
Kryeministri Edi Rama, nga Dibra ku po mbahet Asambleja e Zgjeruar e PS-së, komentoi dhunën dhe kaosin që kanë shkaktuar deputetët e Rithemelimit në Kuvend.
''Është një moment i rëndësishëm për ne si forcë politike, në vigjilje të një Kongresi, dhe patjetër në një fazë të jetës së vendit që ka shumë gjëra pozitive, po patjetër ka edhe sfida dhe vështirësi që duhen kapërcyer.
Unë nuk kam dashur dhe dëshiroj të shpenzoj kohën e askujt për këtë, por e rimora për të nënvizuar faktin që kjo situatë që të gjithë ju e shihni, është një situatë ku arsyet që thuhen për këtë përshkallëzim të ri të marrëzisë nuk janë ato që dihen.
Arsyet e vërteta pse shqiptarët po ballafaqohen sërish me skena dhe me akte të cilat asnjë familje, asnjë prind, as ata vetë që i vënë në jetë këto akte nuk ia lejon fëmijëve të vet.
S’ka prind në këtë vend që i thotë fëmijës futu nga penxherja dhe pastaj baballarët hyjnë nga penxheret sepse diçka shumë e fortë i shtyn në këto akrobacira qesharake që mund të shkojnë në shfaqjet e Portokollisë por jo në zyrat e tempullit të demokracisë së një vendi si parlamenti dhe kjo lidhet me drejtësinë, ju e patë besoj dje, e ndoqët që gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg që është gjykata më e lartë e të gjitha vendeve evropiane, dhe vendimet e asaj gjykate janë udhërrëfyes për Evropën, shtetin e së drejtës dhe janë detyruese për çdo vend evropian.
Dhe gjykata e të drejtave të njeriut dje nxori vendimin duke praktikisht rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 Janarin'', tha Rama.
Ore i pafytyre qe ke me shume se 10 vhet e kalon kohen Medieve dhe Llogje Parlamentit me nj Jashteshqitje te Njerzmt si sakeh hamuti , nderkohe qe ky popull te votbesoj qe te zgjdhesh Problemet e ktij populli te cilat jane pafund ,o maskara nderkohe qe t po ja shton Problemet sepse ha mut gjithe kohes duke mus ber asgje mne interes te Shqiptareve vec zhurmes mediatike ! E di ky njeri se cila eshte Detyra e tj ne Pushtet ? Ate Cirk Majmunesh pilli bejn akrobaci te tilla duke na injoruar para syve te Botes ,sepse s'ka Shtet , s'ka Ligje ,qe ty etj maskarenjeve ne ate vend s' ka interesuar ndonjiher dhe se kan gjetur nji Qeverri Hajdutesh te Deshtuar o mut ,se s'ta kishn Borxh mor zagar t'na prije ne bese e arrije deri ktu