
Diskutimet për projektligjin për portin e Durrësit kanë nxitur debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ekonomisë. Drejtuesi i komisionit, Eduard Shalsi, u ka bërë thirrje anëtarëve të Komisionit kryesisht atyre të opozitës, por dhe atyre të PS, që të mos përfshihen në debate personale.
Në një moment ai është përplasur me deputetin demokrat Agron Shehaj të cilit i ka thënë se nuk i tolerohet të bëjë debat dhe të kalojë në fyerje personale, sepse është dhe biznesmen.
“Ka zëra të arsyeshëm te opozita, por ka dhe zëra të paarsyeshme. Të palexuar, të pa aftë. Me demek biznesmen me këtë gjuhë. Të jam drejtuar me respekt.
Do ju rekomandoj një libër, ‘Banaliteti i së keqes’. E kuptoj për disa politikanë që flasin me këtë gjuhë, por edhe ti që je biznesmen të flasësh me këtë gjuhë”, tha Shalsi.
Lini një Përgjigje