Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama u pyet nëse po i bën presion SPAK për të arrestuar kundërshtarët e tij politikë. Rama u përgjigj se kjo është ofendim për inteligjencën e gjithë popullit. Ai u shpreh se ajo që ka bërë PS në drejtimin e tij sa i përket drejtësisë është epokale.
Pyetja ime është e drejtpërdrejtë. E ndikoni ju SPAK-un zoti Rama?
Për këtë po të jepja përgjigje.
A i bëni presion SPAK për të arrestuar kundërshtarët tuaj politikë?
Edi Rama: Është ofendim i madh i inteligjencës së gjithë këtij populli kjo. Po përsëris që ajo që ka bërë Partia Socialiste nën udhëheqjen time është epokale. Është e para forcë politike në historinë e këtij vendi që ka marrë një vendim dhe ka shprehur vullnetin më të plotë që të tërheqë fuqinë e vet nga territori i drejtësisë.
Dhe me kosto patjetër që ajo drejtësi e çliruar nga pushteti politik do të godasë edhe brenda nesh. Dhe një kosto jo e paftuar, por një kosto e mirëseardhur për mua. Sepse nga pikëpamja organizative, nga pikëpamja administrative, ti mund të bësh gjithçka, por kur vjen puna te gjykimi për vepra penale nuk e bën dot këtë. Për këtë duhet drejtësia, duhet prokuroria, duhet gjykata.
epokale apo fekale, smerret vesh sa here qe vjen nga turneu neper bote....!
Je krenar sepse direkt zv juaj eshte ne kerkim nga drejtesia. Dhe te gjithe kane ngren kumbulla pas shipines tuaj, kurse ti je qelibar. Uji nga burimi del i paster, por ndotet rruges kane thene qe ne kohen e diktatures.
Ne cdo klasifikim nga liria mediate deri tek korrupsioni Shqiperia ka bere hapa pas nga 2013.
epokale ahahahahha