Aliyev në Tiranë, Begaj i kërkon njohjen e Kosovës, Presidenti azer: Dyfishojmë sasinë e gazit drejt Europës

15 Nëntor 2022, 13:31Politika TEMA

 

Aliyev në Tiranë, Begaj i kërkon njohjen e Kosovës,

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev gjendet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku së pari ka takuar Presidentin Bajram Begaj duke folur për thellimin e raporteve dypalëshe. Gjatë fjalës së tij, Begaj kërkoi nga Aliyev njohjen e Kosovës prej Azerbajxhanit dhe mos pengimin e saj në rrugëtimin drejt anëtarësimit në organizatat e rendësishme ndërkombëtare.

Përsa i përket rajonit tonë, i shpreha Presidentit mik Aliyev qëndrimin se Kosova është tejet e rëndësishme për Shqipërinë.

Stabiliteti dhe përparimi demokratik i Kosovës është i rëndësishëm jo vetëm për ne, por për qëndrueshmërinë dhe përparimin e gjithë rajonit tonë.

Ne inkurajojmë qeverinë e Azerbajxhanit që tëmbështesë dhe mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, si nëKëshillin e Evropës apo njohjen e dokumenteve tëudhëtimit të qytetarëve të Kosovës.

Jo më pak i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-parlamentar.

Krijimi i Grupit Parlamentar të Miqësisë mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duhet të ndiqet nga hapa të tjerë, që krijojnë mundësitë për intensifikim të bashkëpunimit mes dy parlamenteve tona”, tha Begaj, ndërkohë që Aliyev kërkoi nga Shqipëria që të mbështesë kërkesat e Azerbajxhanit për sanksione ndaj Armenisë për çfarë po ndodh në rajonin e Nagorni Karabakh.

Aliyev përmendi edhe faktin se Shqipëria është një rrugë kalimi për gazin azer në drejtim të Europës.

Deri në 2027 do të dyfishojmë furnizimin me gaz për Europën dhe ky gaz do të kalojë përmes Shqipërisë”, tha presidenti azer duke shtuar se Azerbajxhani ka sasi të mëdha gazi dhe mund të dyfishohet sasia e gazit që transportohet nga vendi i tij në drejtim të Europës. /abcnews.al

4 Komente

  1. t
    tetovari2

    Je vonë, është dashur bile ta dhjetëfishoni.Me atë marrëveshje që ka bërë Sali hajduti që mos të paguajnë taksa për tranzit të gazit, pasi e ke korruptuar bile aty ka hise edhe spiun Meta-j.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Naim Frashëri

      Punen qe duhet ta bej Ajo Lopa e Kosoves, e ben Presidenti Shqiptar, Dhe Kosovaret thone,- qe sna ndihmon Shqipria.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Bajrami "Ilyre" i kerkon te njohe Kosovistanin kurse Aliu i thote dyfishojme Gazin d.m.th Na jipni dyfishin e parave.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptari

          Dyfishojeni e dhetefishojeni, asgje nuk perfiton Shqiperia dhe per kete eshte kujdesur deri ne fund Berisha kerma dhe Meta qelbesira. Dmth ky tipi nuk tha asgje, as njohje Kosoves, as ndonje perfitim tjeter, madje i keput edhe nje te share armeneve nga shtepia jone. Nuk e kuptoj perse na duhet marrdheniet me te, cfare perfitojme? Asgje deri tani me duket se humbasim prej miqesise me te.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje