Kadastra e digjitalizuar, Karçanaj: 74 shërbimet e saj ofrohen në e-Albania, zero kontakt me administratën

11 Mars 2023, 18:52Politika TEMA
Kadastra e digjitalizuar, Karçanaj: 74 shërbimet e saj ofrohen

 

Drejtoresha e Përgjithshme e AKSHI-t Linda Karçanaj, informoi sot mbi transformimin digjital në Kadastrën Shqiptare ku të gjitha shërbimet e saj jepen online në e-Albania, pa asnjë kontakt me punonjësit e administratës.

Gjatë prezantimit që Kryeministri Rama i bëri sot drejtueses së re të Agjencisë Shtetëtore të Kadastrës Dallëndyshe Bicit, drejtuesja e AKSHI-t tha se falë digjitalizimit, shqiptarët nuk mbajnë me radhë në zyrat e Hipotekës.

“Kur qeveria shqiptare nisi revulucionin digjital, edhe ato që ishin më optimistët nuk e besonin kurrë që do të kishim shërbime digjitale për kadastrën. Kishim parë çertifikata të gjendjes civile, dëshmi penaliteti por kurrsesi nuk mendonim që do të kishim vërtetime pronësie me vulë digjitale.

E pra, sot të 74 shërbimet e kadastrës janë online në e-Albania. Që nga regjistrimi fillestar i pronës, regjistrimi i akteve të trashëgimisë, të saktësimeve të kufijve etj.


640 mijë aplikime janë bëre vetëm në e-Albania”- është shprehur Karçanaj duke theksuar se këto shërbime u kanë kursyer 110 vite pritje në rradhët e tmerrshme pranë hipotekave.


“Paralelisht kemi zhvilluar dhe integrimin me sistemin e noterëve "NISA". Kemi një sistem tjetër të integruar që ju shërben jo vetëm qytetarëve por të gjithë institucioneve publike. Që nga bashkia, prokuroria, gjykata, policia etj.”


Më tej në anlizën e saj drejtoresha e AKSHI-t ndaloi tek vëmendja e madhe që po u jepet jo vetëm shërbimeve digjitale por edhe përmirësimit të sistemeve. “Është inplementuar rradha "FIFO".
Pra ai aplikim që vjen i pari, ai trajtohet i pari. Kuptohet sipas tipologjisë së aplikimit.

Që do të thotë që nuk ka më nevojë të kërkosh një mik në kadastër sepse mjafton të bësh një klik.


Janë reduktuar ndjeshëm aktet e verifikimit me të cilat më parë edhe abuzohej ndjeshëm. Tani ato janë totalisht të monitorueshme dhe sistemi identifikon nëse duhet apo jo një akt verifikimit dhe qytetari njoftohet menjëherë nëpërmjet mesazhit në telefon ose nëpërmjet emailit mbi dokumentin që po kërkohet për llogari të tij.”


Karçanaj ka vijuar me të tjera shërbime e sisteme duke e vënë theksin edhe më shumë tek fakti se tashmë në kadastër kemi një sistem multifunksional të integruar i cili është në shërbim të të gjithëve, me infrastruktura të përmirësuar si në qendër ashtu edhe në zyrat rajonale, ç’ka ka zhdukur kështu vonesat në ndërveprimet me sistemet e tjera.


“Tani jemi gati për implementimin e teknologjisë "Blockchain" i cili po bëhet në këtë moment që flasim për të gjithë transaksionet e pronës.
Do kemi siguri për çdo veprim, për çdo ndryshim ku qytetarit do t’i shkojë njoftim për çdo ndryshim të bëre në pronën e tij.”

Në fund të fjalës së saj, drejtoresha Karçanaj tha se ne lidhje me legalizimet, tani do të digjitalizohet i gjithë procesi, pra çdo hap do të jetë digjital, transparent dhe përgjigja do të jetë me vulë digitale.

 

5 Komente

  1. L
    Lajm i shkelqyher .Flm.

    Bukur shume Ju lumnte . Suksese ...mireqenje per cilin do Qytetare..Si gjithmone me vepra dhe Pune te vazhdueshme dhe kembengulese te Qeverise ..panvaresisht qe pa dashje ,, fiktrimet behen dhe mushkonjat qe nuk i permbahen Ligjit , denohen dhe saksionohen simbas Ligjit ..

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lajm i shkelqyher .Flm.

      Bukur shume Ju lumnte . Suksese ...mireqenje per cilin do Qytetare..Si gjithmone me vepra dhe Pune te vazhdueshme dhe kembengulese te Qeverise ..panvaresisht qe pa dashje ,, fiktrimet behen dhe mushkonjat qe nuk i permbahen Ligjit , denohen dhe saksionohen simbas Ligjit ..

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lajm i shkelqyher .Flm.

        Bukur shume Ju lumnte . Suksese ...mireqenje per cilin do Qytetare..Si gjithmone me vepra dhe Pune te vazhdueshme dhe kembengulese te Qeverise ..panvaresisht qe pa dashje ,, fiktrimet behen dhe mushkonjat qe nuk i permbahen Ligjit , denohen dhe saksionohen simbas Ligjit ..

        Përgjigjjuni
        1. s
          sapa

          Po kompjuterat kush do i perdore?se nga zoti nuk sherbehen ato???po pse mo nuk ja gjen shqiptari ilacin?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Anonim

            O z Karçani! Po Ju keni vënë në punë Juriste, avokatë noterë pa fund, por një model aplikimi të standartizuar, nuk keni publikuar, për ta përdorur minimalisht vetë gjysma e shqiptareve pse?! kaq vështirë është?! A e dini se vetëm shtetasi aktual atë kohë dhe kosto qe zinte radhë në sportele nga humbje kohe e kini konvertuar në boshatisje kulete, a e dini se me ligjin 20/20 i kini hapur një by-pas grabitësve, pushtuesëve dhe të korruptuarëve të ish punonjësve të ZRPPV dhe deri në bashkitë e kohëve të kaluara, të pronave legjitime të ish pronareve që vet kadastrat dhe Departamentet e Mbrojtjes së Tokës në këshillat e Qarqeve apo arkivat shtetërore i kanë të evidentuara por ligji nuk e detyron AKSH të bëjë verifikimet, dhe filtrimin për shkeljet abuzive të ligjit, a e dini se për një pronar legjitim i cili duhet të ishte paisur me çertifikatë pronësie konform ligjit sot pas 6 vitesh i është dashur të bëjë tre herë rilevime tooografike për tre prona tokë arë dhe pesë aplikime në Kadastër dhe ç'është më e rënda prona disponohej deri në kohën e formimit të kop bujqësore dhe nga rreth 2 ha të dorëzuara vetëm 7000 m2 janë të dhëna me tapinë e famshme AMTP sipas ligjit 7501 ndërsa kufitarët e pronave sipas AMTP janë po ata që kanë qënë para formimit të kop bujqësore, para reformës Agrare 1946 dhe të shkruara e zeza mbi të bardhë në gjith dokumentat arkivorë dhe kadastralë të periudhave respektive të përputhura dhe keto pasuri disponoheshin deri në vitin 1956 (viti i kolektivizimit) dhe prej 1991 dhe deri më sot por pa çertifikim që presupozon vënien në efiçencë të tyre dhe vjelje të ardhurash dhe një fitim të munguar vetëm se ju duhet të përmëndni suksese pa kujtuar dështimet edhe për punët e vartësve tuaj në strukturat lokale apo edhe afër dhe rritulk Jush, a e dini se 5 aplikime dhe tre ankimime deri në Ministrinë e drejtësise dhe në kadastrën respektive apo në drejtotinë qëndrore nuk e kanë zgjidhur problemin (që për mendimin tim nuk ka asnjë mangësi ligjore) ende mbetet në sirtarët e AKSH.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje