Celibashi, garë me Arbana Osmanin? Çfarë do të bëjë në 12 të natës

11 Mars 2023, 19:20Politika TEMA

Celibashi, garë me Arbana Osmanin? Çfarë do të

Nga Ylli Pata

Atmosfera e misterit që ka krijuar Ilirjan Celibashi me orën 12 të natës për regjistrimin e PD-së, duket si garë audience me Big Brother Vip, që sonte ka serinë e Prime, ku në mes të natës largon një person me atë atmosferën gjithë xhingla, sikur do të vendoset për të hedhur bombën atomike.

Në fakt, si në 12 të natës, ashtu edhe në 10 të ditës, vendimi që duhet të marrë Celibashi dhe KQZ është thjesht procedurial. Natyrisht sipas ligjit të hartohen letrat për opozitën zyrtare që njihet zyrtarisht edhe nga Gjykata e Apelit.

Sepse nuk ka asnjë enigmë këtu, qoftë edhe në letrat e dorëheqjes së Lulzim Bashës, ai është larguar edhe nuk është krytar. PD-ja drejtohet nga një regjencë e komanduar, ndërkaq, nga ana tjetër Sali Berisha, tentoi e tenton të thotë se ai është Partia Demokratike.

Mblodhi një tubim që e quajti Kuvndi i PD-së, zgjodhi disa struktura të tijat, të cilat i njohu vetëm Agron Zhukri fët e fët pa parë asnjë fakt e document, por askush tjetër. Një parti politike nuk është thjesht një grup që vendos mbi unin e liderit të vet, por një “person juridik”, i cili regjistrohet në bazë të vullnetit të anëtarësisë së saj, statutit që rregullon funksionimin, e vendimeve që marrin forumet. 

Sali Berisha nuk ka ardhur nga një forum i PD-së, përkundrazi është përjashtuar nga grupi parlamentar. Ai ka mbledhur “forume” që nuk kanë lidhje me PD, kanë qenë e janë paralele. Këtë e pranojnë të gjithë, madje ajo që është më e rëndësishme, një gjykatë e Apelit. Atëherë përse Ilirjan Celibashi tha se sipas tij është Sali Berisha lideri real i PD-së, po nuk ka ç’bëjë se nuk i ka letrat? Përse u shbalancua kreu i një institucioni që duhet të jetë i depolitizuar dhe i paanshëm?

Arsyet, natyrisht mund të merren vesh nëse i shpjegon vetë i zoti i deklaratës, por fakt është që qëndrimi i Celibashit ka krijuar një precedent të rrezikshëm në vend, duke rrezikuar regjistrimin e opozitës në zgjedhje. Natyrisht që nuk është Celibashki fjala e fundit, sepse është edhe komisioni i ankesave por edhe gjykata. Që sipas gjasave do të sqarojnë çështjen dhe PD që përfaqësohet nga Alibeaj do të regjistrohet në zgjdhje.

Por këto orë të fundjavës, deri të hëën do të shërbejnë për të “blerë kohën” për negociata të minutës së fundit, që Sali Berisha të gjejë një gremç për tu regjistruar. Ndërkohë, Ilir Meta, deklaroi sot në Kuçovë se jo vetëm Lefter Maliqi, që kandidon për krytar bashkie atje dhe vjen nga Partia e Lirisë, por edhe kandidatët e tjerë të primareve, kanë përfaqësues të Partisë së Lirisë.

Para disa ditësh, në mjediset e PD-së u fol se po punohet për krijimin e një grupi të përbashkët ndërmjet foltores së PD-së, me prezencën e një prej nënkryetarëv, për “bashkimin”. E u fol se një nga negociatorët e krijimit të kësaj “regjence paralele” është Fatmir Mediu, tashmë i stërditur me lidhje familjare me Ilirjan Celibashin. A po përdoret kjo kohë e lënë për të vendosur, si një mundësi për të ndryshuar ekuilibret në PD? Atëherë natyrisht që vendimi i KQZ-së nuk ka lidhje me procdura, është politikë e pastër…

26 Komente

  1. k
    kerkojme kryetar per PARTINE DEMOKRATIKE

    PO TE FLASIM ME GJUHEN E SALES , SIPAS SHPIKJES SE SHEKULLIT NGA AI , MUND TE CITOJ , SALI RAM SHEQERE BERISHA ESHTE KRYETAR JASHTE KUTIJE I PARTISE DEMOKRATIKE.............ICPUAR PARA DHE MBRAPA .....................SALI , AQE DITE DHE AQE BERE , I NGJAVE SOJIT TEND...........

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshati qe duket

      O Pate Berisha eshte lider i demokrateve sepse shumica e tyre e deshmuan ne te gjithe format e mundshme qe kane me shume shprese te ai se te bashistet. Te bashistet mbeten vetem ata qe paguan leke dhe e quajne investim angazhimin te ajo parti. Dhe sondazhet me te trukuar tregojne qe ai ka nje 25% te popullsise qe e shpreh hapur mbeshtetjen per te, mendo dhe ata qe nuk ua mban se i heqin nga puna, ndaj boll e zvogeluat se me shume ia rritni fuqine.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Ten Siao Ping

        Kryetari nuk do te prishet me askend me mire as mish as peshk pa per ligje me mire maliq si cdo gje ne kete vend

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shefqet Çela

          E kam admiruar Çelibashin si njeri korrekt. I paska pasur shejtanllëqet nën lëkurë. Pastë hijen e vet!

          Përgjigjjuni
          1. i
            isi

            Celibashi ka fol pa emocione, sic duan te flasin ca...ka dhene argumenta, kujt nuk i pelqejne ska cte beje! ska pse te flase me emicionet partiake!

            Përgjigjjuni
          2. H
            HOMERI⁹

            Turp per parliament partite politika qe votojne e emerojne ne detyra kyce njere te tilla pa moral te politizuar

            Përgjigjjuni
            1. k
              komentues falas

              Poshtersi e paster, por dhe spak i qelbur per Fatmir Mehdihoxhen. Shqiperi baze e tradites fashiste

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tani

                Ylli,je nje idiot. Po eshte OK...Shqiperian ka Alfred Cako, Sazan Guri etj ...nje me shume nuk prish ekuilibrat e aresyes a mosarsyes.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kjara

                  Drejt e ke Pata, por desha të pyes, meqenëse ndiqke BBV, me kë je me Luizin apo Oltën?

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Operativ Ali Anadolli rekrutuesi i Sali Shiqere B

                    Duke e degjuar Celibashin, detyrimisht futesh në mendime, dhe mendimi i parë që të vjen në mëndje, është detyrimi që ka ndaj Sali Berishes me kumbar kunatin e tijë (vëllai i gruas ) Fatmir Mediu. Mendim i dytë është edhe që, NUK KAM ÇFARË TI BËJ PRESIONIT TË AMBASADËS AMERIKANE, QË NUK E DUAN SALI BERISHEN NË ZGJEDHJE, SEPSE ME SHPIRT, DO TË KISHA RREGJISTRUAR PARTINË E TIJË (Sali Berishes) NË ZGJEDHJE. Këtu, përgjegjësi ka edhe PS-ja, që e propozoi dhe e caktoi në këtë vënd pune Celibashin, kur e kishte patur më parë minister në kabinetin RAMA 1 dhe u dorehoq nga turpi që e zuri, mbas aksidentit me vdekje të Olldashit, ku shoqeruese në atë makinë, ishte gruaja e Celibashit njekohesisht motra e Fatmir Mediut. Kaq i pafytyrë është, sa duke qenë me një grua të tillë, bën këto lojra me rregjistrimin e PD-së.

                    Përgjigjjuni
                    1. i
                      isi

                      bjeri, bjeri ti...akoma me trillimin e gruas!!! o milet, celibashi se dha doreheqjen per trillimin qe perfolni! dhe me kryesorja, gruaja e Celibashit ska lidhje fareeee me ngjarjen e olldashit!!!!

                      Përgjigjjuni
                    2. l
                      luizi

                      Pata. Pse akoma e mban Celibashi për grua motren e Mediut, e cila u arratis nga makina e të ndjerit Sokol Olldashi ku ai humbi jetën?

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sllobodanka

                        Celibashi eshte nen urdhert e gruas, motres se qejfliut qe i ka shume borxhe perbindeshit te Vicidolit, kreut te agjentures serbo-ruse ne Shqiperi.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Gjergji

                          Celibashi po rrezikon postin,jo krejt pa arsye,ndoshta po lan ndonjë borxh të vjetër personal ndaj Sali Berishës. Pikërisht kjo është e keqja, që komisioneri elektoral ka mendime personale edhe i shpreh ato në momentin kur merr vendim.!!!!! Saliu ka lenë kudo ishuj të ligësisë dhe anarkisë së tij,kudo "kopilë" e borxhlinj,prandaj shporrja e tij jo veç nga politika por edhe nga fjalori ynë politik është e domosdoshme. Rama është një investim direkt si model kopje i Berishës,Meta një investim direkt në politikë i Berishës. Nuk ka të ardhme politika jonë,po nuk i premë trungun ,dhe trungu është Berisha; amerikanët e njohën mirë- e përdorën dhe tani nuk u duhet më,si Sadami dikur.... Sadam Huseini u rebelua ndaj tyre dhe përfundoi në litar!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Deda

                            Pse pyet!për arsyen e thjeshtë se ka frikë . Saliu e ka tregu që për interesat e veta ai të vret

                            Përgjigjjuni
                            1. l
                              leka

                              Celibashi duhet te mbeshtese mire menderen ose te largohet. Mjaft me me maskaralleqe e marifete. Zbato ligjet e ketij vendi, pune per te cilen paguhesh.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Sali gerdeci

                                I Ka rrenjet e thella sali kufoma,,e gjeti dhe ushtarin e fundit celibashin,po' tenton akoma ta shketerroj perfundimisht PD

                                Përgjigjjuni
                                1. K
                                  Komshiu

                                  Yllka, shko e lexo Ligjin si thote qe mos busallallepsesh deri ne ekstrem sa mos kete Psikiatri te te ndreqe Vidhat! Celibashi po zbaton Ligjin. Dhe Ligji thote se vetem firma e kryetarit e regjistron partine ne zgjedhje. Dhe ajo Firme, nuk mund te delegohet te tjere njerez ashtu si ka deleguar Basha postin e Kryetarit tek Alibeaj prej me shuime se nje viti a thua se e kishte Mallin e Babes). Kaq or Patoku torolloku i kotecit kryeministrise qe nuk te ze gjumi nga "meraku" per opoziten.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Stefan

                                    Ti komshiu gruas Celibashit, cfar vendimi ka ncjerr celibashi se nuk e dim ku ta gjejm. Ke lexu gje vendim qe thot nuk lejohet saliu lejohet luli? Po i vidhet atij vendimi. Kete po thot alibej. Rama kshu "grash" ka qejf

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Komshiu

                                      Stefi, lexo ligjin si thote : Firma e kryetarit partise e ben regjistrimin e partise ne zgjedhje! KAQ. Dhe Kryetar i PD me vendim Gjykate Apeli ne 3 mars eshte i dorehequri Basha. Dhe ky Basha nuk mundet te dergoje Alibeajn ne KQZ qe te rregjistroje partine se firma nuk delergohet. E kupton kaq gjekafshe te thjeshte a jo o Stefoooo?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. l
                                        leta

                                        ha m... ha

                                        Përgjigjjuni
                                    2. S
                                      Skerd

                                      A ndihesh si idiot tani Ylli, qe Celibashi s'beri asgje ne 12 te nates?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sula

                                        Si Arbana Osmani ta puthesh ! Celibashi po vepron si luizi. I flet goja para mendjes. Mendoni qe çdo gjyqtar te thote perpara vendimit gjyqesor perceptimin e tij dhe pastaj te jape vendimin sipas ligjshmerise: behet qahmeti ? Ma lini mua, qytetarit te zakonshem, te them perceptimet e mia. Celibashin e kemi vene atje per te interpretuar ligjshmerine dhe jo per folklorizma. Akti i rradhes duhet te jete doreheqja e Celibashit !

                                        Përgjigjjuni
                                        1. L
                                          Li

                                          Po ç’ far të bej ky i ziu ketij ja ka fut ko..t ne bigë e shoqja (motra e Mediut) Medi Gerdeci Pret Shqiperia nga keta ju shojtë soi e sorollopi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. n
                                            neku

                                            Nuk e njihni Celibashin fareeeeee,,,po fareeee! dhe gruan e ngaterroni kot se ajo ska lidhje me cfare perflitni! qetesine , maturine, zgjuarsine dhe drejtesine e celibashit e njohin mire vetem ata qe kane njohur ate, dhe nese do e njihnit, do i ktheni mbrapsht fjalet negative! Mero, ty skemi cfare dermani te bejme per xhelozine qe ke per celibashin, ska ngel lexues mos ta kuptoje kete! mbaje veten burre laberie!

                                            Përgjigjjuni
                                          2. S
                                            Sokoli

                                            Ky edhe ne pamje duket si taleban..!! Po mjekrra Ç’i duhet ketij lum-madhi.!!!

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje