
Mbledhja në Komisionin e Ekonomisë në lidhje me kontratën për projektin e Portit të Durrësit, u shoqërua me debate të forta.
Deputeti Edmond Spaho përsëriti disa herë thirrjen për të ministren në Komision teksa mbante fjalën socialisti Erion Braçe.
Në këtë moment ky i fundit i ra për disa herë me radhë tavolinës duke iu drejtuar Spahos që të ndërpresë ofendimet.
Edmond Spaho: Të vijë ministrja
Erion Braçe: E pirdhu. Të vijë ministrja thotë. Për çfarë të vijë, që të shash ti
Edmond Spaho: Nuk e shaj unë. Të japë përgjigje. Ka përgjegjësi penale kjo punë
Erion Braçe: Po boll ore. Do vijë këtu por jo për ta sharë ti. Sa ke hyrë këtu vetëm ke sharë
Erion Braçe: Me gjuhën e Sali Berishës mos hajde më këtu. Po boll ore. E dua ministren që ta shaj
(Braçe i bie tavolinës disa herë)
Spaho u përplas dhe me Eduart Shalsin.
Edmond Spaho: Normale është që këtu të vijnë ta mbrojnë projektin ata që kanë firmosur, ministrja e Financave dhe zv kryeministrja. Ta kalosh këtë projekt me zv sekretaren ë Përgjithshme, me drejtorin e Portit është shumë qesharake. Na e kurseni këtë komendinë se s’kemi nevojë për të. Ne do flasim për implikimet ekonomike financiare.
Eduard Shalsi: në Konferencën e Kryeaerëve është marrë një vendim dhe titullarët më të lartë janë ftuar në komisonet përgjegjëse nuk po bëjmë ndonjë procedurë. E theksoj që tradita parlamentare.
Edmond Spaho: Po ca tradite parlamentare. E kemi dëgjuar pafund. Nëse inceneratorët janë vjedhja e shekullit kjo është vjedhja e gjithë historisë. Hidrauliku i Kryeminsitrisë… nuk është serioze kjo që po bëni.
Shalsi: Të të vijë turp që thua hidrauliku i Kryeministrisë
Edmond Spaho: Unë mbroj interesin e vendit
Shalsi: Me këtë gjuhë aspak etike
Edmond Spaho: Ju jeni hajdutër të paskrupullt e më tregon mua etikën
Shalsi: Gjuhë aspak etike. E kuptoj që ke ardhur …
Spaho: Po vidhni për të ndërtuar pallate, për të shitur Rama pallate.
Shalsi: E kuptoj që e keni humbur qetësinë nuk keni faj është miomenti për të celebruar ardhjen e një investitori të madh
Spaho: Që vjedh bashkë me ju, ju jeni hajdutët më të mëdhenj se atë e keni maskë
Shalsi: Ai që do të të hapë ty sytë si investitor. Kam një kërkesë, mbaji mend këto që po thua. Të paaftë për të analizuar. Nuk është në nderin tonë me akuza e ofendime si ato në hyrje të celjes së disktuimeve
Edmond Spaho: Ju ka shkel Edi Rama me këmbë.
Jorida Tabaku: Nga e dini ju që kemi lexuar apo jo, kërkesa për të thirrur këtu dy ministra është shumë normale, duam të dëgjojmë personat politik që kanë negociuar.
U mami, sa trim ky Erionuciiiii!
Eh medet me bo dhe erioni cubin ky si morr pidhi
Keni të drejtë ju më sipër, trimëria vjen nga shpellat dhe jo nga qytetërimi.
Erioni eshte qytetar prandaj ju bejne pershtypje ju qytetaret .se sdin te shajne dhe te vrasin si puna juaj malok te poshter .ju ka ngel mendia te 97 dhe te sala .injorante te dhunshem .
Erjon Brace Eshte. I. Vetmi. Politikan. Ne. Shqiperi. Qe. Nuk Do. Ta. Dij. As. Per. Kryeminister. Dhe. As Per. Ndonjeri. Tjeter kritikon. Pa. Frik. Dhe. Me. Fakte. Dhe. Jo. Si ju pulat. E. Pd. Qe. Pa. Mar. Leje. Tek. Berisha. Nuk. Flisni Ne. Parlament Dhe. Ne. Banjo. Kur. Shkoni. I. Merni. Leje. Kriminelit Po. Ju Nuk. Jeni Deputet Ju. Jeni. Legena. Se. Nga. Politika. Se. Keni. Haberin