Sali Berisha dhe PD kanë thirrur një tjetër protestë kundër qeverisë, por jo të gjithë opozitarët janë dakord me kauzën.
Dashamir Shehi tha se nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga Berisha.
Sipas tij opozita ka halle të tjera, dhe nuk mund të protestojë sa herë dalin vendime gjykatash.
"Mendimi im, se si e mendojnë ata është punë për ta. Protestat janë një gjë pozitive, është një e drejtë. Nuk është se kam ndonjë shpresë të madhe.
Shpesh kanë koinçiduar me datat e gjyqeve, kanë qenë më shumë personale. Kështu që mendoj të mos i bashkohem protestës, pasi mendoj se kemi punë të tjera për të bërë.
Grupi jonë nuk identifikohet më me Berishën dhe me Metën", tha ai për Vizion Plus.
Lidhur me datën e zgjedhjeve, Shehu u shpreh:
"Mendoj se zoti Begaj ka një shans të mirë për të dalë mbi palët, këtë e ka kompetencë ai.
Nëse opozita ka dyshimet e veta për datën 11, mjafton kjo që ta bëjë presidentin ta kthejë në datën 4, nuk humb asgjë, njerëzit shkojnë më të qetë.
Le të largohet ky dyshim nga zgjedhjet, ftoj presidentin të reflektojë për këtë ide. Nuk jam prej atyre që nuk shkoj në zyrë të presidentit. Por një këshillë si njerëz të vjetër në këtë punë, ja vlen të na dëgjojë".
Berisha do tërhiqet nga politika më 12 Maj të 2025., deri atëher objektivi tijë është ta shndëroj vëndin në skamje (si në vitin 1990) kur na mbiu në politik.
O Dash o dordolec po more mjeran ngele eķrane gazeta portale tre here ne dite......,! Dash tani fushen e ke bosh Saliu ne katin 8 pa shprese por tani te ka ardhe shansi qe magazinjer , nje sorugato , nje nofllashtremet , nje Rakixhi , nje skarco qe ke vlejtur vetem per Sali NonGraten veje kandidaturen per Krye Minister.