Dënimi i poetes Mimoza Ahmeti për ndërtim pa leje, Rama sulmon Prokurorinë e Tiranës

15 Nëntor 2022, 20:40Politika TEMA

Dënimi i poetes Mimoza Ahmeti për ndërtim pa leje, Rama sulmon

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Prokurorinë e Tiranës pasi kjo e fundit ka dënuar poeten dhe autoren e disa këngëve Mimoza Ahmeti për ndërtim të paligjshëm.

Rama thotë se çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm, por zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë. Nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë se dosjet për evazion fiskal, pastrim miliona dollarësh flenë në Prokurori e kjo e fundit merret me gjëra të vogla.

“Pas një këngëtari ja edhe një poete, që dënohet me zell nga pikërisht Prokuroria e Tiranës, ku dosjet e denoncimeve nga organet shtetërore për ndërtime të paligjshme për qëllim fitimi apo për evazion fiskal me miliona USD dhe për pastrim të miliona USD, flenë të patrazuara! 

Patjetër që çdo ndërtim pa leje është i dënueshëm me ligj, po zelli milimetrik në dënimin e atyre që e shkelin ligjin në pronën e tyre të bën për të vjellë përballë mosveprimit sistematik të Prokurorisë së Tiranës ndaj atyre që për qëllime fitimi bëjnë shkelje kilometrike”- shkruan Rama.

20 Komente

  1. P
    Prokurori

    O Edi, o Edi ! Prokuroria nuk e di se kush ndërton pa leje. O Ediiiiii............... . Ndërtimin pa leja e referon policia. Ajo plotëson gjithë dokumentacionin dhe bën denoncimin, për të cilin prokuroria është e detyruar të marë një vendim ligjor..................... . Pra kërkoja policisë tënde jo prokurorisë dënimin e poetes dhe të këngëtarit.....

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ekzekutimet e vendimeve

      Me ty jam prokurori...shume i sakte...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Po edhe unë dakord jam me @prokurorin, sa i përket rastit, por ai ka detyrimin të na shpjegojë po për ato dosjet me shkelje kilometrike, që janë dërguar në prokurori nga agjensitë ligj zbatuese si psh, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Drejtoria e Tatimeve, Doganave etj. Këto shkelje të ligjit nuk i zbulon policia, nuk janë detyrë e saj, dhe si pasojë kjo nuk ka se çfarë të referojë në Prokurori. Besoj se për ato të parat e ka fjalën kryeministri. Për ato milimetriket nuk tha, sipas ligjit, mos i ndëshkoni. Këtu flasim për dy standarte në zbatimin e tij dhe jo se kur objekt i saj është një këngërar si psh, Boiken Lako, apo poetja Mimoza Ahmeti. Po me të 'fortët', si i bëhet, sidomos me evadorët fiskalë? Apo për ta, në vartësi të 'zarfit', ka lehtësira ku hyn në fuqi thënia e Hasan Zyko Kamberit: "Atyre, kur u tregon paranë, ters e vërtitin sherihanë", dmth ligjin?!

        Përgjigjjuni
      2. S
        Sofia Sotiliku

        Prok , shumë dakort me ju , por , është një ekip teknik i njësisë bashkiake , që e çon ankesën , në ....deri te ju . Mbase nesër na dalin Moza A . me një takë rozë e një atëlete veshur që e heq këmbën zënë në barë , e , Edi R . me një këmbë zbathur e një takë të Mimës në dorë e një këmbë mbathur . Satirkë ëndërandrash a Satirë ? Nuk do të doja kurrë që ato të mbathura të ishin të këmbyera nga nxitimi por veç të tyret , pra , të A.M e të R.E . E , ato takat , veçmas , veç të Sajat , pra , të këmbësiuadodetyrenatyra , e , ato llustrafinat , veç tuajat si u'a do detyra ..E , ato çizmet veç të atij që ka aftësim , e që ç,vendosi teknikish e mbrin ne ju prokopik .

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Bëjnë të fortët dhe "parimorët" me njerëzit e thjeshtë,por ama dhihen në brekë dhe evitojnë të kapin mafjozët,drogaxhijtë,kriminelët dhe të korruptuarit. Normale.Si prokurorë dhe gjykatës shqiptarë që janë,degjenerimin e kanë në gjak.

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zelli për të marë lek

            @ Prokurori; Policia ja ka dhënë prokurorisë o shoku, ... Edi po thotë për denoncime që flenë në dosjet e prokurorisië, s'po thotë për ato që s'ka kapur akoma policia. Po si prokuror që je, të intereson ta gjesh fajin tek të tjerët, duke mos bërë drejtësi as për ato aq prova që ke në dosje. Po zellin për të kërcënuar e për të marrë ndonjë lek nga viktimat e keni shumë të madh ama, edhe kur s'ka prova në dosje.

            Përgjigjjuni
          2. n
            nji Kavaljer i Vertete si len te dashurat ne balte

            Komplimenti z.Rama

            Përgjigjjuni
            1. L
              Latif Dreqi

              uhh cfare plehre qe eshte mor Zot, cfare mashtruesi ordiner, cfare hipokriti, cfare butaku qe nuk ka piken e turpit, qe i shpeton shurra ne breke nga top channel. Po kush ia beri letrat per ne prokurori Moza Ahmetit?! Inspektoret e tu te korruptuar, hajdute , gjobevenes, frikacake qe gryhen si gjela ndaj te dobteve dhe ikin si qen te pshurrur ndaj te forteve. Mjafton te shohesh sjelljen e zagareve te Erion Velise ndaj fshatareve pleq qe shesin majdanoz.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fajtori.com

                @ Dreqi. Spo mbron as shkelësin dhe as inspektorët. Po shan prokurorinë që nuk çon dosjet e mëdhaja më gjykatë. Po dhe ti o Lato Dreqi do jesh ndonjë vegël e sistemit

                Përgjigjjuni
              2. S
                Satër

                Mirë o toqe mirë! Tani u zgjove ti! Prokurorë e gjyqëtarë kanë vite që dënojë pēr hiç gjë popullin për të goditur ty dhe për të çuar uj te mulliri i saliut që të tregon me gishtë se ke kap reformën(ramaform) kur ti o i pa aftë në tē vërtet ke kap atë të salës!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bora

                  Cfare te besh i vetem z. Rama,korrupsioni ne administrate prokurori,gjykata e kudo ku ne qytetaret perballemi eshte nje tmerr

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Salih

                    Mè vjen keq per Znj. e nderuar Ahmeti, por mè vjen peshtire, jo per prokurorine dhe mender, spaket dhe halet e drejtesise, por per kryeministrin tone, pa bythè...ky vend, kurre nuk do tè kete drejtesi...rrofte reforma....

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vjosa T

                      Kjo eshte nje plage e vjeter mor zotrinje,nuk eshte shfaqur keto vite e fundit,ndaj nuk eshte e lehte te sherohet sepse ata qe krijuan semundjen jane po ata neper gjykata.Ata duheshin fshire te gjithe,pa perjashtim dhe te vendosej nje moratorium per nja dy vjet,deri sa te mundesohej zevendesimi i tyre.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Arden

                      Ou u kujtove me ne fund ti mor palle cari qe nuk duhet zell milimetrik! Po qeveria jote e poshter pikerisht kte ben prej 10 vitesh: deno njerez te thjeshte e pa fuqi dhe u ferkon koken por edhe bolet te forteve. A te qifte gomari me gjithe qeverinr tende te hanemeve!

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tanxi

                        Po prokurorise inuku ja ka cu dosjen oo hajvan se prokurororet nuk dalin ne terren per te pare kush ben ndertime pa leje Debil Muti

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Taulant

                          Plehr ti je sinonimi i ndertimit pa leje. Ti shkaterrove Tiranen bashke me Veliajn bastard.

                          Përgjigjjuni
                          1. l
                            lion

                            Rama ka deshtuar te ndertoje shtetin qe premtoj. Fatkeqesi qe nuk ka opozite. Opozita me meten dhe berishen nuk vjen ne pushtet.

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Semi

                              Shqiperia nuk ka gjyqsor ...ky eshte faktori baze qe ikin njerezit...mire keq dikur te pakten merje nje vendim ...sot nuk ke shans....5 vjet dosja ime fle ne gj adm te apelit

                              Përgjigjjuni
                              1. x
                                xhemal

                                Edhe rama ra ne gracken e propogandes Ligji eshte i barabarte per te gjithe..si per kotec e per kulla..e denimin e marrin ne baze te fakteve ...c'lidhje ka pozita shoqerore? ngjyra e flokeve apo lekures,me universitet apo pa shkolle fare ,krahina,idea,apo kombesia..cdo qytetar qe shkel ligjin duhet te pegjigjet para drejtesise...politizimi i sherben anarkise e padrejtesise...

                                Përgjigjjuni
                                1. e
                                  emigranti1991

                                  Standarte - deshem zoti Kryeminister te vendosnit, ndaj ju dhame Kohe, Kohe Shtese, Kohe pertej cdo standarti demokratik,( tre mandate). Tre mandate, dy standarte kemi prej JUSH. - vdekjen dhe faturat,( do ti paguash) - kuponi tatimor( as nje simite s'te japin pa fature) Mirenjohje!!! por zero efikasitet ne krahasim me vitet qe keni ne qeverisje. Na shkoi mundimi kot. Na varroset shpresen. Arratisja si ne kohen e diktatores komuniste, u rikthye si shteg per te gjetur nje fije "shprese". Asnje i gjalle, nuk mund te jetoj pa SHPRESE. Ju na e fiket ate driten ne fund te tunelit, per shkak se standartet ju a shkurtonin '' duart e gjata" . flm

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje