
Në Kryesinë e Kuvendit nuk është dorëzuar asnjë emër kandidatit për t’u zgjedhur President as në raundin e tretë. Në tre raundet e para që tani konsiderohen të djegura, Presidenti zgjidhet me 84 vota. Në dy raundet e fundit, do të mjaftojë një shumicë e thjesht prej 71 vota për zgjedhjen e tij.
Ndonëse deri tani nuk kanë nxjerrë asnjë emër si kandidat potencial, radha është te PS, e cila i ka votat të mjaftueshme për të përcaktuar kreun e ri të shtetit.
Si zgjidhet presidenti i ri
10 maji është data e konsideruar si nisja e procesit të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ndaj maksimumi brenda gjysmës së dytë të qershorit do të kemi një President të ri Republike. Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Domethënë në rastin konkret maksimumi duhet të ishte data 24 maj, pasi mandati i Metës mbaron më 24 korrik.
Tashmë është koha e propozimit zyrtar të kandidaturave, një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë. Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për Presidenti. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota. Raundet nga njëri tjetri duhet të zhvillohet brenda 7 ditëve, që do të thotë se Presidenti i ri i Republikës maksimalisht në gjysmën e dytë të muajit qershor do të jetë i zgjedhur, duke qenë se data e fillimit të procesit është konsideruar data 10 maj. Votimi për secilin raund bëhet i fshehtë dhe pa debate.
Lajm i mirë për gazetarët dhe partit politike në plan financiar pasi e kanë patur më të lehtë të mbushin faqet e gazetës., deri në fund të vitit., do kemi material me bollëk kushtuar Presidentit të Ri.