Dega Cërrik nuk pyet për Berishën, shpall vetë kandidatin e partisë për zgjedhjet e 9 nëntorit

8 Tetor 2025, 09:31Politika TEMA
Dega Cërrik nuk pyet për Berishën, shpall vetë kandidatin e

Dega PD në Cërrikut ka shpallur emrin e kandidatit që do të garojë për postin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor, pa pyetur për vendimin e Sali Berishës dhe degës qendrore në Tiranë. 

Amarildo Hoxha, doktor, sipas degës së Cërrikut, do të përfaqësojë qytetarët e Cërrikut.

Postimi i Partisë Demokratike, dega Cërrik:

Përshëndetje të nderuar demokratët!

Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave

Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëndor  është z.Amarildo Hoxha , një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike.

Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin e qytetit tonë, për besimin e qytetarëve tanë dhe për rikthimin e shpresës që Cerriku meriton.

Cerriku ka nevojë për ndryshim, për frymë të re, për dinjitet të ndershëm e vizionar.

Është koha që Partia Demokratike të Rikthehet si forcë e shpresës dhe e besimit në çdo familje të këtij qyteti !

Kanidati ynë Dr. Amarildo është njeriu i duhur për këtë mision.

Ai vjen nga nga njerëzit , i njeh hallet e tyre, i ka dëgjuar dhe i ka ndihmuar jo vetëm në kohë fushatash , por çdo ditë.

Ka integritet, përkushtim dhe një dashuri të vërtetë për këtë komunitet . Ai përfaqëson tipin e përfaqësuesit që ne duam të shohim: të afërt me qytetarin, të drejtë në vendimmarrje dhe të palodhur në punën

Partia jonë në Cerrik ,ka njerëz të aftë , struktura të forta dhe mbi të gjitha zemrën e qytetarëve.

Nëse qëndrojmë të bashkuar, nëse punojmë me përkushtim dhe me besim , më 9 Nëndor  ne do kthejmë Cerrikun në  ngjyrat e shpresës , në ngjyrat e së djathtës , në ngjyrat e fitores

Prandaj dhe Cerriku do të votojë ndryshimin më 9 Nëndor

10 Komente

  1. d
    drejtesia

    Doktori eshte mire ne pozicionin e vet,ne politike dhe bashki duhen specialiste te fushes,ekonomiste,politikan,etj,kurse mjeku kryetar bashkie bie pre e ujqerve te tjere sado i mire te jete! Nuk ka bazat per menaxhimin e puneve ne bashki,do varet nga te tjeret dhe aty fillon korrupsioni!Njesoj si humoristi te drejtoj bashkine me te madhe ne vend!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Muzaka i Ri

      Po ku e di ti që doktori nuk është edhe organizator i mirë i puneve. Mjafton që të veshë njerzit ne punë dhe mos të rrinë ne FB gjithe diten. Të ndjeke finacat ku shkojne, të mos ikin ne drejtim të pa ditur, kaqë e thjeshte është. Ne kishim doktor presidentin,kryeministrin kaq kohë,dhe shpresojme ta kemi perseri,jo me kryeplakun e Cërrikut.

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zagali

        Mos e beni kete gje se nuk ju le Saliu te kandidoni doktorin. Ai nuk ju do.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Argita orangutangu nongrata hajne

          Po mire , ja qy kari u be kandidat, po pastaj?!

          Përgjigjjuni
        2. P
          Populli

          humoristi e kohen bashkine ne portokalli dhe tallje

          Përgjigjjuni
          1. Analist

            Shume dakort me komentuesin e pare .Mbase nuk ka gje le te jete kryebaskiaku edhe doktor por realisht pozicioni eshte per profesion ekonomi apo edhe Inxhinjeri por.edge doktor po te jete njeri e ben pa tjeter.

            Përgjigjjuni
            1. f
              fjala

              Deri tani neve shqiptareve na kane bere varrin doktorret ne politike dhe gjyqtare e prokurore ne drejtesi. Doktoret duke filluar nga Saliu, Tritan Shehu, ky paçavaurja i covidit Alimehmeti etj kane shkelur me te dy kembet Hipokratin. Ose Hipokrati ka qene palaço si keta, ose keta jane palaço dhe fshihen pas Hipokratit ! Prandaj doktoret e kane vendin per tu sherbyer me dinjitet qytetareve ne shendetin e jetes se tyre. Le ta kryejne mire kete detyre ne se jane te perkushtueshem. Ka specialitete te tjere per te menaxhuar jeten ekonomike te qytetareve. Po ç'eshte kjo pune, terbohen doktoret per detyra administrative ! Apo terbohet Gjin Gjoni veterineri kafsheve qe e beri jurist me plepat e Durresit Saliu qe ka shkelur me dy kembet edhe si hajdut e kriminel ligjet dhe na behet deputet per te bere ligjet si i do qejfi atij! Keto jane absurditete shqiptare qe Sali Berisha i ka ne gjakun e prishur te tij.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emilia

                U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Emilia

                  U shokova kur humba të gjitha fondet e familjes sime në një platformë investimi në kriptomonedha dhe nuk munda të tërheq fitimet dhe investimin tim fillestar. Mendova se i kisha humbur të gjitha kursimet e mia derisa bëra disa kërkime dhe rastësisht hasa në trustwavehackerstech Recovery. Pasi rashë viktimë e një mashtrimi investimi në kriptomonedha, unë dhe familja ime mbetëm pa asgjë kur këta mashtrues na vodhën 212,000 dollarë dhe bitcoin. Patëm shumë fat që hasëm në një listë për Trustwavehackerstech Recovery, një kompani me përvojë të gjerë në fushën e sigurisë kibernetike. Trustwavehackerstech Recovery arriti të rikuperonte të gjitha fondet tona dhe, bazuar në informacionin që dhamë, ato u gjurmuan dhe u raportuan tek autoritetet përkatëse. Unë e rekomandoj fuqimisht trustwavehackerstech Recovery për rikuperimin e kriptomonedhave tuaja. Mund t'i kontaktoni me anë të email-it: [email protected]

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bardi

                    Po shkojme drejte asaj thenies vjeter shkodrane BƆLL ME KEN SHKODRAN SE TANA I BAJN.Boll burr i mire ai veterineri por sndrti gje kur u smuren dhent dhe vinin ne shtepi me topallik.Me qene se partit i gjejne njeriut pune as nje here nuk bejne hair.Ne keshtu u mesuam?I conim ne shkollen e partise e i benim drejtora ,harrojm se keta u duhet te mesohen te kaliten ne pune e me pas coj ne detyra,po sa mbarojne shkollen i cojme ne detyra,habiten e kalojn ne veprime korruptive se u duket qe jane ne rregull,por harrojn qe menaxhimi do pervoj eksperience te dishe te vjelish mendjet e mencur e jo te mendosh se seshte ndonje ustallek per te drejtuar.Po su pergjigje per punen e tjeterit ne vartesin tende tregon qe je nje i pa afte qe nuk dine te menaxhosh institucionin.Pikrishte eshte aftesi te dish si hahen dardhat pas shpines tende,ne te kundert hik e lesho vendin se nuk drejtohet me llafe por me pune e te dish se cbejne vartesi e tuaj ne cdo moment.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje