Presidenti i ri, Spiropali: Opozita s’na vë dot kushte. Alibeaj: Duhet të jetë i shqiptarëve, jo i partisë

10 Maj 2022, 13:33Politika TEMA

Presidenti i ri, Spiropali: Opozita s’na vë dot kushte. Alibeaj:

Deputetja Elisa Spiropali duke folur në Konferencën e Kryetarëve për emrin e Presidentit të ri të Republikës, u shpreh se PD nuk ka synim të zgjedhë një President që i shërben partisë. Sipas saj mazhoranca nuk ka vendosur asnjë kusht për opozitën dhe nuk mund të pranohen kushte nga opozita.

“Ka një kohë për të bërë politikë, ka një kohë për të bërë procedurë, edhe të dyja njëkohësisht. Në Kushtetutë thuhet qartë se si zgjidhet procesi kushtetues. Këtu është bërë zakon të flitet për procese të brendshme të Partisë Socialiste në një kohë kur në palën tjetër s’ka fare proces. Përsëriten propozimet me zarfe, apo konsultimet me shoqërinë civile. A thua se kjo është mëkat. Ne nuk kemi vendosur asnjë kusht për opozitën.

Sigurisht që kemi konceptet tona për një profil se si duhet të jetë Presidenti i Republikës, duke pasur parasysh edhe pushtetin e madh që kemi akumuluar, ku këtu ka kontribuar opozita duke ikur nga procese shumë të rëndësishme. Ne nuk duam një President të të PS-së. Duam të marrim nga ju emrat më të mirë, por nuk duam kushte”, tha Spiropali.

Ndërkohë, Enkelejd Alibeaj u shpreh se askush nuk ka vendosur kushte por sipas tij Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve dhe jo i PS.  “Kush ju tha juve që kemi vendosur kushte? Askush! Pala andej dëgjoni, i kam bërë të qartë në këtë sallë një javë më parë. Ky parlament duhet të zgjedhë  presidentin e shqiptarëve. E mira do të ishte ta zgjidhnin vetë shqiptarët, por nuk e kemi këtë mundësinë kushtetuese. Qëndrimi ynë është i tillë, të flasim para shqiptarëve, t’i flasim atyre.” tha Alibeaj.

 

8 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Populli ja dha të drejtën e liri-veprimit PS-së në 2021-in., ndaj askush të mos përzihet nga kjo vot parlamentare e Maj 2022. Diçka është e sigurt që presidenti i arrdhshëm nuk do bëj shqiponjën me duar në état d'ivrese.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mandravello

      Ore Komentator politik me shuem pikpyetje. Me duket se e ke memorjen e shkurter zotrote. Se me sa me rezulton, PS-se i dhame votat dhe ne 2017 , po na beri peshqesh "Liken me shqiponje"...Apo ja prishi planet Lulushi aherzaj...

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mira

      President i shqiptareve eshte vetem Ardian Dvorani, pse Ali Bej nuk e propozon?

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mona

        Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve konsensual pasi shumica i ka të gjitha pushtetet si atë qëndror dhe atë lokal .Grua nuk duhet të jetë pasi gratë janë shumë kokë forte dhe diktatore kur marrin pushtet.Nqse i jep pushtet burrit ata sundojnë gratë dhe nqse i jep pushtet femrës ato sundojnë botën.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mona

          Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve konsensual pasi shumica i ka të gjitha pushtetet si atë qëndror dhe atë lokal .Grua nuk duhet të jetë pasi gratë janë shumë kokë forte dhe diktatore kur marrin pushtet.Nqse i jep pushtet burrit ata sundojnë gratë dhe nqse i jep pushtet femrës ato sundojnë botën.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mona

            Presidenti duhet të jetë i shqiptarëve konsensual pasi shumica i ka të gjitha pushtetet si atë qëndror dhe atë lokal .Grua nuk duhet të jetë pasi gratë janë shumë kokë forte dhe diktatore kur marrin pushtet.Nqse i jep pushtet burrit ata sundojnë gratë dhe nqse i jep pushtet femrës ato sundojnë botën.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Doçi

              O kuku mbeti shqipëria në dorë të putanave

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fjala

                Presidenti duhet te zgjidhet sipas fjales pare dhe te fundit te kushtetutes. Nuk jam dakort me ato fjale qe duam president per shqiptaret dhe jo per ps-ne! pse ps nuk eshte e shqiptareve qe e mandatuan ata qe te qeverise dhe te zgjedhe? sa medioker eshte i nipi isa toskes, por s'eshte vetem. Megjithate se mos ka rendesi kush eshte president! Rendesi ka Arben Kraja krimineli dhe bashkepuntori krimit qe vazhdon ne rrugen e tij. E zgjidhni apo e lidhni dot Arben Krajen apo ja keni lene ne dore ndonje fakiri qe pret?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje