarura dhe posaçërisht edhe institucionet e reja të drejtësisë. Në një ndërhyrje në komision ju keni kërkuar një qasje të re në këtë proces. A mund të na thoni përse e keni fjalën konkretisht dhe sa gjasë ka që kjo të ndodhë?
Po sigurisht e kam kërkuar këtë gjë në mënyrë të përsëritur, disa herë edhe publikisht. Fatkeqësisht ka shumë pak reflektim për këtë gjë. Ky proces vazhdon të konsiderohet rutinor në praktikat e mëparshme parlamentare megjithëse u bënë tri vjet që jemi duke e bërë këtë ushtrim politik e parlamentar në kushte krejt të tjera. Kemi kryer një reformë të thellë, kemi ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet e drejtësisë në frymë dhe në germë, por ama kemi ndryshuar shumë pak ne të gjithë, politika, Kuvendi, media dhe vetë opinioni publik.
...po Kuvendi pse z.Xhafaj?
Roli i Kuvendit mbetet thelbësor në procesin e zbatimit të reformës në drejtësi. Ai duhet të përmbushë shumë më mirë se deri më sot përgjegjësitë e tij për inkurajimin, monitorimin dhe koordinimin e mbështetjes ndaj institucioneve të reja të drejtësisë. Kuvendi është vendi kryesor ku mund të debatohet, reflektohet dhe veprohet për zbatimin e reformës në drejtësi. Kuvendi ka hapësirat e duhura kushtetuese dhe ligjore për ta ushtruar këtë përgjegjësi. Cilido grup politik apo ligjvënës (jurist ose jo) apo edhe grup interesi ose OJF që ka realisht shqetësim real se si duhet të ecin gjërat me zbatimin e reformës, ka gjithë mundësinë t’i artikulojë kritikat, të argumentojë problematikat konkrete dhe të prezantojë për diskutim dhe miratim propozimet e nevojshme për ndryshime ligjore e institucionale që procesi të ketë pritshmëritë e duhura. Në vlerësimin tim kjo nuk zgjidhet me raporte apo fjalime politike, kritika të përgjithshme ndaj institucioneve apo gjyqe publike partiake. Jo, kjo nuk e ndihmon ecurinë e duhur të procesit pasi e përkeqëson, intimidon, e paragjykon por dhe deligjitimon besueshmërinë e vendimmarrjeve të institucioneve të pavarura të drejtësisë.
Kam nevojë për një përgjigje tejet të sinqertë: Duke parë ecurinë deri më tani, a vazhdoni të besoni njëlloj si ditën e parë të reformës në drejtësi për ndryshimet qe do të sjellë kjo reformë në jetën e shqiptarëve?
Absolutisht po dhe po. Kam arsye të jem besimplotë për të ardhmen e reformës në drejtësi. Kam besim tek vizioni dhe projekti kushtetues e ligjor që kemi ndërtuar me sistemin e ri të drejtësisë, kam besim te shumë burra e gra dhe veçanërisht te mjaft të rinj e te reja që shërbejnë e do të shërbejnë në sistem. Ata çdo ditë e më shumë po kuptojnë e besojnë fort tek forca dhe autoriteti që ju ka dhënë Kushtetuta e ligji. Është detyra jonë që jo veç t’i mbështesim por edhe t’i mbrojmë përballë presioneve në rritje ndaj tyre. Gjithashtu, duhet të bëhen edhe vetë shumë më të vetëdijshëm për misioni e ri historik që kanë për drejtësinë e re përballë qytetarëve dhe familjeve të tyre. Është koha që gjyqtarët dhe prokurorët e kualifikuar për të shërbyer si pjesë e drejtësisë së re, por dhe anëtarët e drejtuesit e institucioneve përgjegjëse të sistemit të kuptojnë peshën e madhe që ata kanë për t’ju kthyer besimin qytetarëve te drejtësia e re, për të garantuar zbatimin e fortë të ligjit, apo barazinë e gjithkujt para ligjit. Tashmë është koha e tyre për të bërë drejtësi në këtë vend.
A ndajnë të njëjtin mendim edhe partnerët ndërkombëtarë? Mos vallë një ditë do lodhen me ne?
Shtetet e Bashkuara, por edhe Bashkimi Europian, e kanë shprehur në vijimësi dhe me zërin e përfaqësuesve më të lartë të tyre, interesin e veçantë për implementimin e reformës në drejtësi. Diplomatët janë ndryshuar, udhëheqjet janë ndryshuar, por ajo që nuk ndryshon është vullneti i tyre sa i përket fuqizimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. E kanë shprehur qartë se ata nuk mbajnë anë në këtë luftë, duke dëshmuar me vepra se mbeten në krah të drejtësisë së re, drejtësisë së pavarur dhe efiçente pasi e shohin këtë si të vetmen garanci për forcimin e demokracisë. Në këtë vlerësim, për ata nuk ka rëndësi çfarë je dhe në cilin krah politik je. Thjesht i ndajnë në mbështetës të sinqertë ndaj reformës në drejtësi dhe në armiq apo kundërshtarë të saj. Të mos harrojmë se SHBA dhe BE janë garantët dhe mbështetësit kryesorë në çdo kuptim, në anëtarësimin tonë në strukturat euroatlantike. Sigurisht edhe nga kjo buron përgjegjësia, shqetësimi apo angazhimi i tyre në këtë proces. Përfshirje të cilën e duam shumë dhe e kërkojmë ta kemi kur na duhet, por e konsiderojmë si ndërhyrje në punët e brendshme a bezdisëse kur gjërat duam t’i bëjmë si duam dhe jo si duhet në përputhje me vlerat e standardet ndërkombëtare të bashkësisë demokratike.
Ore ish ministër reforma në drejtësi duhet të fillonte nga Saliu,Nano,Meta,Rama,etj etj dhe jo nga drogaxhinjtë që ata vriten vetë.Njerzit e politikës vjedhin djersën e popullit dhe prandaj duhet të japin llogari për të gjitha punët e këqia që kanë bërë.Përse më duhet reforma mua kur nuk arestohen kokat që skanë lënë gjë pa vjedhur?Si mund të pritet nga SPAK-u kur kryetari është byth e brekë me politikanët?Pra reformë për që qarë jo për punë.Këtu do jemi dhe asgjë nuk bëhet për drejtësinë.Këtu nuk është puna për tu futur në burg po tërë ato që lexojmë e dëgjojmë ne pyesim janë të vërteta apo janë gënjeshtra?E këtë duhet të na i thotë mirë apo keq drejtësia e mos flasim kafeneve..
Gjithe kjo analize qe i sherben shekullit te XXII-te se per kete shekull çdo gje ka mbaruar. Reforma duhet fillonte me arrestimine atyre politkaneve qe shkaterruan dhe kriminalizuan Shqiperine prej 31 vjetesh e jo me ata qe moren arkat me peshk, prandaj Flaka prokurorise, gjykates, Lalezit. Kjo eshte rruga e reformes qe duhet bere. Prit gomar te mbije bar, thone keta. S'kemi kohe se na presin larg qe ketej dhe perpara se te shkojme duhet te dergojme ata qe na masakruan. Urgjente!
Adriatik LLalla ishte një gabim që vazhdoj aq shumë në detyr sa që u vu në dijeni mbarë vëndi para se të bëhej publike.
Po çprisni ju bre te thote ky fatmir xhafa qe eshte pjese qe duhet hetu e drejtesise se re pse ky ska grabit. Gjithe derrat nje turi kane.
QYTETARET PRESIN NGA SPAKU QE TE HETOJ VETEM KORRUPSIONIN QEVERITAR NGA 1992 DHE NE VAZHDIM PRANDAJ PAGUHEN KETA PROKUROR NEQOFTESE NUK HETOJNE KETE KORRUPSION ME MIRE TE SHKRIHET SE PO MARRIN LEKET KOT .
Kakarisje e tejzgjatur per drejtesine nga Xhafaj dhe perfundimi ajo qe pritej: Vec nje Glase,sic ka bere gjate gjithe kohes dhe shefi i tij.
Pyetja e munguar per Fatken : Ku e ke tani ate vellacko Agron a Geron si e ka emrin, ish i denuar per trafik droge qe u be sebepi qe zotrote fluturove nga kolltuku i Min. Brendeshem?
Xhafe ti te drejte ke te gjitha ça ke shkruar qendrojne e ishalla i degjojne ata qe duhet ti degjojne
Po te mos kishe punuar ti aq fort per reformen nuk do ishte bere asgje
analize e detajuar dhe e drejte. tani ta cojne perpara reformen se e zgjaten si shume.
Ku jeton në qilar ???????? se kuptuat kurrë si funksionon kjo palo bote
Kritika te vlefshme nga ju qe jeni jo vetem Arkitekti kryesor i Reformes ne drejtesi, por gjithashtu nje personalitet i denje! Urime per njeriun e palodhur te drejtesise!
Po si ske turp qe del dhe ben dhe auto interviste o lëtyrë njeri. https://youtu.be/Lt7WiMRZ6Lg Top Story ka nje merite te madhe ne skanerin qe i ka bere personazhit tend te felliqur. Intrigant i korruptuar dhe shpirt zi.
Kritika te vlefshme nga ju, qe jeni jo vetem Arkitekti i Reformes ne Drejtesi, por edhe nje personalitet i denje! Urime per punen kolosale dhe te palodhur!
Fate na "habite" me kete interviste te "denje" per ndonje kabinet universitar. Je pjese e politikes dhe si i tille s'besoj se gabon te flasesh hapur, vetem ne se I prish pune vetes me keta kopanet e drejtesise. Une si qytetar dua t'ju bej nje pyetje: - Kush eshte mekanizmi i kontrollit te gjyqesorit pa cenuar pavarsine e saj? Pergjigja jote patjeter qe eshte mohuse: S'ka. Epo ta gezojme Ilirin e spakut. Siptomat e tij te para filluan, shpresoj te mos pije rakine se keshtu e plotesoj presidencen. Ne nje fragment ne interviste cukisje si kllocke e reformes ne drejtesi per thirjen ne parlament te istitucjonit te drejtesise. Po sikur tu kerkoni fillimishte afate per te sekuestrimin e pasurise dhe denimin e krerve te drejtesise se shkuar ngelse ne veting nga spaku? Ketu do te duket efekti I reformes ne drejtesi. Keshtu qe spaku po se beri, shperdoron detyren dhe duhet te denohet si Saimir Tahiri Por te garantoj se ky I spakut do te terhiqet zvare dhe mund ti fuse ndonje raport mjekesor si Llalla me afat te gjate deri ne perfundim te mandatit te tij. Fate do trimeri spaku po nga vendi qe eshte ky merhumi edhe humori ka emigruar.
Ky është për president.
President
President
Xhafe ku je,ku je zhduk?
O Fatmir, ti je kandidati Nr. 1 per postin e Presidentit te Republikes, por Rama ta hoqi mundesine se je deputet.
Edvin Toptan Rama ka disa javë, që në takime publike paraqitet me një pamje të rënduar të figurës së tij. Rrallëherë është parë në publik, që në vazhdimësi të duket me një mimikë që e tradhton. Të paktën për vite të tëra edhe kur ka shfaqur shenja tensioni të pakontrolluar, ai është paraqitur me buzëqeshje, me një mimikë fytyre, që shprehte dhe emocionet, pavarësisht se mund të mos i kontrollonte ato. Por, tash, mimika e tij e ngrysur, pavarësisht nëse akuzon kundërshtarët apo ndonjë institucion, si SPAK-un, është e ngrirë. Sigurisht se psikologët apo psikiatrit mund të thonë më shumë, por gjuha e tij e trupit-fytyrës, po shpreh një gjendje të vazhdueshme, tensioni të brendshëm, që e ka bërë të ç’akorduar të folurën e tij në raport me emocionin shprehës, në këtë rast me mimikën e fytyrës. Muskujt e fytyrës i rrinë të ngrirë, ngjyra e lëkurës thuajse e mavijosur, dhe e paoksigjenuar, duke u përpjekur ta fsheh tërbimin e brendshëm, që pavarësisht zërit të lartë, të folurit e tensionuar, agresivitetit maksimal në të shprehur, duke moskursyer asnjëllojë fjale, deri tek ato më neveritëset e thuaja demoniake, kur flet për Berishën, “I vdekuri i gjallë”, ‘i gjalli i asaj bote të vdekurish’, dhe gjithfarë fjalori morbid, ai nuk e shkarkon dot emocionin, që si thonë, shqiptarët i është lidhur në fyt, në grykë. Pra, fjalët e tij urrejtëse nuk e shkarkojnë dot botën e tij të brendshme, të padukshme, dhe që tash duket se konvergjon në një botë të errët. Por, pse po e kalon një periudhë kaq ankthioze apo edhe më të rëndë? Ndërsa, ai duket para opinionit se është në pozicion shumëherë më të mirë se Sali Berisha, i cili përveç se ballafaqohet me shpalljen ‘non grata’ nga SHBA-të, dhe ndodhet edhe para kritikave të vazhdueshme të ambasadores amerikane Juri Kim, Rama ndihet shumë më keq. Rama, që nga dita e mbajtjes së Kongresit të Partisë Socialiste, të cilën ende e kontrollon, ku u shfaq si asnjëherë më parë edhe para forumeve partiake dhe opinionit, po me retorikën aspak njerëzore, dhe madje fyese për opinionin, me ‘të vdekurin e gjallë’ etj., aty e shfrytëzoi rastin t’i bënte thirrje SPAK-ut, që të vepronte dhe ta arrestonte Sali Berishën. Këtë fjalor, që në esencë ka mesazhet e vdekjes dhe të botës së përtejme, e gjejmë edhe në mesazhin që ka dhënë për vet SPAK-un, duke e konsideruar ‘mumje’. “Roli i mumjes, përballë rreshtit të gjykatësve e të prokurorëve, që Vetingu i nxori katran me bojë apo mbi dosjet e skandaleve legjendare të krimit shtetëror, nuk mund të tolerohet më”, ka thënë Rama pak ditë më parë. Mumjet sot janë zbuluar gjithandej në botë, derisa më parë konsideroheshin kryesisht, procedurë e balsamosjes së faraonëve në Egjiptin e lashtë, të cilët edhe kishin arritur ta krijonin një nga teknikat më të mira të mumifikimit, duke u munduar t’i jepnin një lloj pavdekësie apo vazhdimësie të jetës edhe në botën e përtejme. Por, me kohë u zbulua se procedura të tilla ishin shumë të zhvilluara edhe në kulturat e lashta në kontinentet amerikane, pastaj në Kinë dhe në kultura të tjera. Po ashtu ka raste të ‘mumifikimit’ natyror, ruajtja e trupit nga thellësia e ngricave ku kanë ngelur apo edhe në shkretëtira të ashpra. Kjo sintagmë ‘Roli i mumjes’, pra duke i konsideruar ‘të vdekur të gjallë’ edhe prokurorët dhe institucionin SPAK, përtej retorikës flet për botën e rënduar psikologjike, gjendjen e rënduar mendore, dhe pazotësinë e kontrollit të emocioneve. Në aspektin