Kryeministri Edi Rama tha gjatë emisionit “Opinion” se përgjimet e marra nga EncroChat dhe Sky ECC u takojnë organeve ligjzbatuese që t’i hetojnë.
Ai tha se aty ka me qindra mijëra mesazhe të botës së errët, por i takon Prokurorisë së Posaçme që t’i provojë dhe më pas ndëshkojë personat përgjegjës.
Ai tha edhe për veten e vet që nuk çuditet nëse edhe del në komunikimet e përgjuara, por këto janë “muhabete kot”.
“Kjo historia e Encro Chat-eve dhe Sky ECC është një histori që i takon organeve ligjzbatuese ta hetojnë. Aty ka me qindra mijëra mesazhe ku çfarë nuk thonë e çfarë nuk tregojnë. Por ato s’duhet të thonë asgjë deri në momentin kur çfarë thotë njëri që isha atje, takova atë të gjatin, po marr rastin tim edhe pse s’ka dalë, por nuk çuditem edhe po të dalë. Takova atë të gjatin, më tha ai i gjati shiko, se këtu… Këto janë muhabete kot”, tha Rama.
“Në këtë shtet ka organe që merren me këto punë. Me ato llumra ka një organ ligjzbatues që quhet Prokuroria e Posaçme që po merret, po bën edhe goditje, por që të bëjë goditje duhet t’i provojë ato gjëra se aty ka shumë llum. Prokuroria e Posaçme merret me këtë punë”, shtoi Rama.
Dorezo njeher mandatin. Jep doreheqjen pastaj le ta gjejne te gjatin kush eshte. Llum dhe ti si ata je. Te tjetet futen ne burg per kaq gje. Vetem ju jeni te paprekshem
Cudi qe do cuditesh, i gjati!lol ================= Ku do arrestohet i gjati? 1- Bunker 2-Surrel 3-Cader 4-Serbi 5- Gjader 6-Incenerator 7- Shtepia e Arben Ahmetajt
Mashtrues pa kufij ,ne lidhje me pensionet ,po si do kesh leke ti kur ministrat dhe deputetet e tu vjedhin nga mengjesi ne darke ,ritet rrogat tuaja 10 fish ,mos te harrojme skandalin me uniformat .inceneratoret ,tigrat e belindes ne vlore qe jane nga 100 mije euro dita ,dializa etj qe njerzit si dine fare ,o me ato satelitet dhe shpiragun cfare behet o i ndritur ,dhe thua s kam leke .Emrin e ke ne ENCRO CHAT se je i korruptuar dhe te pret burgu sa te zbresesh nga karrigja
Mos eshte nje paralajmerim zoti KM Laku po ngushtohet.
Shoku Edi, eshte dyfishuar prodhimi bruto per fryme por e kane marre oligarket dhe drogaxhijte. Populli dhe pensionistet vazhdojne me rroga 500mije leke dhe 100mije pension. Thuaj shokeve te propagandes te thellohen pak me shume se nga bisedat ne Frontin popullor njerezit spo na besojne.