Sot thotë Kariqët - Kur Berisha fliste për "Klanin e Zemunit", që e bëri aleat të ngushtë!

15 Nëntor 2022, 18:42Politika TEMA

Sot thotë Kariqët - Kur Berisha fliste për "Klanin e

Nga Ylli Pata

Ka një kaos qëndrimsh dhe konceptesh të qarqeve opozitare mbi projektin e madh të Durrësit, i cili njihet me emrin e sipërmarrësit të famshëm nga Emiratet e Bashkuara, Muhamed Alabar.

Vetën në orët e fundit edhe brenda foltores nuk ka një emërues të përbashkët në qëndrim. Njëherë thotë Rama me familjen e tij, njëherë me Bashën, deputeti Agron Shehaj e vulos se është investim i familjes së Muhamed Alabarit, kur ky i fundit i ka dalë zot investimit dhe projektit.

Ndërkaq, PD zyrtare e Alibeajt është më e fokusuar, pasi është marrë me anën ligjore dhe kontraktuale.

Në fakt që opozita të kontestojë një investim madhor në vnd, edhe mund të ndodhë, edhe pse mirë është që kur bëhet fjalë për zhvillime ekonomike të rëndësishme, duhet të ketë qëendrime të moderuara siç ndodh në vende të ndryshme të botës. Ose në Ballkanin tonë. 

Përshembull, Muhamed Alabar, ka ndërtuar një marinë në një vend ballkanik që nuk ka dalje në det. Bëhet fjalë për Serbinë, ku në brigjet e lumit Sava në Beogradin e ri, Emar Group ka ndërtuar Waterfront, një zonë urbane moderne dhe komplekse, çka është kthyer në një fuqi ekonomike për investitorët.

Ndërkaq, në Mal të Zi, është ndërtuar një vepër e ngjashme si kjo në Durrës, e quajtura Porto Montenegro në Tivat, e cila është zhvilluar dhe pronë e miliarderit hungaro-kanadez Peter Munk.

Si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi, askush nuk i ka kontestuar këto vepra, edhe pse atje, si në Shqipëri politika është e ndarë dhe me polarizim të madh. Por në debatin publik në këtë rast ka prevaluar logjika e ftohtë e përfitimit afatgjatë për publikun.

Tek ne nuk është ndonjë gjë e re sulmi ndaj investitorëve, qofshin këto edhe shtete, thjesht për arsye politike momentale. Kështu ndodhi në 2003-n nga Sali Berisha kundër kompanisë franceze Club Med që po kërkonte të investonte në Kakome.

Gjigandi francez u sulmua egërsisht dhe iku nga sytë këmbët, ndërkohë partneri i tij shqiptar u dëmtua shumë, edhe pse ka qenë dhe është një operator me përvojë në turizëm.

Pra logjika e sulmit ndaj çdo invstitori m peshë që afrohet kur Sali Berisha nuk është në pushtet, nuk është gjë e re, e sulmi vijon aq fort sa pala tjetër të kërkojë negociata. Siç ndodhi me turqit  Çalikut, që njëherë u rrëzua kontrata e shitjes së Albtelekomit e më pas u miratua.

Por kurioze është përdorja nga Berisha i emrave “piktoreskë” nga bota serbe për opinionin publik shqiptar. Sot ka nxjerrë në shesh emrat e vëllezërve Kariq, dy biznesmenë shumë të fuqishëm serbë, si pronarë të investimit në Durrës, edhe pse asnjë e dhënë. 

Bogoljub e Dragomir Kariq janë dy serbë të lindur në Pejë që u kthyen në dy prej biznesmenëve më të fuqishëm në Ballkan, ku përveç Serbisë, Kosovës e Malit të Zi, kanë biznese deri edhe në Bjellorusi.

Gjithsesi, disa vite më parë, Berisha akuzonte një politikan shqiptar, i cili në atë kohë ishte deputet dhe ministër i Partisë Socialiste, përkatësisht Agron Dukën dhe vëllain e tij, Armando Dukën, se janë pjesë e “Klanit të Zemunit”.

Një klan mafioz dhe kriminal që u emërtua pasi bizneset i kishte në Zemun, një qytetezë pranë Beogradit, në breg të lumit Danub. 

Kaluan vitet, e “Dukët e krimit” janë jo vetëm aleatë të ngushtë të tij, por edhe pjesë e enturazhit mediatik e lobist. Gjithçka u harrua, siç tha në ceremoninë e firmosjes së “paktit historik” me Ilir Metën se e  kanë sharë njëri tjetrin për arsye politike...

10 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Sa li Berishes i vjen inat per ndertimin e portit te Durresit per arsye se Berisha ja pati taksur vendin ne porto Romano Fazlliçit,mikut te familjes se tij. Me kete kryeveper qe po bene Rama ja ka hequr nga duaret kete pasuri te madhe Saliut. E dyta- eshte se, kjo veper e portit te Durresit eshte nje nga suksest me te medha te Edi Rames dhe Saliu po pullcet qe pse Rama te kete kete sulkse kaq te madh. Saliu,si kriminel qe eshte nuk i intereson se kjo veper do jete ne te miren e popullit shqipetar,por pse ajo nuk eshte sukses i Sali Berishes. Per kete jane hedhur ne sulm Saliu,Meta dhe Alibeu kundra Edi Rames me qellim se ata kane shprese te vijne ne pushtet dhe ta bejen ata dhe merita u takon atyre. Por kurre nuk kane per te ardhur ata ne pushtet.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anna

      Pash zotin kë nuk ka sulmuar Sala.Edhe sikur bossi i Amazon te investoje ketu,ne kohen kur Sala nuk eshte ne pushtet,do ti nxjerre lloj lloj mysebetesh.Edhe te tjeret e Pd-es,jane karagjoze e qesharake,me pyetjet idiote qe bejne.Nivel nen mesatar intelekti,degjon xhevahire,budallalliqe nga me te ndryshme,po që bejne pyetje qe nuk di si ti pergjigjesh,aq idiote jane.Se si mund te jene deputete nuk e kuptoj,por ja qe jane.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bubuzhel Berati i punesuari Berrishes

        Ne PD eshte krijuar nje lloje kulture grabitse duke sulmuar investitoret qe ata te detyrohen ti paguajne pico, haraçe, gjobe , 10 % e me emra te tjere e praktikuar Basha me kerriçin e Fahri Balliut por me investitore te medhenje nuk funksionone forca e tyre eshte e madhe dhe e padukeshme kuptohet nongrata eshte i djegur dhe nuk ka cfare te humbas por te tjeret jane ne listen e heshtur te investitoreve ( Nje shembull : monsieur Jacques. Delors ancien président mbajti fjalimin e pare kur u krijua comuniteti européen dhe ne shenje mirenjohje kerkoje qe fjalimin e shkruar t'ja dorezonte gjashte familjeve te pasura ata qe krijuan comunitetin européenne dhe pergjigja ishte kemi dy dite qe e kemi lexuar Jacques u çudit aty e kuptova thote qe jemi ne sherbim te tyre . Te gjithe karajfilat e PD qe nga ballisti Alibeu do kene sanksionet e tyre bota e biznesit drejtone politiken dhe jo politika biznesin ...

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dakord

          "Bubuzhel" keshtu eshte dhe keshtu duhet te jete. Njerezimi e ka krijuar qeverine per ti krijuar kushte njerezve te punojne te qete. Popujt e sigurojne jetesen duke punuar te biznesi. Keta ushqejne popullin dhe mbushin buxhetin. Qeveria merr parate e tyre dhe rregullon infrastrukturen, ruan rendin nga keqberesit, ndihmon ata qe nuk munden me politika sociale dhe mban ushtrine. Shkurt pra biznesi nuk eshte armiku. Oligarket nuk jane armiku siç i paraqet PD-ja ne kete vend.

          Përgjigjjuni
        2. K
          Këtë avas ka patur , mos e keqkuptoni !

          I ka sharë , denigruar , përgojuar , mbështyrë , në kuptimin e MIRË TË FJALËS , pastaj sikur s’ka ndodhur ashgjë dhe pa u tharë mirë mbështyma , i ka LËPIRË . Nuk e bëri këtë dhe me KARIGETHYERIT ?!!!

          Përgjigjjuni
          1. "
            "BOHOTINA"

            He se ben politike me gjsme sojsezi...

            Përgjigjjuni
            1. S
              Spak

              Grida kurva dhe Buzhala,cfare mbiemri, jane historia e re e Saliut! Edhe Curri i shituri qe eshte ne mes te ireales dhe mitologjise! Cfare turpi edhe per aTop Channel,qe i interesojne vetem parate! Shume PD iste prisnin fair nga Grida,por jo parate me pare dhe pastaj Shqiperia! A ka nevoje Shqiperia per Kosovarin provincial Berat?

              Përgjigjjuni
              1. L
                Latif Dreqi

                Nuk e harron kollaj i biri i Kristaqit se kush e ngjizi komunizmen ne trojet e Arberit. Ka nostalgji per ta ndaj dhe u ka dhene Dyrrahun e lashte. Serbet e kane pasur synim daljen ne det, ne Durres , ja po ua jep kelyshi i Vucic ne tepsi. Mjere Durresi, mjere durresaket te cilet do sherbejne si kameriere dhe sanitate neper haremet dhe tendat e arabeve!

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jugu

                  Po pse nuk thua ti o Pate qe Berisha paska te drejte kur permend serbet qe po perfitojne ne Durres. Une thash se ja fuste kot, por to po e konfirmon qe serbet hajdute, miq te Rames, do perfitojne ne Durres dhe vendallinjte shqiptare te ikin nga syte kembet.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drejtesia e munguar

                    S'eshte hera e pare qe Saliu u kundervihet investimeve qe mund te behen kur nuk eshte ne pushtet.Kujtoni prishjen e marreveshjes per hekurudhen Tiran -Dures qe u kontraktua nga qeveria Nano.Kujtoni tecin e Vlores,ku nuk la proteste pa bere dhe kur erdhi ne pushtet e realizoj (ndoshta e morri pjesen e tij).Pusht aret e ketyre 32-viteve kane shfrytezuar gjithe projektet e diktatures per perfitimet e tyre.(rastesisht doli kur u be sherri per segmente te unazes se madhe neTirane). Qellimi i ture (pusht areve) eshte pasrimi dhe mbreterimi ne Shqiperi.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje