
Pas largimit të Artan Lames nga posti i kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, është prezantuar tashmë zyrtarisht Dallëndyshe Bici, si drejtuesja e re e këtij institucioni.
Duke bërë thirrje për të përmbyllur përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës – nënkuptuar se digjitalizimi duhet bërë i plotë – Rama përkufizoi se rezultatet tashmë janë të dukshme.
Por, sërish, ka nevojë për më shumë, duke lajmëruar edhe ngritjen e një task force të posaçme, për të çuar përpara ligjit këdo nga punonjësit e Kadastrës, të cilët janë përfshirë në çështje korruptive dhe kanë abuzuar me postin e tyre.
Sa i përket digjitalizimit, bashkëpunim i ngushtë pritet më tej edhe me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila ofron shërbimin e portalit e-Albania, ku gjenden dokumentet personale të qytetarëve.
Vetë Lame, ikjen e tij nga Kadastra, e ka parë si një kohë të vlefshme për t’u përqendruar më shumë në aspektin personal, por pa përmendur angazhime të tjera politike në vijim.
Ndërsa, Bici, e sapo emëruar, e ka cilësuar si një privilegj emërimin e saj dhe besimin që i është dhënë për të drejtuar agjencinë e rëndësishme.
Ajo lë pas postin e drejtueses së Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ku ende nuk është bërë me dije se kush do të marrë në dorë drejtimin.
Në përmbyllje, kryeministri Rama tha se qëllimi kryesor, mbetet ai i ofrimit të shërbimeve me cilësi dhe shpejtësi.
Gjithçka, në zbatim të ligjit.
Alibaba heq nje hajdut mundeohet te vej nje hajdut me inteligjend ,mafja shqiptare ne cdo moment
E hoqi kete miun e mureve, qe dilte me spaleta moerqiri, hajduti i mutit.
Edi Rama gënjen veten ,qytetarët kanë shpenzuar 25 % të jetës dhe me pronat ,legjslacionin dhe premtimet është bërë vetëm një vrimë në ujë dhe asgjë më tepër ,të blesh tokën e trashëguar nga të parët ,të blesh avllinë e shtëpisë që e ke mbi dy shekuj pronë të trashëguar, të dhurosh tokën e privatit për të blerë vota që të mbash pushtetin , të bësh ligje që të përfshinë në një rreth vicioz duke penguar dhenie drejtësie dhe zvarritje,duke mos zgjidhur asgje vetëm shtesë të stresit dhe kosto të tmerrshmë në xhein e qytetarit të bësh tre herë brënda gjashtë vitesh rilevime topografikr për çdo parcelë dhe të thuash e kam vendosur problemin në shinat e duhura është shumë më tepër se kryeministri i vëndit gënjen vetveten , Ai kujton se më gënjen mua ty,dhe këdo tjetër por jo .mua nuk më duhen fjalët mua më duhet zgjidhja ,Ju së bashku me A. Lamen kujtoni se jeni të larë e të lyer , jo për mua jeni të ndohtur nga vetkënaqesia , Mbyllja dixhitale nuk është (nga përvoja ime reale) veç pas mbylljes së derës,dritareve i vini edhe llozin nga mbrapa dyerve dhe dritareve komunikuese për zgjidhje dhe ballafaqim e nxjerrje përgjegjësish nga batakçinj/esha të cilët kanë bërë një lëmsh me tokat dhe pronat dhe fshihen pas nderrimit të "kuajve" në karrocën drejtuese siç po bën edhe Artan Lame e shumë të tjerë para tij Punët që qelbin erë korrupsion ,dhe ngatërresa e zaptime e njohje pronashetj me ligjin 20/20 i keni lënë mundësi atyre që i kryen këto veprime në kurriz të pronarëve legjitimë të pa konfirmuar për shkak të burokracisë dhe abuzimeve në masë .pa u filtruar në mënyrë shteruese nga Kadastra,Ju nëpërmjet këtij ligji ja kaloni gjykatave me të cilat duhet jetëgjatësi sa dy fishi i moshës mesatare për të mbrritur në shqyrtimin gjyqësor sepse Ju keni miratuar ligje të tilla që gjyshërit,stërgjyshërit tanë ti sjellim nga varrezat ku prehen nga më shumë se 100 e dyqind vjet e më tepër , ti çojmë në shkolla ose kurse kundër analfabetizmit .të mbarojnë edhe jurispudencën e të dëshmojnë e të ndjekin çështje penale e administrative sepse në periudhat kur ata jetonin nuk dinin as të shkruanin e ca më pak të lexonin e të bënin avokaturën për pronat që do të linin për tashëgimtarët ligjorë të 100 apo 200 e 300 viteve më pas sepse gjyqtari një dëshmi trashëgimtari për një pronë të tij jo vetëm të trashëguar por edhe të përjetuar dhe të dokumentuar ,e quan të pa vlefshme sepse konsiderohet konflikt interesi. Ka aq shumë për të thënë për këtë problem sa Ju nuk mund t'a ndieni sepse pak apo aspak nga shtetarët,politikanët dhe militantët e të afërmit e tyre i kanë zgjidhur me telefon apo në resorte me tavolinat plot e nën to me marifetet e njohura më mirë se kushdo nga vet ata. Në se Ju do ë ishit vullnet plotë dhe vullnet-mirë për zgjidhjen e drejtë i kishit plotësisht mundesitë të vrisnit mëndjen për zgjidhje ,një konferencë kombëtare lidhur me lëmshin e krijuar me pronat (do ishte mirë para se të miratohej ligji 20/20 dhe VKM në mbështetje të zbatimit të tij ) të ishte organizuar duke rrahur problemet për gjetjen e rrugëve dhe mundesive më të pranueshme, e të drejta për të mos shkelur ligjin themelor kushtetues për të drejtën mbi pronën . Të gjitha sa rendita në këtë koment të gjatë i kam hequr në kurriz për rreth 30 vite dhe i kam të dokumentuara , jam i gatshëm për të mos përdorur anonimatin dhe me dhënien e besimit të ruajtjes së privatësisë të ballafaqoj me këdo prej treshes ,z K/Ministër, A.Lames në largim dhe Drejtoreshës së re në detyrë.
Ky llapaqeni hajdut lame ,te shohim do shkoje ne burg apo eshte demagogji e rames ,se ka qene i lidhur me kete palaco jevgjit! Te shohim dhe presim se mbase emron tek 313 brigadier te qelive!?