Celibashi rrëzon PD-në për bonusin e pensionistëve: S’ka shkelje të ligjit, u miratua përpara fashës

8 Prill 2025, 15:56Politika TEMA
Celibashi rrëzon PD-në për bonusin e pensionistëve:

Kreu i Komisonit Qendror Zgjedhir (KQZ), Ilirjan Celibashi ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e paraqitur nga Partia Demokratike ku kërkohej nisja e një hetimi lidhur me shpërndarjen e bonusit të pranverës.

Partia Demokratike në kërkesën e paraqitur pranë KQZ, kërkonte hetimin për shpërndarjen e bonusit të pranverës pasi sipas tyre ky vendim përbën një akt të pastër elektoral që bie ndesh me parimet dhe nenet e Kodit Zgjedhor.

Vetë Ilirjan Celibashi është shprehur se në këtë çështje nuk ka shkelje ligjore pasi shpërndarja e këtij bonusi për pensionistët është miratuar përpara fashës ndaluese që parashikon ligji për zgjedhjet elektorale.

“Nuk ka shkelje ligji, u miratua përpara fashës ndaluese që parashikon ligji”, u shpreh ai.

1 Komente

  1. c
    ce

    Kane filluar te ndjekin bashkine rruge me rruge se sipas vicidolit behet per fushate cdo pune e mire . Se sipas vicidolit tani duhet te nderpritet cdo investim se po vijne zgjedhjet , keta jane te lajthitur komplet, ne coroditje elektorale, te trembur te braktisur komplet.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje