Bardhi sulmon ambasadorin e BE: Fshehja e realitetit pas fjalëve të bukura nuk e ndihmon Shqipërinë

31 Tetor 2024, 14:10Politika TEMA
Bardhi sulmon ambasadorin e BE: Fshehja e realitetit pas fjalëve të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratës së ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, që tha se është kundër dhunës nga opozita dhe se kjo e fundit duhet të gjejë alternativa të tjera për dialogun politik.

Ndërsa ka ndarë një foto të deputetëve të përjashtuar jashtë Kuvendit, Bardhi shkruan kjo është situata e vërtetë dhe fshehja e realitetit nuk e ndihmon Shqipërinë.

Kujtojmë që ka qenë djegia e karrigeve dhe kaosi i shkaktuar para Kuvendit ajo që ndikoi në marrjen e vendimit nga Sekretariati i Etikës, ku u përjashtuar 24 deputetë të PD nga jeta parlamentare, për periudha të ndryshme kohore.

“Bëhet thirrje që opozita të luaj rolin e saj brenda Parlamentit; ndërkohë mundësia e opozitës për të hyrë brenda dhe pastaj për të patur mundësi të luaj rolin e saj brenda Parlamentit paraqitet kështu në realitet!

Fshehja e realitetit/të vërtetës pas fjalëve të bukura, nuk e ndihmon Shqipërinë! Realiteti/e vërteta është që opozita është përjashtuar nga Kuvendi PA LIGJ dhe me një rregull që është shfuqizuar prej 6 muajsh nga Gjykata Kushtetuese.

Parlamentarizimi ka në themel të tij respektimin e Kushtetutës, si mundësia e vetme e bashkëjetesës mes palëve që mendojnë ndryshe. Nëse shkelet Kushtetuta në vazhdimësi mundësia për bashkëjetesë parlamentare mes mazhorancës dhe opozitës ZEROHET”, shkruan Bardhi.

4 Komente

  1. B
    Bardha mojjjjjj Bardha mojjjj

    Bardha Kavajes uuuaaaaaa ndalo drogen se do behesh me keq ky eshte fillimi degradimit

    Përgjigjjuni
    1. S
      Selitasi

      Ky vertet qe flet cfare I do b.... Eshte b..e zgjuar. O Gastore ndrysho Kodin Elektoral, beni lista te hapura dhe aty ballafaqohu me popullin se vota e popullit jep pushtet jo ambasadoret...

      Përgjigjjuni
      1. S
        Selitasi

        O Gastore ndrysho kodin electoral bejini me lista te hapura 100%, pastaj fol per abasadoret. Te duket vetja b..e zgjuar dhe b...e bukur ty?!? Mos hani m...kot

        Përgjigjjuni
        1. M
          Myzeqari

          Te shpallet sa me pare tradhetar gaz bardhi ,futeni ne burg dhe ceisat ne dete.Te kalbet ne burg qelbesira se na turperoj kombin para BOTES.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje