Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur rreth zhvillimeve të fundit mes opozitës dhe mazhorancës.
Përjashtimin e 19 deputetëve të grupit Berisha-Bardhi pak ditë më parë pasi nuk lejuan zhvillimin e seancës plenare, e krahasoi me përjashtimin e 3 ose 4 deputetëve në seancat kur janë hedhur flakadanë.
Sula gjithashtu tha se edhe ditën e nesërme do të vijojë me aksionin opozitar në Parlament.
“I bëj një thirrje shumë të sinqertë kryeparlamentares Nikolla dhe atyre anonimëve që firmosin për përjashtime, herën tjetër të na përjashtojnë njëherësh e të bien rehat. Kjo kryetarja shqetësohet aq shumë se po thonë dy fjalë kolegët e mi, se nuk bënë asnjë veprim të dhunshëm. Kur hidhnim flakadanë, 3 veta përjashtonin, 4 veta.
Javën e kaluar 19 veta u përjashtuan. Unë kam disa rregulla morale, por këto të bëjnë me zor që ti duhet të bësh diçka në përgjigje. Unë do të vazhdoj aksionin opozitar. Pse duhet të përjashtoheshin këta deputetë.
Gardistëve u thonë ose në shtëpi ose ata mos i lejoni brenda. Kryetarja e Kuvendit që ka për detyrë meqë i dhimbsen shumë kolegët e saj të mazhorancës, nuk përjashton gardistë që na kapin dhe na largojnë. Ndërsa për deputetët vjen përjashtimi”, u shpreh ai mes të tjerash në studion e News24.
Deputetët e grupit Berisha-Bardhi kanë deklaruar se nuk do të heqin dorë nga kaosi, ndërsa nga ana tjetër PS e ka të qartë përgjigjen ndaj kësaj sjelljeje. Prej gati tre muajsh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale.
Ka më qelbësire se ty. Ti nxore pistoletën në mes të stadiumit dhe nuk të vjen turp i gjthë degjeneruar. Ju ini turpi i kombit , shpejt do ta kuptoni, kur të ngeleni rrugve.
Parlamenti nuk eshte kafja e fshatit mirë injorant fshatar I degjeneruar.
O katunar Peqini ti je nga ata trima qe o te vrasin o te hane mutin,por si profesion ke kete te dytin
Mos kari , mos u nevrikos se kur nevrikose ti Dash Peqimin te ha mutin , bashke me .....
Mos kari , mos u nevrikos se kur nevrikose ti Dash Peqimin te ha mutin , bashke me .....
Mos kari , mos u nevrikos se kur nevrikose ti Dash Peqimin te ha mutin , bashke me .....