Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët nga arresti shtëpiak është shprehur se ditën e shtunë në orën 12:00 do të organizohet një protestë në qytetin e Shkodrës.
Berisha u shpreh se kjo do të jetë një protestë në shenjë solidariteti për viktimat e djeshme, “për t’i thënë jo dhunës së mafies".
“Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës, ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë, të shtunën në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet me qytetarët e këtij vendi, me këtë qytetar të bekuar, si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët.
Në këtë protestë, mosbindje civile, ne i themi jo, dhunës së mafies së Edi Ramës. Kjo mosbindje civile do të duhej të thirrej në Tiranë, por dëshiroj tu shprehim nga afër të gjithë solidaritetin tonë, qytetarëve të Shkodrës për të cilët Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllim e vetëm që të mbledhin vota, sepse i doli fytyra se kush është në Durrës.
Shqiptarët e panë se votat e Edi Ramës ishin pazar me Avdylët, me Troplinët me Dervishët, me serial killër të Durrësit. Dhe tani pas këtij deskriditimi kërkon që votat ti sigurojë me Bajrët dhe bandat e tyre kriminale.
Ndaj dhe ftoj të gjithë opozitaret dhe opozitarët, në ora 12:00 në Shkodër, solidaritet, mbështetje qytetare për banorët e mrekullueshëm, për qytetarët fisnik të këtij qyteti”, tha Berisha.
Lufte bandash thote Berisha.Pra u ndeshen dy banda.Njera e PS dhe tjetra e PD.Mire njera ka kryetar bande Edi Ramen por kjo e PD ke ka kryetar.Kete ne e dime kush eshte por mire eshte ta thote vete ai.Ai kryetar bande eshte qe me vrasjen e Arben Ndocit,me vrasjet e 97 dhe vazhdon tani me hasmerite.Prinderit dhe te afermit e te vrareve,pavarsishte se Saliu i mbrojti vrasesit per vite te tera,kemishat e te vrareve i varen ne mur dhe ja qe vjen rasti dhe marin hak.Pra mbetet qe komandanti kreminel eshte Daliu
Hapni syte se do kete nje 2 Prill te dyte ne Shkoder. UDB nuk e ha buken kot. Do ike ndonjeri per lesh.