Përçarja brenda demokratëve, Basha: Të bëjmë armëpushim dhe strategji të përbashkët opozitare! Urdhrat nuk jepen nga kati i tetë

8 Shkurt 2024, 12:26Politika TEMA
Përçarja brenda demokratëve, Basha: Të bëjmë

Sali Berisha ka thirrur në 20 shkurt një protestë, por ajo që është e sigurt është fakti që Lulzim Basha dhe deputetët e tij nuk do të marrin pjesë. Një fakt të tillë e ka konfirmuar vetë Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu, duke thënë  se qëllimi i asaj protestë nuk është rrëzimi i qeverisë, por për të treguar se kush është “opozita e vërtetë”, e nga ana tjetër hodhi sulme të ashpra në drejtim të Sali Berishës.

Teksa lufta brenda Partisë Demokratike vijon me tone të ashpra mes palëve, Basha bën thirrje për armëpushim dhe i propozon grupit tjetër që të ulen e të hartojnë një strategji opozitare.

“Nëse donte të bënte kush protestë, duke përfshitë gjithë aksionin opozitar, kjo s’bëhet duke fol nga ballkoni i ‘papës’. Kjo bëhet duke u ulur duke thënë ca do bëjmë bashkë, si do e bëjmë, ca do bëjmë pasi të mbarojë protesta, për ca arsye do protestojmë, kush do na bashkohet.

Nuk kanë bërë asgjë prej këtyre, japim urdhrat nga kati i tetë dhe pastaj dalin njerëzit atje dhe fillojnë në vend se të merren me qeverinë, merren me PD. Dolën sot na thonin tradhtar se kërkuam që ti japin para Kosovës për mbrojtjen.

Kjo është mënyra për të treguar sa njerëz kam unë, sa njerëz ke ti. Nëse duan të bëjmë gjithçka për të ngritur njerëzit në protesta duhet të hartojmë një strategji që harxhon energji lufte me njëri-tjetrin, të bëjmë akt armëpushimi me njëri tjetrin. Protesta është mjet i domosdoshëm, por duhet të jesh serioz me shqiptarët, hajde në protestë ndërkohë betejën brena vetes i hedh benzinë çdo ditë”, tha Basha.

 

Lini një Përgjigje