Dhuna dhe kaosi nga PD, deputeti i PS: Kanë kaluar çdo cak, nuk ndodhte as në 1992, të ndajnë mendjen nëse e kanë me ne apo me drejtësinë

8 Tetor 2024, 13:15Politika TEMA
Dhuna dhe kaosi nga PD, deputeti i PS: Kanë kaluar çdo cak, nuk

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj tha se opozita ka kaluar çdo cak me qëndrimet e saj në këto muajt e fundit.

Duke folur në “Shqipëria Live” në Top Channel ai tha se disa veprime të opozitës nuk kanë ndodhur as në 1992.

“Policia u vetëpërmbajt dje. E kemi parë në këtë vend që protestat shpesh herë kanë marrë drejtime të ccuditshme. Protesta e djeshme kishte qëllim shumë specifik.

Një nga problemet kryesore që ka opozita është që harron qëllimin e saj. Nuk mendoj se opozita e ka ndarë mendjen nëse është protestë ndaj qeverisë apo ndaj drejtësisë. Dje janë kaluar ca caqe që nuk janë kaluar as në 1992”, tha Xhafaj.

Sipas tij “kurrë ndonjëherë nuk është goditur ndonjë deputet që rrinte ulur, sicc ndodhi pak muaj më parë; nuk është qëlluar kurrë ndonjëherë një kryetare Parlamenti me dru.

Dhuna është pikësynimi, nuk është rezultante. Së treti është futja me forcë në zyrën e grupit të PS për të kërkuar një përplasje fizike dhe së katërti është skena që ndodhi të enjten e shkuar kur u sulmuan fizikisht ministrat”.

2 Komente

  1. P
    POPULLORE KAVAJSE .

    O PD , O MAVRI ; SA TA KESH SALINË TI; NUK KA ZOT , S’KA PERENDI ;’ QE JU S’JELLË NË QEVERI .

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      Moderatorja Sidorela Gjoni ve ne pozite te veshtire Xhafajn ku kishte thirrun pederasin Lela pispiruqen e Metes e katunarin e elbasonit. Sidorela vazhdon ne sherbim te Foltores.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje