Nga Ylli Pata
Zgjedhjet e pjesshme të së dielës pa Tiranën nuk e patën, as nuk parashikoheshin ta kishin rëndësinë e vëmendjen e madhe mediatike, si dhe të elektoratit.
Megjithatë, për politikën, sidomos për aktorët e rinj, një rast i tillë është një mundësi e rëndësishme “stërvitjeje” në një fushë ku të mëdhenjtë kanë fuqinë kryesore.
Sidomos, në rastin kur PD e Sali Berishës nuk tentoi të dalë në betejë, duke e lënë fushën bosh. Në këtë rast, opozita e re kishte shansin për të hyrë në lojën reale të luftës politike, duke gjetur mundësinë e një koalicioni apo aleance në territor. Një aleancë, e cila krijohet nga aktorët lokalë, sidomos kur kemi të bëjmë me bashki relativisht të vogla, ku hapësira e manovrimit është më e madhe.
Ka të drejtë Lefter Maliqi, një aktor i rëndësishëm në qarkun e Beratit, i cili e ka treguar se ka nxjerrë dhe marrë një përfaqësim komunitar atje. Kjo nuk vlen vetëm për Beratit, por edhe Vlorën, ku pati në lëvizje të çorientuar politike, si dhe në Mat e Tepelenë.
Opozita e re, përkatësisht partia Mundësia e Agron Shehajt dhe ajo e Adriatik Lapajt, kanë rënë literalisht në grackën politikë qu ju ngriti Sali Berisha.
I cili, i gjendur në tharjen e vazhdueshme të terrenit politik rreth tij, po edhe zjarrit të madh që i vjen nga drejtësia, është detyruar të luajë me intriga të vogla dhe provizore, duke mos e pasur komoditetin e një strategjie jetëgjatë politike.
Me një lëvizje krejt të thjeshtë Sali Berisha i futi në grackë Shehajn e Lapajn, duke ofruar si kandidat Florjan Binajn, i cili u përkrah menjëherë nga dy aktorët e rinj.
Një akt politik që rezultoi në boshllëk pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por që në vetvete nuk se përbën një mëkat të madh.
Nuk ka asnjë problem nëse partia e madhe, përkatësisht PD imponon një kandidat të parapëlqyer, siç është rasti i Binajt, por problemi qëndron në arsyet e një bindjeje “të verbër” nga partitë e reja.
Të cilët, votat që morën më 11 maj, i patën pasi ata dolën në fushatë si grupime kundër establishmentit të vjetër. Ndërkohë që logjika e rreshtimit me një të fryrë të bilbilit nga vendimet e establishmentit, nuk është gjë tjetër veçse një miopi politike.
Madje, aktorët në lojë shkuan edhe më larg, duke u rreshtuar apo hyrë në debatin publik jo thjeshte në software-in e praktikuar nga suita e Sali Berishës, por edhe në hardware-in e tij.
Deklarimi i Adriatik Lapajt për vrasjet e 21 janarit, në fillim dukej e ishte rastësor, apo një lajthitje momentale. Ekzaktësisht Lapaj, deklaroi se kishte informacion se Aleks Nika është qëlluar nga një predhë që nuk vjen nga armët e Gardës së Republikës. Një deklaratë e bujshme që nuk mori vëmendjen e duhur, vetëm si pasojë e një inteligjence brilante të Mark Nikës, xhaxhait të Aleksit, i cili ndodhej në një emision me Lapajn.
Me një qetësi olimpike, avokat Nikaj, e ftoi Lapajn të kthjellohej e të reflektojë, gjë që kreu i Shqipëria Bëhet e realizoi menjëherë, duke mos insistuar në broçkullën e tij. Por parë me vëmendje, përmendja e “bombës” së “vrasjes nga turma” nuk ishte gjë tjetër veçse një kod i lashtë për të komunikuar me Berishën.
Nga ana tjetër, edhe Partia Mundësia e Shehajt, nuk luajti gjithashtu protagonizmin e pritshëm në një rast i rëndësishëm edhe pse jo me rëndësinë siç kanë zgjedhjet e përgjithshme.
E gjithë kjo skenë, edhe të mos ta kishte yshtur Sali Berisha, sërish përbën një batak, ose së paku një shans i humbur për të quajturën opozitë e re. E cila ju ofrua menjëherë prurësit më të parë që vinte nga doktori.
Një koalicion me Sali Berishën nuk është aspak një zgjidhje denatyrale për çdo parti që është pjesë e spekrit, qoftë për pragmatizëm, qoftë për strategji apo taktikë.
Por në realitet kjo lëvizje nuk bën gjë tjetër veçse humb avantazhin politik që krijuan më 11 maj, duke marrë fetën anti-establishment të elektoratit. Kurse tani jemi kthyer në supën e vjetër “Selanik e tatëpjetë”, gjë që nuk se nuk parashikohej.
I vetmi që i rezistoi kësa gracke ishte Arlind Qori, i cili nga ana tjetër ka edhe një koracë ideologjike të shkëputur nga PD, si pasojë e një lineimi majtist, çka e justifikon lëvizjen. Por përtej kësaj, rreshtimi politik që bëri në Tiranë ishte i thjeshtë dhe shumë ii qartë. Rikandidoi për kryebashkiak, duke vendosur kështu një tjetër “kavanoz” në radhën e gjatë të politikës. Një rrugë problematike, por që ka rezultuar efikase pë rata që e ndjekin. Madje nuk është fare e thënë që radha të vazhdojë të jetë e gjatë.
Ka shumë shembuj, kur kjo radhë ka rezultuar edhe më e shkurtër se ç’mendohet. Por koherenca ka rezultuar se është një armë politike shumë frytëdhënëse, pasi mbetet në mendjet e njeëzve të cilët do të votojnë.
Opozita e re e Shehajt e Lapajt, sipas të gjitha gjasave e kanë refuzuar me bezdi këtë armë të vjetër, me padurimin për të hyrë në radhën e Berishës. I cili, duket i nxori për fare. Por siç ka thënë njëri, “s’keni parë gjë akoma”, e më e rënda pritet me reformën zgjedhore…
I Nderum Z.Pata:Pse paskemi Opozite te Re ne Shqiperi??Po si nuk e ditkam mor Jahu??? Po kush jane keta te "Opozites se re"????????????A...ja me "Fale"::Keta qe jane Bythe e Breke me Berishen???kETA NUK JANE oPOZITE::KETA JANE " Laro-Berishjane"...ha..ha..ha...na Z.Pata...edhe une "Katunari" qe nuk kame Haber nga Politika....kame gjetur disa Fjale te reja per Fjalorin e Pasur Shqipetare:Si.psh...."Laro-Berishjane".....Fatmir Mediu Kalamidhja?? Ilir Meta..Scrapi.....he tani kame nje "Problem" z.Pata..si tja Beje dhe c´fare Emri te ri te gjej qe Monika Kryemadhi ka Prere gjysmen e Pickes ne nje Klinike ne San Marino???Tani edhe une si i Ri qe jame ne Gjuhesine Shqipetare kame "Mangesite e Mija"...ha..ha...c´fare Gallate kemi kendej nga Rrushbulli,,,,,,......kemi shume te reja por nje Gje nuk kemi:OPOZITE TE RE...
Ne Shqiperi nuk ka opozite, ajo eshte zevendesuar nga nje sekt maskarenjsh bythelepires te Saliut, si Gjekmarkaj p.sh.
Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.
Rashë viktimë e hajdutëve që paraqiteshin si ndikues dhe tregtarë kriptovalutash, të cilët vodhën miliona USDT nga kompania ime. Pavarësisht se iu luta atyre dhe përfshiva autoritetet, nuk munda t'i rikuperoja fondet. Pastaj iu drejtova "specialistëve të rikuperimit të aseteve", por ata kërkuan vetëm tarifa të pafundme pa rezultate. Përfundimisht, hasa në diskutime rreth Trustwavehackerstech (TWHT) në një forum ku njerëz nga vende të ndryshme ndanin se si i kishin rikuperuar paratë e tyre të vjedhura. Edhe pse në fillim hezitova, i kontaktova nëpërmjet Trustwavehackerstech2 @ gmail com. Pas shumë sigurish dhe provash, pranova kushtet e tyre. Për lehtësimin tim, TWHT rikuperoi me sukses çdo qindarkë që humba. Ata ishin profesionistë, të besueshëm dhe efikasë në kohë. Po e shkruaj këtë vlerësim për të ndihmuar të tjerët të shmangin mashtrimet dhe të dinë se ka ndihmë të vërtetë atje. Ndarja e kësaj mund të shpëtojë dikë tjetër nga rrënimi financiar.
Tallu , Z. Pata , tallu ! Dhuron edhe ndonje leksioni bamiresie si merakli I madh qe je per ruajtjen e ekuilibrave mes dishepujve te Ramiz Alise . Dhe mire e ke , se teatri Po behet fare pacavure . Daullet e 9 Nentorit e thane kete , Jo une .
OPOZITA KA RA NE HUMNERE DHE JO NE GRACKE ME MIRE NJE FUND I TMERRSHEM SE NJE TMERR PA FUND
Agron Shehaj e Adriatik Lapaj behuni bashke vetem me njeri tjetrin, qendroni në mes. OPOZITE TE RE As djathtas as majtas. Dhe jini optimistë!
O Mero Gelboqja boll po te durojme ty shkerdhate, por cfare taksirati kane qytetaret te degjojne bolshevikun e PS Ylli Biben .
Mona ka një emër, Çizmja!
Llapaj llapaqeni Saliut dhe Shehaj pasardhesi i krimineleve ballist jan pjell e kriminelit Sali mut Berishes. Asnje iluzion mos kini!
Po ca opozite te re mer jahu,u mashtruan ne 11 Maj shume njerez,por tani edhe me budallai e kuptoj qe keta drejtuesit e tyre jan mutrit e Sali Hales.