Deputeti i PS-së: Sjellja e ‘Rithemelimit’ në Kuvend, e papranueshme! Çfarë borxhi i kanë qytetarët për të parë këto lloj sjelljesh?

8 Shkurt 2024, 14:03Politika TEMA
Deputeti i PS-së: Sjellja e ‘Rithemelimit’ në Kuvend, e

Mes kaosit dhe zhurmave të bilbilave u mbajt sot seanca plenare në Kuvend. Deputetët e “Rithemelimit” nuk lejuan sërish zhvillimin e punimeve në Kuvend.

Në një intervistë në emisionin “Tirana Live” në ABC News, deputeti i PS Lavdrim Krrashi foli për seancën e mbajtur këtë enjte në Kuvend. Sipas tij sjelljet e opozitës nuk janë aspak normale. Gjithashtu shtoi se përçarjet e brendshme opozita i ka përcjellë në Kuvend.

“Në një moment mes të gjithë kaosit që ata bënë në seancë plenare, një nga deputetë tentoi të fliste dhe respekti që u dëgjua nga deputetë të mazhorancës ishte i mahnitshëm.

Duken që deputetë nga Serbia kishin informacion ndryshe, pra edhe në opinionin publik në rajon, është vënë re një sjellje e tillë. Pasi mund t’i vendosim çdolloj emri vetëm një sjellje normale nuk mund ta vendosim.  

Çfarë borxhi i kanë qytetarët shqiptarë për të parë këto lloj sjelljesh? Pra fjala që e përshkruan më mirë mund të them ‘kaos’ pasi është një situatë anormale.

Është qartësisht një qasje tjetër, ne mund të bëjmë njësoj si ata, por kjo nuk është në interesin e Shqipërisë. Ne kemi parë skena të turpshme, këtë kaosin apo luftën civile që e kanë mes tyre po e përcjellin edhe në Parlament”, shtoi ai.

4 Komente

  1. S
    Shkembi

    Problemi eshte fare i thjeshte. Zbatoni ligjet e shtetit shqiptar dhe frenoni cmendurine fashiste te ketyre qelbesirave.

    Përgjigjjuni
    1. n
      na enjtet o palaço njerez me keto fé qe jane maska

      Vlonjatet e pane idhullin e tyre Bujar Lesken qe mori tre universitete per 6 muaj me diplome?! E, more vlonjate : sa here dualt e u betuat se sali berishen nuk do e pranonit, ai erdhi dhe i ra te fikte para Ismailit , nga gezimi qe pas vrasjes ju sundoi perseri; interesant çfare mileti ka ky vendi yne; i shkerdhen saliu dhe e duan!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sokrati

        Është një anormalitet i shëmtuar, i dëmshëm, i papranueshëm, i qëllimshëm, i turpshëm dhe një sabotim i hapur i institucionit më të lartë shtetëror. Ky akt i shëmtuar është vepër e njerëzve të kaosit, që ka për mbulesë një emër partie, e cila të njëjtët veprime ka bërë që nga fillimi: dhunë institucionale, brutalitet, arrogancë, imoralitet, vjedhje, shkatërrime dhe nuk mund të ndërrojë kurs tani, që është në konsumim total shpirtëror, fizik dhe mendor. Vetëm zbatimi i ligjit shëron çdo plagë! Kuvendi, vendi që harton dhe miraton ligje për çdo institucion, për të gjithë shoqërinë, nuk ka ligje ndëshkimi për veten e vet, por na paska një rregullore prej lecke, që tallin menderen horrat si saliu, nuli, gardhi dhe sharlatanët, që ushqehen me taksat e këtij populli të pafajshëm... Ky nuk është parlamenti i përfaqësuesve të popullit, populli nuk shikon asnjë të mirë, asnjë vlerë, kur nëpërkëmbet, fyhet, ofendohet dhe dhunohet shumica, gardistët në krye të detyrës dhe horrat krekosen, ndërsa janë gati të sulmohnë edhe shtëpitë e kundërshtarëve politikë! Jeni vëllezër, o të mallkuar! Kur do ta kuptoni? Kjo sjellje prej rrugaçësh u lë vetëm në batakun ku jeni futur, në batakun e qelbur.

        Përgjigjjuni
        1. a
          anti anarkisti

          Shpellorët e PD dhe VV në Kosovës vetëm rrugaçërinë, dhunën dhe ulërimat e gomares i njohin dhe lavdërohen me veprime idiotike deri në dëlire. Do shuhen shumë shpejt si "shurra e pulës”.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje