Deputetja e mazhorancës, Spahiu: PS-PD do kenë konsensus për “Territorialen” dhe “Zgjedhoren”

11 Nëntor 2025, 21:05Politika TEMA
Deputetja e mazhorancës, Spahiu: PS-PD do kenë konsensus për

Deputetja socialiste, njëherësh nënkryetare e Kuvendit, Klodiana Spahiu, shprehet besimplotë se Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale do të ketë konsensus dhe se PS dhe PD do të adresojnë të gjitha rekomandimet lidhur me këto dy reforma.

Gjatë një interviste për “Tema e Ditës” nga Arbër Hitaj në RTSH, ajo theksoi se bashkëpunimi mes palëve është thelbësor për të avancuar procesin dhe për të ruajtur vizionin e Shqipërisë drejt BE-së.

“Nuk mendoj se nuk do të ketë bashkëpunim. Qëllimi që u votua në mënyrë unanime tregon që duan t’i çojnë përpara këto dy reforma. Duke parë dëshirën që kanë anëtarët e këtyre komisioneve për të çuar përpara besoj se do gjendjet një e mesme dhe dakordësi nga dy bashkëkryetarët. Qëllimi ynë është që në të dyja reformat të kemi një pasqyrim sa më të mirë të gjithë rekomandimeve që kemi pasur sidomos asaj zgjedhore të OSBE/ODIHR-it. Jam e sigurt që do të kemi bashkëpunim pasi nëse nuk kemi këtu ndahet edhe vizioni për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Spahiu.

 

Lini një Përgjigje