Gazetari: Vrasjet e 21 janarit, me urdhër të Berishës. Do merret i pandehur

11 Nëntor 2025, 19:09Politika TEMA
Gazetari: Vrasjet e 21 janarit, me urdhër të Berishës. Do merret

Ish-kryeministri Sali Berisha do të përballet për herë të parë me SPAK, më 14 nëntor, gati 15 vite pas krimit shtetëror të 21 janarit, ku u vranë 4 protestues në Bulevard.

Lidhur me këtë gazetari Adriatik Doçi, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se Berisha është përgjegjësi kryesor dhe ka dhënë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesve në 21 janar.

"Unë besoj që Berisha është arkitekti i 21 janarit dhe do të merret i pandehur nga SPAK, por s’jam i bindur për vrasje në rrethana cilësuese apo për pengimin e të nxjerrjes së të vërtetës. Ato vrasje janë shpallur në mënyrë të turpshme nga drejtësia në Shqipëri si vrasje nga pakujdesia. 

SPAK është në kushte komode për të bërë drejtësi. Unë kam bindjet se vrasjet janë bërë me urdhër të Berishës. Pyetja që shtrohet është a do ta provojë SPAK se kush e ka dhënë urdhrin edhe pse unë dyshojë se e ka dhënë Berisha.

Ka një audio përgjim ku Ndrea Prendi urdhëron vartësin që të qëllojë ndaj protestuesëve dhe kjo e fundos Ndrea Prendin sepse kjo është para rrezikut që të dënohet me burgim të përjetshëm. Ai duhet që të tregojë para hetuesve se nga e mori urdhrin. Ndrea Prendi dhe Agim Llupo duhet që të dëshmojnë", tha ai.

Doçi tha se Berisha fshiu provat për ngjarjen e 21 janarit, ndërsa theksoi se SPAK mjafton që t'i referohet deklaratave që Berisha ka bërë për të vënë drejtësi lidhur me këtë ngjarje.

"Po prapë Berisha nuk shpëton nga 21 janari sepse ka penguar edhe drejtësinë, ku gjëja më e rëndë është fshirja e pamjeve filmike në serverin e kryeministrisë dhe kjo është konfirmuar nga ekspertiza e FBI dhe refuzimi i urdhër arresteve ndaj gardës.

Sali Berisha bëri një grusht shteti duke mos njohur organin e akuzës që lëshon urdhër arrestet. SPAK mjafton që të marr ndryshimet e qëndrimeve që ka mbajtur Berishës nga 21 janar deri në 2016, sepse tha janë vrarë me çadra pistoletë, pastaj tha nga garda sepse ishin brenda murit rrethues dhe më pas tha se unë do kisha vrarë edhe Ramën, pra e ka pranuar vet vrasjen" tha gazetari.

17 Komente

  1. M
    Me thone sali berisha mue o budallenj

    Keshtu besojme te gjithe ne,por si mendon dumdumani qe ka 14 vjet dridhet nga frika e kriminelit sali me cecenet e tij

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !

      Te gjithe jane fajtore: 1) Ilir Meta , dalja e videopergjimit dhe bllokut te tij te korrupsionit beri qe te zhvillohej protesta. Me pas videopergjimi u hodh poshte ne menyre qesharake, Pse nuk kerkohet rihapja e asaj ceshtje ? 2) Rama , organizoi protesten. Ok mire beri. Por pse nuk e drejtoi sic duhet ? Kur situata u rendua dhe ai e dinte qe Saliu ishte gjakatar , le te kerkonte te mbyllej protesta dhe te largoheshin njerezit dhe te shpetonte jeten e tyre. Ne vend te kesaj , u fsheh vete ne pallatin perballe dhe shikonte nga xhami se si dhunoheshin njerezit e tij te braktisur ne meshire te fatit. Dhe me pas ne 2013 beri aleance me Ilir Meten dhe perdhosi gjakun e 4 protestuesve. 3) Sali Berisha drejtoi dhe urdheroi gjakderdhjen dhe pastaj u tall me historine e cadrave pistolete dhe stilolapsave pistolete.Por ajo qe beri Saliu pritej , ne 97 u vrane mijera njerez dhe asnje gjemb nuk i hyri ne kembe. Sali Berisha edhe mund te denohet nga Spak. Pastaj me avokatet e tij do kerkoje pezullim denimi per shkak te moshes mbi 80 vjec. E do rrije arrest shtepie duke bere konferenca nga ballkoni. Mjere ata 4 qe iken dhe familjet e tyre , por askush nuk do tia dije per ta.

      Përgjigjjuni
      1. Drejtesi e Munguar

        @@@bERISHA LE TE jete 80-te dhe 90-te vjece..Ai duhet te DENOHET..sepse pa Urdherin e tije ASKUSH nuk do te Hapte Zjarre.. 1-Ne Gjermani..para dy vitesh eshte Denuar nje Gradian ..per Ndihme ne Shfarosjen e Roberve te Luftes gjate Luftes se Dyte Boterore..dhe ai ishte 98-te vjece..Nje Shtet qe do qe te Behet Drejtesi e bene..si dhe nese ka Prokurore apo Gjyqetare qe kane Principe Morale dhe Integritet ne Profesjon e bejne kete..pyetja eshte:Pse ne Shqiperi nuk Denohet Berisha???Meta bene Palester ne Burge??Ftamir Mediu??Ect:::TE GJITHE ATA QE KANE KRYER kRIME..

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nesër avazi

          Sa per djeni; per vrasje bën burg. Ndersa per vjedhje denohet me arest shtepie per shkak te moshes.

          Përgjigjjuni
        2. S
          Saliu ka marre fund me turp spektakolar

          Saliu eshte i mbaruar tashme ne syte e popullit, perfshire edhe votuesit e tij qe e dine mire qe ai eshte vrases, zjarrvenes e plackites.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Patronazhisteve cekic ballit.

            Ne syte e popullit Saliu nuk eshte i mbaruar aspak. Gezon shendet te plote qe ne ate moshe shumica e popullit jane ne varr. Kryetar partie, po. Deputet , po. Miliarder, po. Femijet e tij, po ashtu miliardere. Populli e di shume mire qe ai eshte, vrases, zjarrvenes e plackites. Per kete ja dha votat para 13-14 vitesh Edi Rames. Qe te vinte drejtesine ne vend. Cfare beri Edi Rama? Asgje. Biles u be edhe vete me mut se Saliu. Tani populli shtron pyetjen, perse duhet te mbaje ne krye nje mut ?! Mut per mut, atehere do ishte me mire nje mut me i vogel se Rama, qe ne kete rast u be prape Saliu.

            Përgjigjjuni
        3. b
          bum bum

          Allah, Allah, cfare s'te degjojne veshet. Ka bere Kryeministri grusht shteti thote gazetari i shquar Doci. Ja, e beri, ja e fitoi, dhe cfare do behet pasi fitoi "grushtin e shtetit" ? Do behet Kryeminister Lezo i i cike o gazetar crae eshte "grushti i shtetit" dhe mos fol marrezira.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Munika

            Ky me duket se do marre me vete edhe drejtesine qe I fshehu shume nga krimet.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Prostitucion SPAKu

              Thjesht po shtyjnë kohën deri sa ta marrë Perëndia.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Svetllana

                Nese arrestohet kreu i agjentures serbo-greko-ruse ne Shqiperi, per mendimin tim, trupat e Putinit i keni ne Bulevardin Deshmoret e Kombit" dhe Bulevardin Ahmet Zogu, Mbreti Shqiptareve".

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dielli parë

                  Svetllana,para se gjithash ke një emër nscional rus,pra jo fetarpor nacional rus,andaj ke merakun e forcave ruse për të zbarkuar në Bulevsrdin e Tiranës.Por mos u gajle aq shumë se ato janë prezentë në një mënyrë tjetër të terthort,përmes Serbisë që dirigjon çdo gjë në Shqipëri,pasi përmes agjentëve të saj shkatërroi Ushtrinë Shqiptare,ekonomin e së fundmi edhe bujqësin e tani u shet miell e mister kancerogjen.E keni në pushtet njeriun e Vuçiqit,mos i ankoni ata që nuk janë në pushtet por largon krye agjentin serb.

                  Përgjigjjuni
                2. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                  Serveri i fshirë, mund të rikthehen materialet,në pamundësi kur është server tjetër ,ose me fjalkalimin e Berishës. Sa "vështirë "të hapësh një fjalkalim !!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    U

                    Kush do ta bej drejtesin,banda berishiste ne Spak qe luftoj deri ne gjjykaten e lart per te mos e mar ceshtjen per hetim? A nuk ishte prokurori Shehu qe po "heton"Saliun i cili kundershtoj e dosjen e 21 Janarit ne gjjykaten e lart? As nje iluzion,kriminelet e Saliut ne Spak nuk mund te denojn kriminelin Sali,shefin e tyre.

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Real

                      Edhe ky me nder gazetaruc,eshte bere me bedel se edhe vete me nder Ai avokati, Idajet.

                      Përgjigjjuni
                      1. f
                        fjala

                        Me kane bere shume pershypje sonte dhe mbreme disa jurist qe kisha respekt si Kthupi dhe njje yjeter tek report tv qe pasi Meçe dha gjithe argumentat ata buzeqeshnin hde nuk idhte ketu se po te ishte keshtu ishte mire se mendonin se nuk donte ta zbardhte spak, por dhane argumenta qe ka shume vjet dhe nuk mund te zbardhet edhe nje ish prokuroire keshtu shprehej. Habi e madhe , kaq idiote e quajne popullin keta juriste?! Ta theme kush e ka dhene urdherin. 1-Thi gardistet qe u eshte provuar plumbi dhe pushka qe vrane 4 qytetaret. 2- pyeti kush e dha urdherin dhe paralajmeroi qe ne se nuk tregojne do denohen me jete burg. 3- Thirr Ndrea Prendin dhe pyete, kush e dha urdherin dhe po nuk tregon paralajmeroje me jete burg. 4- thirr ate qe fshiu serverat dhe paraljmeroje qe po nuk tregoi kush dha urdherin denohet me jete burg. Pastaj gjithe materjalet dhe fjalimet e Saliut qe ka pohuar vete ne tv qe do vriste dhe Edi ramen dhe 3 mije te tjere Ja kaq e thjeshte. Aa, nuk duan, prokuroret dhe Dumani! Ateher le ta zgjidhin vete te afermit e 4 qytetareve me prokuroret dhe gjykatesit qe mbulojne krimin se boll duruan 15 vjet. Kaq e thjeshte eshte ju juriste ne tv e Denisit report tv qe faqe tregohi burra te mire ne raste te tjera dhe tani qe ja kane rrethose Saliut, po beni idiotin dhe jeni shume te poshter dhe te rrezikshem per shoqerine ju.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Trimi

                          Po cfar prova duhen!!! Saliu e pohoj me gojen e tij qe dhe ty do te kisha vra i tha rames, dhe prokurores se atehershme i tha rrospie, ai ne ate koh e dinte veten mbret te Shqiptarve mund te bente cfar te donte ai.u fshi severi- po kush e fshiu? sigurisht Saliu ai kishte akses nuk erdhen protestusit brenda e fshine. Nuk ka qetsi pa u denuar zullumet qe ka bere ai.

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berti

                            Neqoftese dhe kete here Berisha nuk merret i pandehur per 21 janarin atehere besimi ne popull per drejtesine e re zerohet dhe keto institucione duhet te shkrihen !

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje