
Nga Pallati i Brigadave, ku Bashkia Tiranë organizoi një pritje për të gjithë miqtë, kryebashkiakë e përfaqësues vendorë të qyteteve të Europës, të cilët kanë ardhur në kryeqytetin shqiptar në kuadër të Samitit “Pact of Free Cities”, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj premtoi bursa për studentë nga Bjellorusia.
“Mezi pres që t’i mbajmë ato premtime edhe për fëmijët e disidentëve që të vijnë dhe të kalojnë këtu pushimet edhe për të bërë praktikat tona shkollore dhe për t’u siguruar gjithashtu që në shumë prej institucioneve tona arsimore ne të ofrojmë bursa për fëmijët dhe për të rinjtë e Ukrainës që të kenë mundësi që të shkojnë në universitete të mira siç është Kolegji i Europës në Tiranë, të kenë mundësi të kenë akses në aktivitete të tilla. Kur një i ri punon në Tiranë është ose duke asistuar në Tiranën Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës që jemi këtë vit ose në atë Rinisë ose të Sportit dhe ashtu siç e thatë ju me të drejtë jeton punon mëson në një hapësirë Europiane”, tha Veliaj.
Derisa Shqipëria t’í bashkohet BE, ai tha se përmes këtij pakti mundohen të krijojnë një copë Europë.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme sot që kishim në Tiranë Paktin e Qyteteve të Lira, mbi 20 bashki nga më të rëndësishmet në kontinentin tonë në Europë edhe një privilegj i jashtëzakonshëm që Tirana është gjithmonë një epiqendër e aktiviteteve të tilla. Ne mundohemi të ndërtojmë copën tonë të Europës pastaj kur letrat të jenë gati për të bashkuar me organizatën politike që quhet bashkimi Europian, ne sigurisht që do ta mirëpresim atë moment, po deri në atë moment ne do të bëjmë çdo ditë një copë Europe këtu. Misioni im si kryetar i Bashkisë është të bëjë një copë Europe në Tiranë.Ndaj dhe sot jam i lumtur që jemi rrethuar nga miq edhe njerëz që ëndërrojnë të njënjtën gjë, aspirojnë të njëjtën gjë dhe punojnë përditë për këtë që është projekti ynë Europian”, shtoi ai. Gjatë gjithë ditës sot është mbajtur samiti "Pakti i Qyteteve të Lira", një rrjet global qytetesh, që ka si mision mbrojtjen e demokracisë, lirisë dhe vlerave progresive.
Cfare po ndertoni ku mor...
Si mund te mblidhen tek ky hajduti.Car ben SPAK-u,futeni ne burg qelbesiren.Ai cdo dit del ne TV duke sfiduar si drejtesine dhe tere boten Shqiptare.
nje cope m uti islamikesh po ndertoni skeni lidhje fare me Evropen.,
Ore na sill uje....boll harxhuar per kto evente pa lidhje...
Ec perpara o Erjon , qente le te lehin. Sa me shume te lehin para bashkise krrici i faros me dy gishta lart, qypi me mut i foltores , prifti pastor pa veladon Dorjan telit barkderri me mjekrren gjithe morra, Tallagjarja e Tiranes Adriana nockederrja me tritol ne xhep, Tedi bibiloshi me mish ne hunde kokboshi i spiunit Agush 50 lejesh, Belo inceneratori pa diplome te shkolles se mesme, dhe psikopati plak Xha Braho i neveritur apo roja i teatrit Neritan Licaj aq me shume shtohet vullneti i gjithe shumices se popullit te Tiranes dhe gjithe shqiperise per ta hedhur perfundimisht ne gropen septiko politiko perbindeshin e vicidolit.Me 11 maj 2025 Edi.Rama merr mandatin e 4 t duke u barazuar me Angjela Merkel.dhe duke hyre ne histori.