psikologjik, kjo nënkupton, se Rama, nëse dështon në politikë, rrëzohet nga pushteti, për të është edhe fundi i jetës! Një karakteristikë kjo e përbashkët për autokratët dhe diktatorët. Përsëritja e vazhdueshme e kësaj thirrje, që konsiderohet ndërhyrje flagrante në drejtësi, e bëri që ta kritikonte edhe ambasadorja Juri Kim, e cila bëri thirrje që të mos ndërhynte në drejtësi. Sigurisht nuk është ky qëllimi i shkrimit, por thjesht materiali i jashtëm, për të evidentuar gjendjen, dhe për të gjetur shkaktarët. Edi Rama, sipas mediave në Shqipëri dhe njohësve të dokumenteve të skandalit me inceneratorët, theksojnë se Rama ishte i përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje të paligjshme, që çoi në zhvatjen e qindra miliona eurove nga shteti. Ky superskandal nuk mund të mos i drejtojë hetimet ndaj vetë Edi Ramës, qoftë edhe pa u bërë publike nga organet e hetuesisë. Një shqetësim tjetër si duket, të rëndë ia ka krijuar ish-prokurori Arjan Ndoj, i cili më 1 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës duket se ka qenë cak i një atentati, ku vetë ky mbeti i plagosur, por shoferi i tij Andi Maloku mbet i vdekur nga plagët. Po ashtu ishte plagosur edhe një shok i Ndojit Aleksander Laho. Ky prokuror që punonte në Durrës me 6 maj është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, që njihet si proces i vetingut, ku kërkohet verifikimi i besueshmërisë së personalitetit në raport me punën dhe detyrimet. Sipas komisionit Ndoji, ka rënë në dy shtyllat e verifikimit, të pastërtisë së figurës dhe të aftësive profesionale. Pas vendimit për largimin e tij nga sistemi i drejtësisë, Ndoji kishte paralajmëruar se do të ankohej ndaj vendimit në gjykatën e Strasburgut. Edhe atë kohë, sipas raportimeve në mediat e Shqipërisë, dyshohej se prokurori Ndoji u shënjestrua nga qeveria pasi kishte arritur ta arrestonte ish-drejtorin e Kadastrës Liridon Pula. Në mbrojtje të të arrestuarit Pula kishin dalur zv.kryeministri Erion Braçe dhe vetë kryeministri Edi Rama. Dosja, sipas raportimeve të mediave, kishte të bënte me toka në bregdetin e Durrësit. Ky rast ishte i mjaftueshëm që Ndoji ta cilësonte shkarkimin e tij si sulm politik. Por, për të argumentuar më tej tezën e tij, prokurori kërkoi që të kontrolloheshin tabulatet telefonike të kryeministrit Rama, pasi sipas pretendimit të Ndojit, ato do të zbulonin lidhjet e tij me persona të botës së krimit. Sipas Ndojit, ai gjatë hetimeve të një të dyshuari për krime, kishte zbuluar se subjekti që po e hetonte komunikonte me kryeministrin Rama “Meqë tabulatet e mia telefonike i kanë marrë me telefonata, me kontakte, me subjekte politike, të bëjnë të njëjtën gjë edhe për një subjekt që kam pasur nën hetim dhe ka patur komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin”, është shprehur Ndoji në seancën e vetingut për të. Kjo gjendje, përkatësisht njohuritë që kishte Ndoji, e kishin shtyrë kryeministrin Rama, që ta sulmonte Ndojin, edhe në Kuvendin e Shqipërisë: “Një prokuror në Durrës bashkëpunon me bandat kriminale dhe shantazhon nëpunësit e shtetit”. Disa muaj më vonë, Ndoji u shkarkua. Por, kjo ka rikthyer një tjetër betejë. Tashmë ky rast po shfrytëzohet nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai kërkoi në dje ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar bazuar në dëshminë e prokurorit Ndoja, se tabulatet e hetuara nga ai dëshmonin regjistrime të kryeministrit Rama duke komunikuar me të paktën një të dyshuar për krim. Berisha madje kërkon hetim nëse Edi Rama mund të ketë qenë i përfshirë apo të të ketë pasur gisht në atentatin ndaj prokurorit Ndoja.“Kërkoj një komision hetimor urgjent parlamentar për dëshminë publike të prokurorit Arjan Ndoja, i cili thotë se e kam të regjistruar kryeministrin duke diskutuar me banda dhe banditë... Kishte gisht Edi Rama pas atij atentati, kjo do hetim. Çfarë ka pasur në tabulatet që prokurori Ndoji e denoncon me guxim, kjo do hetim... Nuk janë vetëm këto tabulate që kompromentojnë Edi Ramën dhe ministrat e tij, telefoni i famshëm BQ është në analizë. Do zbardhen mesazhet e tyre”, ka thënë Berisha në Kuvend. Por, nuk janë vetëm këto raste dyshimi. Edi Rama dyshohej se kishte një pasuri përrallore thuaja, para shumë e shumë vitesh. Në vitin 2014, një raport i OSBE-së shprehte dyshimin se Rama mund të kishte një pasuri ofshore prej 200 milionë eurosh. Po ashtu sipas akuzave nga Berisha, dëshmive të tij, Rama merr para nga oligarkët në vazhdimësi. Po ashtu edhe raportet e shërbimeve të inteligjencës, si ai i SHISH-it, që theksojnë se në Shqipëri ka një ndikim të rritur të shërbimeve armiqësore në politikë dhe sferat tjera, pastaj si Raporti i Freedom House, se mediat në Shqipëri thuajse në plotëni kontrollohen nga shërbimet serbe, ruse, kineze, greke, iraniane, bullgare etj., janë dëshmi se Rama ndodhet nën trysni të fuqishme të shërbimeve perëndimore dhe mbase edhe nga vet SHISH-i. Rama e ka kthyer vendin në një ‘det droge’, apo siç akuzohet nga opozita e ka bërë Shqipërinë një ‘narkoshtet’. Këto dhe të tjera dëshmi, që mund të jenë nën hetimin e SPAK-ut dhe të një trysnie të shtuar ndërkombëtare mund ta bëjnë Ramën, edhe më të cenueshëm. Kështu ndjenjat e tija, si narcizmi, psikozat, dhe të tjera ndijime neurologjike, që identifikojnë tek ai psikologët klinik dhe psikiatrit, e kombinuar me gjendjen e një përdoruesi apo të varuri nga drogat, e shtyjnë të identifikohet me rrezikshmëri të lartë. (Më gëzon fakti që më lexoni masivisht dhe pëlqeni fort analizat e mia. Me qetësi, me dashuri, buzëqeshje e lumturi, i juaji Bardhyli.)
Berisha me pseudonimin Bardhyli
Bojken Abazi o rrota ari. Je bq. Pranoje. Emrin beje Bardhylka.
Shume analize e sakte dhe nje dite do kete sukses besoj me mire vone se kurre apo asgje fare .Imagjinoni si ishte tē pakten ka filluar te levize .Kjo reforme eshte si levizja per liri dhe demokraci ne vitet 90 qe u be realitet shume vone .Ne presim me shume me te drejte Por mos haroni qe ngjarjet zhvillohen ne Shqiperi dhe si ndryshe nga vendet e tjera skemi ndonje kulture per drejtesine si shoqeri kanunore qe kemi qene dhe jemi akoma .Ka shprese kjo eshte e rendesishme
Po ca reforme, keta gjyqtare e prokurore e Spak , te gjithe ca jane marrin ato paga qe u jane rritur tani e nuk punojne fare… per cfare te punojne te prishen kot me palet , korrupsion nuk bejne dot se i kap reforma. Askend nuk po denojne , se nuk jane mesuar te punojne pa leke pervec rroges…
Geronin Fatmir, ku e ke Geron Xhafen e droges?
as e qi ,as e keshon ! edhe ky mazllemi
Mire qe nuk eshte minister ky babloku se do ishin mbush burgjet ! E sdo kishte me dako e dakesha
Nderime Z. Xhafa ne fakt duhet te ishe ne krye qe te ecte reforma.
Nderime Xhafa, ne fakt duhet te ishe ne krye qe te ecte reforma. Respekte.
Te kemi votuar Familjarisht. E meritoni. Njeri me integritet
Voten ja kemi dhen familjarisht. Njeri me integritet e meriton!
Fatkeqesi e madhe. Ky vend ka mbaruar perfundimisht. Pyetjet e gazetarit, per aq sa ai ka patur mundesi jane te drejta, te sakta dhe pasqyrojne korrekt shqetesimet e medha qe ka publiku shqiptar ndaj "pandeshkueshmerise", publik i cili ka 30 vjet papushim qe i eshte vjedhur prona private dhe ajo publike, nje popull qe eshte poshteruar ne menyre kriminale, qe eshte fyer, eshte perdhunuar deri ne nderin e tij, nje popull qe eshte grabitur, rrahur, gjakosur, vrare duke i lene edhe pa varr, nje vend ku shtetit nuk i ben me pershtypje qe ne çdo qytet lulezojne vrasesit me pagese, ku shteti nuk reagon ndaj politikaneve qe tashme jane te identifikuar dhe te konfirmuar si bashkepunetore te grupeve apo organizatave kriminale qe kane 3o vjet qe veprojne pikerisht nen kujdesin e politikaneve, prokuroreve, gjykatesve, avokateve dhe strukturave te caktuara te shtetit. Dhe te shohesh tjerrjet e tiradat e ketij qe e heq veten "goxha burre", ish minister drejtesie e i puneve te brendshme, qe ka kryesuar dhe reformen ne drejtesi, eshte per te vene duart ne koke, tjerr e tjerr, hidhet e perdridhet dhe nuk thote asgje dhe çfar eshte me e turpshmja, kerkon t'ia hedh fajin mungeses se pjekurise demokratike te qytetareve ne nje kohe qe te gjith shqiptaret, ne shumice, me perjashtim te pjestareve te grupeve te organizuara kriminale, apo te atyre segmenteve qe mrojne interesa te tjera politike e armiqesore, e kane pershendetur kete reforme, kane pranuar te heqin nga xhepat e tyre shuma marramendese per te paguar me nga 6 milion leke te vjetra keta kodoshe juriste qe "moren persiper te bejne drejtesi sidomos ndaj njerezve te politikes qe kane kryer krime hapur ne sy te miletit pa i u dredhur qerpiku". Dhe rezultati? Askush me ne Shqiperi nuk u beson me broçkullave se gjoja "Reforma ne Drejtesi po funksionon". Ajo ka lindur e vdekur. Paturpesisht ai qe drejton SPAKUN, pretendon se nuk ka denoncime per politikane qe publiku i ka te identifikuar si kriminele. Atehere pse ekziston ky SPAK? Pse na mashtruat? Pse e mbani popullin me shpresa? Edi Rama erdhi me premtimin per te vene para drejtesise "te paprekshmit". Pse u kujtua tani? Mos fillimi i çeshtjeve teper te nxehta si "Gerdeci", "21 Jaanari", "Çez-Dia", "Kompleksi Partizani", mos fillimi i çeshtjes per hetimin per detyren qe i eshte dhene denoncuesit Izet Haxhia per te bombarduar Ambasaden Amerikane ne 97-ten etj, etj si keto, zvarritja e ketyre çeshtjeve deri ne afatin maksimal, deri sa te veproje "Parashkrimi", eshte kurthi me i ndyre qe i behet "Drejtesise Reale" dhe per kete pergjegjesia eshte direkt e Kryeministrit Edi Rama dhe i juristeve te maxhorances, ne krye te te cileve duhet qendron pikerisht ky Fatmir Xhafe qe sot na mban me leksione dhe perpiqet tu jape shprese shqiptareve se dite te mira do vijne pas 200-300 vjetve. Turp. Me vjen keq qe SHBA dhe BE, u perpoqen te na ndihmonin, deri edhe financiarisht qe kjo reforme te behej siç e deshronin shqiptaret, por pikerisht keta miq te mire te shqiptareve, nuk kuptuan kurre se jane te tjera qarqe te caktuara jo dashamirese ndaj Shqiperise qe kane influencen e duhur, njerezit e duhur dhe financimet e mjaftueshem marramendese per te neutralizuar influencen euro-atlantike ndaj vendit tone. Zonja e nderuar Yuri Kim. As mos tu shkoje neper mend se pas tere ketyre perpjekjeve te SHBA e BE, Drejtesia eshte e pavarur. Jo. Ajo eshte teresisht, po teresisht ne duart e Sali Berishes dhe Ilir Metes. Ajo "Perandori e krimit" eshte ndertuar per 31 vjet me radhe dhe, nuk mund te shperbehet aq kollaj sa mendoni Ju per 3 vjet. Ajo perandori vazhdon te qendroje ne kembe dhe do qendroje gjate ne kembe nese nuk goditen "ustallaret" qe e krijuan ate. Ka ardhur koha qe ne menyre institucionale Kuvendi i Shqiperise te beje transparencen e kesaj situate dhe te kerkoje pergjegjesi tek ata qe po e sabotojne ate. Deshtimi i kesaj reforme, mund te sjelle pasoja katastrofike, vendi mund te zhytet ne kaos, njerezit jane te irrituar dhe shume lehte mund te shpertheje vetgjyqesia, hakmarrja dhe gjakmarrja ndaj atyre qe shiten drejtesi.
Nderime Z. Xhafa, në fakt duhet të ishe në krye të të ecte reforma.
Nderime Z. Xhafa. Në fakt duhet të ishe në krye të ecte reforma.
Analize e detajuar e konkrete qe sherben per te gjithe ata qe kane vesh e duhet te degjojne e kuptojne vizionin e drejtesise se re. Ne fakt duhat ta falenderojme z. Xhafaj si arkitektin qe hodhi kollonat e para te drejtesise se re.
Drejtesia e re ka nevoje per njerez me integritet te larte e vizion per te ecur perpara. Sot keshillat e strategut te institucioneve te reja jane me te vyera se kurre!
Po mos te kishit punuar reforma as sot e ksaj dite nuk do ishte bere
Nje skaner i vertete
Per sa kohe e ka bere nga fillimi ne fund te gjithe refomen, eshte i vetmi qe mund te japi nje konkluzion se ku calon dhe ku eshte mire kjo reforme. I vetmi person i cili mund te arrij ta permiresoj ate dhe i duhuri per ta cuar perpara kete reforme!
Analizat e holla profesionale jane gjithmone garante kur burimi i tyre jane ideatoret e projekteve te medha sic eshte per vendin tone Reforma ne Drejtesi. Ajo qe i ka munguar ndoshta implementimit te kesaj reforme eshte mungesa e llogaridhenies.
Askush nuk mund të analizojë Reformën dhe të vlerësojë efikasitetin e saj më me objektivitet se ju! E lexova me kënaqësi intervistën, sepse vërtet doja të kuptoja rezultatet e prekshme dhe ato të pritshme. Zëri juaj duhet të ndihet më shpesh, që të gjithë qytetarët të kuptojnë ndryshimet thelbësore që janë bërë. Mbi te gjitha, shkrime të tilla kanë vërtet vlerë për të mbushur sadopak ato mangësitë e theksuara të kulturës së ligjit që kemi si popull.
Interviste shume e mire, si gjithmone I drejte dhe I drejtperdrejte si te paktet deputete te ps. Te vjen keq qe ne kete vend nuk vleresohen te tille njerez qe kane kontribuar kaq shume.
U bë e disata herë që deputeti flet për ngërçet në reformë. Edhe këtë herë përsëri ai detajon problematikat. Uroj që strukturat ta dëgjojnë këtë këmbanë.
Analizë shumë e saktë! Z. Xhafaj, njē figurë e respektuar në rradhët e deputetëve të PS. Si gjithmonë shumë i drejtë dhe i drejtpërdrejtë.
Njeriu qe e beri kte reforme dhe solli ndryshim te rrenjesishem duhet ta coje perpara kete gje qe e ka nisur.Si gjithmon i vertet ne cdo pergjigje te tij dhe ne cdo vlersim qe jep