Dashamir Shehi: Partia Demokratike është në tendencë rënie, me Bashën u morën më shumë vota

4 Shkurt 2026, 21:32Politika TEMA
Dashamir Shehi: Partia Demokratike është në tendencë

Dashamir Shehi, kreu i LZHK-së, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Partia Demokratike është në tendencë rënëse.

“Grupi opozitar ka një parti të madhe që është Partia Demokratike. Por, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet. E dyta, është në tendenca për rënie. Me zotin Basha morëm 650 000 vota. Me zotin Berisha kanë marrë 480 000 vota. Tregon që tendenca e ngritjes, vektori pozitiv brenda opozitës, është te këto grupet e reja, te kjo lloj alternative. Nuk është më kjo zgjidhja, se nëqoftëse për shembull PD-ja është e zonja vetë, e marrin vetë në dorë këtë punë. S'ka nevojë fare për ne, siç nuk kanë pasur dhe përpara ndoshta për ne”, tha Shehi.

“Duhet ta marrin vesh kush është trendi i ri i politikës. Pse është ky ngërç? Pse në vend që të shkojmë përpara vijmë mbrapsht, në një kohë që qeveri të korruptuar si kjo s'ka pasur Shqipëria. Por, nuk ikën vetë ky. Asnjë nuk ikën vetë. Atëherë, hajde të krijojmë ca kushte që opozita të marrë maksimumin e asaj që është humusi opozitar, që unë besoj që është i madh. Por, nuk përfaqësohet më. Atje te PD-ja ta thashë përfaqësohet deri në atë nivel. Të tjerët janë të rinj, janë në rritje. Të shikojmë, ndoshta dalin edhe të rinj të tjerë. Unë këtu e shoh këtë lloj dinamike të re, këtë lloj dialektike brenda frontit opozitar dhe këtu e shoh edhe shpresën unë. Te ata që mendojnë ndryshe, që po përballen… Edhe gjykoj që një pjesë e qytetarëve do t'i vijë nga mbrapa. Atyre që kanë qenë, qoftë edhe si puna ime, tregon që s'e paskan më këtë punë në dorë”, shtoi Shehi.

7 Komente

  1. D
    Dash rrakia

    Eshte merzit Dash rrakia se nuk e futi PD députét.... O Dash rrakia fol per partine tende se nuk ka asnje antare.

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ccc

      Dinosaur i alkoholizuar

      Përgjigjjuni
      1. a
        arberia

        dashi eshte nga njerzit e rralle te zgjuar ne frontin opozitar

        Përgjigjjuni
        1. f
          fredi

          Dakord mor Dash po kujt i thua atyre zorraxhinjve që shkojnë pas Sali non gratës...PD ka 36 vite që udhëhiqet nga shpellarët....

          Përgjigjjuni
          1. F
            Frrrreeediii

            Po harrove qe Dash rrakia ka 36 vjet qe votohet nga PD dhe nuk eshte i PD .... Si ta kuptoje .......... Ky njeri eshte perfitues me i madhe , se bashku me Fatmir Gerdecin me votat e Qorrave te PD.

            Përgjigjjuni
          2. S
            Shikues ekrani

            Po lodhet kot dhe ky Dashi që i ka ë rënë brirët , duke dalë nëpër ekrane e të na mbushë mendjen që ai është gjallë , madje dhe kryetar partie ! Nuk rri rehat atje në strofkën e tij , duke pirë ndonjë dojio , po del e na prrallis broçkulla si filozof i madh . E njohim karrierën e tij nën hijen e Salës , deri sa e përzumë nga PD-ja dhe krijoi partiçkën e vet private njëlloj si disa kolegë . Engledisu pra me 'të dhe mos u bëj i bezdisur për shikuesit .

            Përgjigjjuni
            1. J
              Juristi pensionist

              Wow, o Dash Rakia, ti flet sikur vjen nga një planet tjetër. "PD, është në tendencë rënje", thua ti. Ku ka PD o Dash Rakia, ajo ka rënë me kohë. Vetëm kryekrimineli i kombit tonë, Sali Shpellar Berisha me ca shqipfolës antishqiptarë kanë mbetur në atë bandë kriminelësh të cilën, ti, akoma e mendon PD. Hajde Dash Rakia, hajde!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje