Dashamir Shehi flet për aksionin opozitar: Nuk kam moshë të përplasem me Gardën

1 Nëntor 2024, 09:06Politika TEMA
Dashamir Shehi flet për aksionin opozitar: Nuk kam moshë të

Dashamir Shehi komentoi aksionin opozitar në Parlament, ku edhe dje deputetët e PD të cilët janë të përjashtuar nuk hoqën dorë nga përplasja me Gardën duke tentuar të futen në sallë,  ndërsa të tjerët që ishin pa masë ndëshkimore fillimisht u vendosën para foltores duke u përpjekur të bllokojnë seancën dhe më pas morën karriget dhe i nxorrën jashtë. 

“Nuk kam moshë... le që nuk jam i bindur që kjo është formula më e mirë, të shkosh të përplasesh me Gardën. Unë kam muaj që them që gjysma e opozitës është Parlamenti.

Është arma më e mirë që ka opozita dhe më vjen keq që shpërdorohet. Kështu që, unë jam për t’u kthyer në Parlament. Një pjesë i kanë përzënë nga Parlamenti. E dëgjova Spiropalin që tha se duan zgjidhje.

Nuk është hall i madh kjo punë për t’u zgjidhur. Të mblidhet Komisioni i Etikës dhe ta heqë dënimin. Ditën e hënë pastaj është në vullnetin e atyre nëse duan të hyjnë seriozisht apo ky është sebep i kotë. Kjo punë nuk shkon më”, deklaroi Shehi në studion e emisionit “Debat” në A2 CNN.

“Janë djegur karriget, por nuk u bë qameti për kaq. Nëse kanë dëshirë palët, gjendet zgjidhja. Opozita le të ngrejë problemet”, shtoi Shehi.

Lini një Përgjigje