Rrokada Lame-Bici, Edi Rama: Ja pse bëmë ndryshimin në kreun e Kadastrës!

11 Mars 2023, 15:00Politika TEMA

Rrokada Lame-Bici, Edi Rama: Ja pse bëmë ndryshimin në kreun e

Dallëndyshe Bici është emëruar sot drejtuesja e re e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.

Në një takim të posaçëm me drejtues dhe punonjës së kësaj Agjencie, Kryeministri Rama prezantoi këtë ndryshim, teksa theksoi se është koha për një shtysë të re dhe për të hyrë në një fazë përmbyllëse me një ritëm tjetër të gjithë këtij procesi, i cili në fund duhet të garantojë stabilitet të plotë të pronës, stabilitet të plotë të marrëdhënies së pronës, stabilitet të plotë mes marrëdhënies së qytetarëve dhe shtetit në aspektin e pronës.

Gjatë prezantimit të saj, kryeministri Rama ka bërë thirrje për të përmbyllur përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës.

Për të arritur një gjë të tillë, ai tha se duhet një bashkëpunim i ngushtë me Kadastrës dhe AKSHI-t, që procesi të marrë një tjetër vrull e të hyjë në një tjetër fazë.

Për dixhitalizimin e plotë të pronave dhe hartave, Rama tha se do të futen në punë edhe shërbimet satelitore përmes satelitëve Albania 1 e Albania 2.

Sot ju kam thirrur për t’ju bërë me dije që do të kemi një ndryshim në drejtimin e Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, thuajse një dekadë pas drejtimit të procesit të transformimit në këtë fushë edhe pse mos të harrojmë se ky proces ka nisur me institucione të ndara, nga njëra anë Hipoteka, nga ana tjetër ALUIZNI dhe në këtë rrugë është bërë një reformë integruese e të dyjave, megjithatë bëhet thuajse një dekade dhe pa diskutim rezultatet janë të dukshme, janë të prekshme. Krahasimi me pikënisjen është absolutisht si dita me natën, por sot është koha për një shtysë të re dhe për të hyrë në një fazë përmbyllëse me një ritëm tjetër të gjithë këtij procesi, i cili në fund duhet të garantojë stabilitet të plotë të pronës, stabilitet të plotë të marrëdhënies së pronës, stabilitet të plotë mes marrëdhënies mes qytetarëve dhe shtetit në aspektin e pronës.

Sot kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje, që është teknologjia dhe proceset teknologjike të nisura edhe në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës na kanë dhënë mundësinë që të shërbejmë për qytetarët pa radha dhe që qytetarët ta kërkojnë shërbimin nga Kadastra online, por jemi në kushtet kur cikli mbetet i hapur sepse në ndërkohë pjesa e përgjigjeve jepet ende me letër dhe kërkon ende postën, kërkon ende të tjera komponentë në mes, që praktikisht janë dhe pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes përfundimtare.

Në këtë fazë na duhen hapa të shpejtë dhe na duhen zgjidhje radikale për të mbyllur procesin. Që do të thotë është koha për t’i mbyllur pa asnjë diskutim dhe pa asnjë ekuivok të gjitha rrugët e kontaktet e drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës.

Kadastra është banka më e rëndësishme të vendit. Është banka e pasurive të paluajtshme dhe kërkon që të sillet si e tillë dhe të funksionojë si e tillë në të gjitha aspektet. Kështu që mbyllja përfundimtare e kontakteve dhe ndryshimi përfundimtar i skemës së organizimit e cila e thashë dhe një herë dhe nuk jam këtu për të përsëritur shumë gjëra që i kemi thënë dhe i kemi stërthënë për çfarë është bërë dhe si ka ndryshuar etj, këtu jemi për çfarë nuk është bërë dhe çfarë duhet bërë. Sepse na takon ne që të kërkojmë shumë më tepër nga vetja çdo ditë dhe na takon ne që atë që kërkojmë ta bëjmë. Nuk kemi kujt t’ia kërkojmë tjetër. Kështu që, jo vetëm duhen mbyllur të gjitha sportelet por duhet ndryshuar komplet skema e organizimit dhe duhen eliminuar menjëherë të gjitha zonat ndarëse. Nuk duhet të funksionojë më me zona, nuk duhet të funksionojë më me çifligje. Nuk duhet të funksionojë më me sfera influence që janë të vetvetishme pastaj në raport edhe me problematikën që nuk zgjidhet.

Kadastra dhe gjithë personeli Kadastrës duhet të hyjë tërësisht mbrapa ekranit dhe mbrapa ekranit duhet të zhvillojë gjithë veprimtarinë e vet. Për këtë sigurisht që do të duhet një bashkëpunim shumë i ngushtë në vijim mes ASHK dhe AKSHI-t, kjo është dhe arsyeja dhe pse drejtorja e përgjithshme e AKSI-t është këtu, në mënyrë që procesi te marrë një tjetër vrull dhe të hyjë në një tjetër fazë.

Duhet patjetër që të merren masa shumë serioze lidhur me bishtat e të keqes në institucion, me bishtat e pisllëkut edhe të korrupsionit që janë të kudondodhur në Kadastër, në të gjithë territorin dhe drejtorja e re, një nga detyrat që ka është që të merret drejtpërdrejtë me një task forcë të brendshme për të çuar aty ku duhet dhe aty ku e kanë vendin të gjithë punonjësit dhe të gjithë ata në kadastër që kanë luajtur bishtin e institucionit për interesat e tyre.

Nga ana tjetër duhet një bashkëpunim i ngushtë me Prokurorinë Speciale edhe për sa i përket AMTP-ve, që kjo nuk ka të bëjë drejtpërdrejtë me Kadastrën, por ka të bëjë me bishtat e pisllëkut edhe të korrupsionit të së kaluarës, që është nga koha e komunave që ka gjetur hapësirë dhe nëpër njësitë bashkiake dhe që prodhon edhe sot që flasim dokumente AMTP që jepen tani dhe pretendohen se janë dhënë në 1991 dhe 1992, por natyrisht e thashë që kjo është komplekse dhe është përtej institucionit vetë sepse duhet të përfshijë dhe institucione të tjera në mes, përfshirë dhe një ndërhyrje tjetër finale ligjore për të ndaluar përfundimisht, për të dhënë një afat përfundimtar dhe për të ndaluar përfundimisht regjistrimin e çdo AMTP tjetër në Republikën e Shqipërisë, se fenomeni i nxjerrjes dhe i kokë daljes së AMTP-ve nëpër prona të konsoliduara nga investitorët dhe në rrugët e zhvillimit për të hyrë në mes dhe pastaj për të kërkuar pjesë pa merituar është një fenomen që nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet të marrë formë.

Duhet një punë intensive për të trajtuar problemin e përçartjeve të institucionit lidhur me legalizimet, një këtu e një atje, një andej e një këtej dhe patjetër edhe për procesin e dhënies në dorëzim të tokave që janë jashtë rruzullit të 7501, në zona të caktuara të vendit ku është bërë një hap i rëndësishëm përpara, por ku duhen edhe hapa të tjerë konkretizues dhe duhet, në fund të ditës, futur menjëherë në punë shërbimi satelitor që ka filluar tani të japë prodhimet e para në mënyrë që puna e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të marrë përfundimisht dhe plotësisht dimensionin teknologjik.

Dhe duhet në fund të ditës futur menjëherë në punë shërbimi satelitor, i cili tani ka filluar të japë prodhimet e para në mënyrë që puna në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës të marrë përfundimisht dhe plotësisht dimensionin teknologjik.

10.25 Natyrisht  që problematika bazë e kadastrës, si e gjithë institucioneve të tjera mbetet stabiliteti i burimeve njerëzore dhe cilësia e burimeve njerëzore dhe natyrisht në këtë aspekt kërkohet që Kadastra të vazhdojë të ”blindohet’’ për të mos lejuar influencat e jashtme dhe ndërhyrjet e jashtme sepse e thashë dhe në fillim, është banka më e rëndësishme e vendit dhe ashtu sikundër askujt nuk i shkon ndërmend që një bankë ta kthejë në një fole punësimi, ashtu edhe nuk do t’i shkojë askujt ndër mend se kadastra është një zyrë punësimi, por në këtë aspekt përgjegjësia është e përgjithshme dhe është politike në radhë të parë, kështu që është pjesë e procesit të punës së përbashkët, ku përgjegjësinë kryesore natyrisht e ka qeveria.

Dhe e fundit  që kam, e kam për ju, por meqënëse ky komunikim është edhe  hapur për publikun, e kam për të gjithë ata që punojnë në adminstratën shtetërore lidhur me trimërinë dhe me frikën se dëgjoj shpesh që janë trembur njerëzit dhe kanë frikë të firmosin. Nuk ka askush pse të trembet nëqoftëse zbaton ligjin.

Nuk ka askush pse i shmanget përgjegjësisë dhe frikës së vet nëse është aty për t’i shërbyer vendit, për t’u shërbyer njerëzve dhe për të garantuar që ligji është në funksion të njerëzve, jo në funksion të tij apo të kujtdo tjetër anash, poshtë apo më sipër tij.

Dhe në këtë aspekt është e padiskutueshme që procesi i  nisur më në fund pas 500 vjetësh, i përpjekjes për të vendosur disa pika mbi “i”, në raport me ligjin dhe në raport me marrëdhënien e zyrtarëve të lartë, apo të mesëm apo të ulët, nuk ka rëndësi, por në radhë të parë të lartë, në raport me ligjin, duhet të trembi ata që duan t’ i bëjnë ligjit bisht dhe askënd tjetër.

Dhe për këtë dua të jemi shumë të qartë edhe me ju të gjithë, që A dhe B, dhe Zh-ja e punës së kadastrës, e punës së drejtores së re të kadastrës do të jetë shpejtësi dhe cilësi pa alibira, por në zbatim të ligjit dhe çdo bishtnim dhe çdo futje duarsh në sistemet digjitale të kadastrës për të bërë truke dhe çdo futje e të keqes pas shpinës së shtetit dhe të ligjit në kadastër nga cilido qoftë nuk do të tolerohet, por përkundrazi, nëse është ndjekur me prioritet nga drejtori i mëparshëm në përpjekje për të  garantuar integritetin e isntitucionit,  nga drejtorja e re do të ndiqet si prioritet i prioriteteve.

Dhe ju thashë dhe me parë dhe e përsëris dhe po e mbyll që një taskforcë speciale do të ngrihet menjëherë për të bërë prerjen e të gjithë ‘’bishtave’’ të pisllëkut dhe të korrupsionit të të shkuarës që vazhdojnë të lëvizin lart e poshtë në zyrat e kadastrës së Republikës së Shqipërisë.

Ne ju kemi premtuar njerëzve që do të kenë pronat e tyre të sigurta dhe që shërbimet për pronat përmes kadastrës do t’i marin pa lëvizur nga vendi duke nxjerrë celularin dhe me disa klikime duke patur në telefon pronën e tyre. Natyrisht që nuk na ka gënjyer mendja që kjo është një çështje si në shumë raste të tjera, si në marrjen e vërtetimeve të tjera, që sot merren të gjitha në celular sepse e dimë shumë mirë që për t’i marrë në celular letrat e pronës dhe për të siguruar që ndërkohë që ti je zot i pronës tënde, dikush tjetër nuk del nga nëntoka për të pretenduar pronën tënde, duhet një proces heroik dhe monumental i digjitalizimit të plotë të pronave dhe i digjitalizimit mbi harta që ju e dini më mirë se unë se çfarë komplikacionesh, çfarë vrimash, çfarë storiesh kanë kaluar dhe kanë në sipërfaqen e tyre, por nga ana tjetër sikur këtu këto gjëra të ishin të bëra, nuk do ju vinte radha, as juve, as ne që jemi këtu për t’u marrë me këtë punë që po meremi. Pikërisht se këto punë nuk i bënë të tjerët, jemi ne që duhet t’i bëjmë dhe tani jemi ne në limitet e kohës për t’i realizuar.

Nuk mund t’i themi  njerëzve që ju duhet të prisni edhe 10 vjet apo 20 vjet të tjera që ju të merrni  garancinë e plotë që prona nuk ju preket asnjë cm nga askush apo që me disa, me pak klikime ju e keni dokumentin e pronës në celularin tuaj.

Ky është mesazhi që unë kam dhe kjo është arsyeja e këtij ndryshimi. Gjithmonë ndryshimet janë në funksion të përmirësimit të punës dhe në një pjesë të rasteve nuk janë hedhje poshtë e punës së bërë, sepse ka dhe raste kur puna nuk është bërë dhe duhet ndryshimi, por ka dhe raste, dhe ky është rasti që është bërë një punë e madhe, por nuk është e mjaftueshme dhe tani duhet të shkojmë më tutje, me një ambicie të re dhe me një fuqi të re dhe me një motivim të ri ,etj, etj, siç ndodh me çdo skuadër, e cila mund të fitojë disa kampionate rresht pastaj ngopet me fitoret edhe fillon edhe humbet pozicione.

Unë hyj tek njerëzit që me fitoret nuk ngopet asnjëherë dhe jam i pari që shoh kudo vetëm çfarë bëhet keq dhe çfarë duhet të bëhet më mirë. Nuk shoh se çfarë bëhet mirë dhe të kënaqem dhe të mos shoh se çfarë bëhet keq dhe natyrisht që nuk kam ndërmend të korrigjohem në këtë pikë dhe as kam ndërmend të ndryshoj këndin e shikimit tim që i zvogëlon të mirat dhe zmadhon të metat. Kështu e kam dhe kështu do ta mbaj sepse kështu mund të shkohet përpara.

Tani meqë është një moment sidoqoftë kalimi stafete, unë jam këtu bashkë me drejtorin e derisotëm dhe me drejtoren e qënesërme dhe me drejtoren e AKSH-it e cila  drejton një institucion që është në bashkëpunim të vazhdueshëm me kadastrën për arsyet që dihen prandaj nuk dua që ta mbyllim këtë komunikim pa iu kaluar shkurt fjalën të treve, duke filluar nga drejtori i derisotëm të cilin e falenderoj për punën që ka bërë, për përpjekjet që ka bërë, për arritjet që ka garantuar me punën e tij dhe patjetër uroj që me të, dhe ai vetë me ne, të bëjë të tjera punë të mira.

38 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

    He Lame si te duket vetja tani qe je pa pune?

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Z. KM, shqiptaret nuk kanë asnjë shpresë se do marrin dokumentat e pronave të veta pa paguar sikur Po i blejnë per shkak të korrupsionit otoman të administrates shtetërore. Duhet edhe të flasësh edhe për ato që keni bërë përveç se flet për të ardhmen. Do jeni në pushtet edhe për 10 vjet të tjera dhe duhet të kryeni reformat e duhura kundër korrupsionit.

      Përgjigjjuni
      1. S
        SAZAN MALI

        PER KRYEMINISTRIN DHE PER ZNJ. DALLANDYSHE BICI: " Nuk mund t’i themi njerëzve që ju duhet të prisni edhe 10 vjet apo 20 vjet të tjera që ju të merrni garancinë e plotë që prona nuk ju preket asnjë cm nga askush apo që me disa, me pak klikime ju e keni dokumentin e pronës në celularin tuaj. " Thenia e mesiperme eshte e drejte por, mjerisht, bije ne vesh te shurdher. Une, personalisht, kam mbi 20 vjet qe endem neper institucionet e shtetit shqiptar dhe neper gjykata e korruptuara. Perfundimisht, megjithese me jane njohur e kthyer pronat me vendim gjykate te formes se prere dhe, megjithese kam fituar gjyqin me nje grup kriminal qe pati tjetersuar pronat ne bashkine e lezhes ( me vendim gjykate te formes se prere ) Zyrat Kadastrale me sorollasin prej gati 5 muaj dhe nuk me regjistrojne pronat e kthyera me pretekstet se nuk kane te qarte vendimin penal te Gjykates se Apelit i cili denon individet tjetersues te pronave dhe urdheron asgjesimin e praktikave te regjistrimeve fillestare te paligjshme. Karabushet e Zyres Vendore te kadastres, edhe pasi kane pyetur nje karabush tjeter ne Agjencine Shteterore te Kadastres ne Tirane, pretendojne se do te asgjesojne praktiken e regjistrimit fillestar kriminal te prones se kthyer paligjshmerisht nga " prone shtet " ne " prone private " por nuk mund te fshijne regjistrimin qe i eshte bere prones kur tjetersuesi e ka shitur pas nje jave tek vajza e vet. Vetem juristet pa vlere dhe moral nuk e kuptojne, ose bejne sikur s'e kuptojne se, po u asgjesuan regjistrimet fillestare kriminale bien poshte edhe ato pasardhese pasi jane bere shitblerjet duke perdorur certifikata pronesie te siguruara ne rruge kriminale dhe te cilat vendimi gjyqesor urdheron te asgjesohen. Kjo pra eshte fytyra e deritanishme e ASHK-se qe bije ne kundershtim me ato qe thote dhe deshiron Kryeministri. Njerezit e paafte jane gjithandej, neper zyrat vendore por edhe ne qender, ne ASHK.

        Përgjigjjuni
      2. k
        kur nuk funksionon me si njeri

        Kryeveziri yne,a i ke bere pyetjen kruciale vetes,per pronarin e vertete te shumices se ´´pronareve shqiptare: A e ka pronen autentike,te trasheguar nga te paret e vet,apo ate prone,ish pashallareve,bejlereve,agallareve, ja u ka dhene dushmani osman,per sherbimet,qe i kane bere sundimit sulltanor,kunder atdheut te vet dhe qe kane luftuar dhe me shume se turku vet kunder lirise se popujve te tjere. Dhe tragjedia historike shqiptare e pronave te shqiptareve,qe ato prona te medha,vazhdojne ti gezojne soj sorollopi,i ketyre lloj bastard tradhetaresh. Dhe jo kot xhinsi i Lames,keta lloj turkofilesh,vihen nga kryeveziri ne krye te komisioneve per caktim pronash. Mbas 90,vazhdojme ta perjetojme vendin tone,si nje vorbull gjirizi kundermues oriental,qe vertitet rreth qendres,ku jane vendosur kryeveziret te dale nga shpellat,apo mender te moderuar,te dale nga gjirizi i bllokut. Dhe tragjedia e vertete e ketij kombi,eshte se ky pisllek malinj,qe kemi mbi krye ka dale nga ne,turma e deformuar,ne menyre irreverisble( e pa kthyeshme) ne shekuj te tere sundimi te eger dhe shpefytyrues osmano-komunist.

        Përgjigjjuni
        1. k
          komentues i perhershëm i Meros

          Ti megjithemend nuk funksionon si njeri, por gjallese me emrin qe i ke vene vetes; se njeriu edhe kur ka nje te drejte, kjo i prezumohet nga nje e drejte me e madhe qe ia ka rritur hunden demokracia duke e quajtur DREJTESI. Per te mos thene te gjithe, shumica e atyre qe pretendojne qe jane pronat e tyre, genjejne me sy hapet. Per mua, ne Shqiperi, meqense prona nuk njihej fare as me nje kufi me te vogel prej 50 vjetesh dhe kufijte qe kane qene ishin prishur, atij populli i takonte e gjithe Shqiperia ne perpjestim te drejte me numurin e antareve te familjes apo familjet. Por demokracia fallco ashtu si prishi uzina, fabrika dhe çdo qe ky popull derdhi djersen edhe gjakun ne ndonje rast, ashtu ja mori dhe i vodhen maskarenjte dhe gjithe bishat e fashizmit te ri qe u krijuan si lubi dhe nuk pyeten me per popullin. Prandaj sot egziston kaosi. Dy pyetje kam , veç te tjerave: 1- perse eshte sot pas 32 vjet ky kaos me pronat, kush e shkaktoi dhe çfare pergjigje mori? Pergjigje: E shkaktoi Sali Berisha dhe sot kerkon qe ta marre edhe ate qe ka mbetur me ata qe i shkojne prapa. Mire e keni, vazhdoni. 2- Kollona e demokracise, si thone pa une nuk e besoj, eshte DREJTESIA. Perse u desh qe te behej nje reforme ne drejtesi pasi Sali Berisha u largua nga pushteti dhe ai vete e votoi? Perse nuk e beri qe ne fillim ky burre i mire i shqiptareve qe i shkojne akoma prapa?! Prandaj mora shkas nga ai komentues per te shprehur keto gjera, jo si nuk i dine shqiptaret, por qendrimi ndaj ketij njeriu tregon se kush jane shqiptaret e vertete qe duan pronat dhe drejtesi. Pra, egziston nje dyzine antishqiptare kunder shqiptareve dhe Shqiperise , duke menduar se do rrojne dyqind vjet. Humbi njerzilleku, nderi, dinjiteti, respekti, familja, shoqeria qe e gzistonin dhe tani eshte kthyer ne nje bashkesi primitive pa shpirt. Per ankesat e drejta qe mund te kene ndaj Lames dhe kujdo tjeter, le ti drejtohen asaj kollones se demokracise qe vetem e pergojojne, por nuk i pame nje here te vetme te shkonin ti mbyllnin brenda me proteste prokurore, gjykates dhe avokatet qafederra, ta gjejne te drejten!

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

            Të nderuar "Nuk Funksionon" dhe "Komentues i Perhershem" Nuk ka kuptim debati mes jush, sepse ju jeni në të njejten linked. Është e vërtetë që pronat e kohës se Turqise janë dhene per shërbime ndaj Perandorise Osmane. Nuk janë prona të fituara per merita ndaj Shqipërisë. Njerezit e medhenj si fisi i Ismail Qemal Vlores apo vëllezerit Frasheri e shkrime këtë pasuri per Shqipërinë. Ndersa zagaret si Blendi Fevziu pretendojne të jene trashegimtare të pronave turke. Por e keqja me e madhe ndodhi mbas vitit 1991. Prishja e gjithshkaje qe ishte ndertuar per 45 vjet ishte kriminelë. Diktaturat jane të këqia politikisht, por ndertojne shumë. Është ne natyren e tyre. Por ato.prona u dhane falas per të bere qoka. Vetem per kete Sali Qen Berisha meriton 30 vjet burg, perveç krimeve të tjera. Por, Jo se Rama ka bere ndonje gje me të mire. Edhe vetem artikulli i botuar tek Tema rreth bllokimit nga SPAK i objekteve ushtarake, sepse Olta Xhaçka kishte firmosur privatizimin e objekteve ushtarake. Mut njeri, shkerdhatë tjetri.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Show per fushate elektorale

            Genjeshter sikur Lame eshte semure nga semundja qe ka pasur. Lame largohet se ka shume kallzime penale, ka firmosur dokumenta nw pislliqet bashke me Ramen, kullat qe ndertoi dhe nderton apo fallsikimwt me legalizimet ne prone te tjereve qe I kane ne sistem, mbivendosje pronash nga te paaftet specialist se nuk dine te punojne duke studiuar dokumentat qe jane me vite, por duke legalization te askushi se do I japin rrushfete pra para. Nese jep dokumentin per njehere Drejtoret qe Lame ka vendosur akuzohen per fallsifikime dhe favore pronash. Keto jane krysoret e ASHK Risena Xhaja zv.Lames e ish d/Durresit (superhajdute dhe vartese e Doshit ), Mariglen Disha (vartesi i Taulant Balla), Elira Gogo (vartese e Semanaj, hajduti Lames dhe Veliaj), drejtoret e Kashar, Vore, Rurale, Vlore Lezhe, Kavaje,Korce,Sarande etj. jane ne urdherat e Rames duke I mbikqyrur deputetet dhe oligarket se cfare do te bej Rama, duke I dhene urdher te gjithe drejtoreve dhe te shkojne paraqiten me qytetaret ne fusha electorale te partise per bashkite. Pra eshte spektakel se genjen per Task Force, por vetem digitalizimi duhet te mesojne specialiste se punojne me harta te grisura dhe nuk dijne te punojne fare me digitalizimin e hartave. Jane 0.

            Përgjigjjuni
            1. J
              Joni

              Ndryshime vetem per mire ben Kryeministri jone

              Përgjigjjuni
              1. N
                Notknow

                Vetem per me mire mundoheni kryeminister dhe kete e vertetoni cdo dite

                Përgjigjjuni
                1. j
                  jami

                  pika ty sufllaqe

                  Përgjigjjuni
                2. f
                  fshatari.pafshat

                  OK me fjalet. "Bici - Lici - Mici - Kici - Vici... nuk paska te tjere rob, fytyra, sjellje, personalitete normale ??..... vetem rreth 20-30 emrave vertitet tere qeverisja e Shqiperise?! Po po ke te drejte, harrova, kane ikur ne Gjermani..." Shkeputur nga libri me titull "Bisede me nje te vdekur, te pa mbuluar".

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kejsi

                    Ju lumte per dixhitalizimin e gjithe ketyre sherbimeve,se ja lehteson shume punen njerzeve.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nga e thëna në te bërë,seç na ndan një det i tërë!

                      O Edo....vetëm fjale...dhe përsëri fjalë!!!! Një brez iku...brezi tjeter po plaket..dhe ky tjetri mosha jote...dhe asgjë...por asgjë fare!! Asgjë për shqiptaret qe jetojne aty dhe më keq per shqiptaret qe kane dekada qe jetojnë jashte vëndit!!

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Beni

                        Sa shume ka ndryshuar kadastra fal punes tuaj,ka pesuar nje ndryshim total,nuk e krahason dot me cfare ka qen.

                        Përgjigjjuni
                        1. G
                          Goni

                          Kemi besim qe cdo gje do behet me mire

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Nori

                            Po punohet shume mire ne sektorin e kadastres

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tol Francezi

                              Zoti kryeminister, Sa kryetare kadastre keni nderuar ne ate han me 11 porta e qe quhet Kadastra e Vlores? Skandal, skandal! Çerdhe korrupsioni. E neveritshme!

                              Përgjigjjuni
                              1. H
                                Hajdarovski

                                Po ta ndjen bytha lageshtiren o nipi Spiros. Me vulen e Pd u ngrit alternativa e re polituke. Ti bashke me berishen dhe meten e gjithe soji juaj do filloni te arrestoheni.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Veshgusi

                                  Kadastra është bërë lesh arapi verifikoni pronat e hedhur në internet pronen ne fakt e ke në porcelan por te figuroj në Laprakë.I zoti e shet tellalli (kadastra) sta jep.Shitesi ta ka shitur pronën por ne internet figuron pronar bashk ma ju.Ferifikoni pronat tuaja.sa s'esht vonë.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Roland

                                    keni bere zgjedhjen e duhur duke vene dallandyshe bicin ne krye

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pashai

                                      E keni bërë këtë vënd të pajetueshën mor të qifsha gruan ty dhe shpurres tënde!!!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Alma

                                        kadastra eshte nje institucion shume i rendesishem dhe keni bere ndryshimet e duhura

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          spata

                                          O zoti K/M! Di ti sa shqiptare perplasen tek kadastrat per te fituar crtifikaten e pronesise dhe kompesimin e prones ? Ulu me kembe ne toke te mesosh kancerin 32 vjecare qe po u ha kokat shqiptarve . Miratuat nje ligj kaubojsash (7501) ku nuk ploteson elementet e privatesise se prones sipas sistemit demokratike .Tjetersimi i prones dhe mos dhenja e certifikates se pronsise, atij qe i takon,nuk garanton funksjonimin normal te strukturave shteterore te kadastrave.Jane shkelur rregullat dhe ligjet e pronesise.Ndertimeve qe jane realizuar janete mbushura me paregullsi. Dosjet voluminoze te parredullsive mund te shqyrtohen pas 100 viteve ku personat privat te kene vdekur . Si Berisha,Nano dhe tani Rama, Basha me Partickat lepirsa ,nuk bejne as me te voglin korigjim te katraures se privatizimit te aseteve te shqiptarve .Keta moren cmoren per vehte dhe familjaret ,niperit ,mbesat ,krushqit e lepirsat cu desh qejfi dhe kini lene ne tepsine e sherrit shume shqiptare qe s'ndihen pronare te ligjshem. Emero e cemero vite pas viti , ne kete institucjon, para e mbas fushatave elektorale,por populli nuk genjehet me . Kriza e besimit ,se ky vend do funksjonoje normalishte , egzistone ne psikologjine e shqiptarve. Ata detyrohen te largohen nga presjoni i ethet , pasigurija e jeteses e prespektives, nga vendin ku koka ua beri bammmmmmmm.Deshtimi i reformave ,qe kini marre, do sjelli probleme te pariparushme per brezsat qe pretendojne se dote jetojne ne Shqiperi .Ne token e namur ,qe e kini kthyer ju Kaubojsat e demokracise , as bari krisje, qe s'do sherbim,nuk ka per te mbire .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            shoqeruesi i Spiropalit

                                            U shtrydh dhe ky "Historiani" Lame-limoni, ai kokerr debili qe e perdoren si Xhol sa andej-kendej .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. F
                                              FATMIRI

                                              KY ESHTE KOMPLET KAR KADASTRA NUK DI KU KA KOKEN DHE KA KEMBET ZYRTARET E KADASTRES BASHKEPUNOJN ME NOTERET I GRIN NGA LEKET NJERZIT TE KTHEJN PERGJIGJE PAS TRE MUAJESH OSE KUR KE VDEKUR KY TRAPI DEL E NE TREGON PRRALLA

                                              Përgjigjjuni
                                              1. V
                                                VISI

                                                HOQI MUTIN VURI KAKEN

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Aqifi nga Himara

                                                  Po cfare rrokade eshte kjo.Kane bere lemsh gjithe Tiranen ose me sakte Tiranen e para 1990.Ky psokopati bashke me e.veliajn kane ngarerruar dynjane.kam nje apartament ye trasheguar nga pleqte dhe ne aktin e trashegimise tjeter rruge shkruhet teek vendodhja dhe tjeter eshte realiteti megjithese pallat i vjeter dhe me akt noterial ne emer te prinderve qe kane nderruar jete.Tek akti trashegimise tjeter adrese me del mua tjeter vellait dhe pallati megjithese ka 3 hyrje e famshmja e albania na nxjerr shkalla nr 4 !!!!!! Tek gjendja civile thone eshte faji i urbanistikes tek urbanistika thone qe ndreqet vetem te hapesh gjygj me shtetin per gabime diletante te zyrtareve qe rrine ne fb dhe askush nuk e korrigjon megjithese ekzistonte dhe tapia e vjeter. Por nepunesja aty flen gjume me sy hapuE _albania made in albania eshte platforme e ndertuar shume keq me gabime trashanike dhe njerzit duhet te bredhin neper gjykata per kete "arritje" te rilindjes urbane

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. K
                                                    Ka te drejte Aqifi nga Himara

                                                    Ah te gjithe drejtorite e kadastres TIRANA jane katrahure, sic thote Aqifi nga Himara ngaterrojne emrat, mbiemrat, adresat e pronareve dhe pronave dhe shume aplikime shtese bejne qytetaret per gabimet e drejtorive. PERGJIGJA eshte punonjesve : - E ka fajin sistemi online. Po keto e dine qe qytetari cdo aplikim paguajne per tekat e stafit te Lames ose te thone drejtohu gjykatave ose sistemi IT te zyrat qendrore te Lames

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. t
                                                    titi

                                                    sa me shume suksese

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. t
                                                      tosi

                                                      shume bukur nje gje fantastike

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. u
                                                        uskania

                                                        Lamen, drejtorin e OSHE i kanë lënë shumë gjatë në ato poste.Pse?Pyesni!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. s
                                                          sapa

                                                          Se cpo na kujton OFL ky aksjon i sharlatanit qe pas 10 vitesh ne pushtet deshiron te luftoje korrupsjonin e pronave!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. A
                                                            Aleks Xinxa

                                                            Mire ja beri pederastit, njeri i lig. Ja ka marre zoti haken me semundjen qe ka. Siç ka surratin ka dhe shpirtin, muti i burrave.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. J
                                                              Juliano

                                                              Fole e fole për gjith lehtësimin e proçedurave, por në asnjë rresht nuk the përse e zëvendëdove Lamen por thoje se ka punuar mirë. Meqenëse punove mirë thoni ju, po ju zëvëndëdoj.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. J
                                                                Josif Shpati

                                                                Me pronat ka probleme se sipas teorise kush rrethoj e gezoj keshtu e mendonin por nje dite Shteti dote forcohet dhe ajo dite ka ardhe.Ndiqeni me vemendje fjalen e kryeministrit ,gjtheshka i duhet ketij problemi shteteror eshte, puna ,serioziteti ,disiplina e institucionit dhe afatet se kjo i ve ne pune admistraten e kadastres dhe hipotekes.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. S
                                                                  Sara

                                                                  Sa do doja që të jetë e vërtetë kjo që deklaroi kryeministri. Ta shohim e ta gjykojmë nga rezultati jo llafet.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. g
                                                                    goni

                                                                    Hipotekova apartamentin e prinderve veres se kaluar ne Tirane. Noteri me dha letrat, une leket per punen e kryer. Pasi verifikova i lumtur letren qe vertetonte se isha pronari i hyrjes, lexova adresen; Hyrja e hipotekuar ishte me adrese ne nje rruge ne Prrenjas, dhe jo ne Tirane. Noteri me tha qe ata te Hipotekes me nje dore kane celularin dhe me tjetren shtypin tastierjen e kompjuterit. Mu deshen tre jave qe te rimerrja letren me adresen e duhur. Ja, kjo eshte administrata e Kadastres.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. S
                                                                      Soza

                                                                      Emërime dhe shkarkime ditën e pushimit , tamam si Enver Hoxha. Nuk do të zbardhte dita e hënë apo ikën avioni herët. Reformën teknologjike e con mëtutje specialistja e kibernitikës, ylli i ri në qiellin e shkencës.

                                                                      Përgjigjjuni

                                                                      Lini një Përgjigje