Vazhdimi i procesit të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut varet nga ndryshimet kushtetuese që vendi është zotuar t’i zbatojë, tha sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për Politikë të Fqinjësisë, Zgjerim dhe Partneritet Ndërkombëtar, Ana Pisonero.
“U bëjë thirrje të gjitha forcave politike që së bashku të bëjnë këtë hap të rëndësishëm përpara”, tha Pisonero.
Ajo kujtoi se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, javën e kaluar vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shkupin, ku theksoi qartë qëllimin që vendi të fillojë negociatat për grupin “Vlerat Themelore” sa më shpejt që të jetë e mundur.
Lidhur me “ribashkimin” e mundshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën evropiane, Pisonero thekson se zgjerimi është një proces individual i bazuar në merita dhe varet nga progresi objektiv i secilit prej vendeve partnere të BE-së.
Nuk do bashkohet rruga e RVM me ate te Shqiperise per ne BE sepse Maqedonia eshte ne rrugen e shperberjes si shtet. Pakica e perfaqesuar nga Mickovsi do ti bashkohet Serbise, kumunitetet e tjera do bashkohen perkatesisht me vendet ame.
Fjala jote ne vesh te Amerikes. Qe kur u krijua ky pseudo shtet me nje histori te vjedhur dhe identitet te deformuar, duhet qe te ishte shperbere. Problemi i vetem eshte se maqedonet e sotem jane bullgare dhe nuk ka se si ti bashkohet Serbise. Maqedonia dhe i ashtu quajturi popull maqedon u shpiken nga Tito ne kushtetuten e ish Jugosllavise te 1960-tes, kur Kosova, deri atehere territor i okupuar, ju bashkua Serbise. I tere ky lemsh qe sot po perpiqemi te c'bejme, eshte per faj te fuqive te medha qe e katranosen harten e Ballkanit qe ne fillimet e shperberjes se Perandorise Osmane.