Dimensionet e Gërdecit të pahetuar

10 Gusht 2024, 20:01Politika TEMA
Dimensionet e Gërdecit të pahetuar

Nga Ylli Pata

Ka realisht një retorikë të shumtë, madje kakofoni kur flitet për akuzat e abuzimit me detyrën të zyrtarëve të lartë. Që në të vërtetë nuk përbën fenomen shqiptar. Pasi abuzimi, konflikti i interesit dhe mënyra e sjelljes me kolltukun, është më shumë se një fakt penal, një koncept filozofik, e rrallë gjendet ”Filli Arianës” për të shpjeguar se ku është krimi. Një dëshmi, një fakt i marrjes së rryshfetit, i punësimit apo shpërblimit të një familjari apo njeriu të afërt e tjerë, a një përgjim bisede që flet për këtë fenomen, munnd të zbulojë krimin apo shkeljen e nenit përkatës së Kodit Penal.

Ndërsa ngjarje të rënda si vrasja, sidomos vrasja masive, e në rastin tjetër e cilësuar, por edhe e fëmijëve, nuk lejon hapësirë për të diskutuar për të mbrojtur, për të amnistuar apo parashkruar. Një nga këto ngjarje është Tragjedia apo Katastrofa e Gërdecit. 26 të vrarë dhe mbi 200 të plagosur. Ndër të cilët disa të mitur, si Edison Durda, djali i Zamira Durdës, e cila duket se është e vetmja viktimë e asaj tragjedie. Në fakt nuk është e vetmja, edhe pse vetëm pak kanë folur, vetëm pak kanë pranuar të përballen me një pushtet të tmerrshëm që ka tentuar të mbrojë apo amnistojë fajtorët.

Po cili është krimi i Gërdecit? Ai nuk është krim terminal, por një krim i nisur nga vija e parë, që është vjedhja e korrupsioni. Djali i Kryeministrit mori përsipër të shesë municionet e ushtrisë shqiptare, duke përcaktuar çmimin, blerësin, por edhe njeriun apo skuadrën që të bëjë ambalazhimin. Pastaj, gjeti edhe blerësin për barutin dhe bronxin që dilte nga demontimi predhave të artilerisë.

Një akt mekanik që e kanë kryer gjithmonë ndërmarrjet e specializuara të ushtrisë shqiptare në Poliçan dhe Gramsh. Por djali i kryeministrit të atëhershëm, vendos që këtë ta bëjë një operator që merrej me shitjen e hekurit dhe ndërtimet. OK, edhe mund të ndodhë, sikur ta bënte në bunkere të veçuara anës malit, por zgjodhi një fshat pranë Vorës që kishte ngjitur Rinasin, ku edhe nuk dukeshin kamionët e transportimit, edhe kushtonin më pak, edhe fluturimet me avionë zgjidheshin kollaj.

Pra caktimi i Gërdecit si zonë demontimi është bërë me qëllim, për arsye fitimi dhe leverdie. Por rreziku për popullsinë si pasojë e municioneve që janë material i ndezshëm dhe i shpërthyeshëm, qëndron. Nuk se mund të ndodhë rastësisht, përqindja e rrezikut është gjithmonë aty.

Pra shkelja e parë e nenit të Kodit Penal është aty; ka qenë prej ditën e parë. E për këtë duhet të dënoheshin që nga ministri e deri tek kryeministri që ka lejuar që në Gërdec të ndërtohej një punishte demontimi. Pasi kanë pranuar ta ndërtojnë edhe pse rreziku për qytetarët, përkatësisht banorët por edhe më gjerë, ishte i pranishëm.

Por siç dihet ne nuk kemi drejtësi, nuk kemi pasur përgjithësisht. Megjithatë, në kohën kur flasim, pra në kohën kur Prokurore e Përgjithshme ishte Ina Rama, kishte lëvizje të rëndësishme. Përkatësisht prokurorë që hapnin dosje edhe për të mëdhenj. Por për Gërdecin asnjëherë nuk u hap një dosje për implikimin e kryeministrit nëpërmjet influencës së familjarëve, përkatësisht djalit të tij. Sepse krimi këtu, nuk është kush e shkaktoi ndezjen e barutit në Gërdec, por kush e lejoi ngritjen e një punishte demontimi, edhe pse dihej se do të shpërthente. U bë për një arsye banale, siç u zhvendos Kosta Trebicka, i cili përveçse ishte një operator perfekt i amballazhimit, ishte qytetar amerikan dhe me kontakte të rëndësishme.

Një ”veti” që shumëkush i druhet. Në këtë rast Berisha dhe i biri as s’e rruan, siç thonë sot për SPAK. Sepse konsideronin veten të paprekshëm. E kështu vepruan edhe kur u vranë 26 vetë e u plagosën mbi 200. Një pjesë i paguan heshtjen por jo të gjithëve. Megjithatë e relativizuan çështjen për kaq shumë vite, e ka disa analistë panelesh që kur dalin në TV thonë se nuk ka faj kush. Po kush ka faj për vrasjen e Edisonit dhe të tjerëve më 15 mars 2008? Kanë kaluar shumë vjet? Edhe? Aq më keq akoma pasi çdo vit që kalon rëndohet edhe më shumë faji.

8 Komente

  1. Z
    Zeqine sallaksja e drejtesise

    Urgjenisht spak duhet te marre te pandehur Fatmir Mediun, Aldo Bumçin, Sali ( Zen ) Berishen dhe ca usharake te larte te kohes

    Përgjigjjuni
    1. r
      robi

      Kush i paguan keta mjekercjapet qe kane rrethuar Xen sypeshkaqenin kreun e mafias se Gerdecit. Taman si Toto Rina i mafias italiane eshte hunderri, ku nuk i ka dale emri .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dardan

        I paguan agjentura serbo-greko-ruse e komanduar nga biri dhe dhenderri i Serbise, kryekrimineli dhe kryehajduti Sali Sheqere Vukmanovich Berisha. Por SHISH dhe SPAK kane vdekur ne Shqiperi.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...he zot c'na gjeti me debilet...

          O dardhan turkoman, keta mua me ngjajne me islamike talibane, apo i ke vellezer Keta te fundit?!

          Përgjigjjuni
      2. T
        Tironsi

        Po cili Spak ti marri keto ….Spaku frikacaku ? Spaku tarallaku qe i thote Ilir Floriri? Spaku organizate kriminale qe i thote Berisha ? Apo Dumdumani qe e etiketon Likja ? Spakut po i del boja cdo dite nga dyshja Berisha- Meta. Duhet te dorehiqen dhe i pari Dumani qe i dridhej zeri para spurdhjakut budalla Mul Noka.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Demokrati idealist

          Vriten 26 shqiptarë dhe shkatërrohen 300 shtëpi dhe sali maloku,fatmir çami dhe një çetë mafiozësh të tjerë e midis tyre kryemafiozi shkërdhen sali karaxhiçi sot e kësaj dite shijojnë lirinë pa ju hyrë gjëmb në këmbë…!Kjo ndodh vetëm në një vënd të korruptuar e degjeneruar ku drejtësia është e paaftë dhe e kapur nga mafia politike.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Ose lidheni ose duroni !

            Mos u ankoni me fjalet bla bla bla ...... ne rradhe te pare te gjithe qytetaret jeni me faje ! se u manipuluan nga nje njeri qe i dihej kariera se nga vinte ! e kriminelit spiunit komunist fanatik sali....panvaresisht qe ky kriminel erdhi me force i komanduar nga muti tjeter diktator Ramiz... atehere liria shumicen e gjeti te pa pregatitur ngaqe nuk ja kishin idene fare te ardhmes te lirise qe ju afrohej....edhe sote nuk eshte vone....qe kete kriminel ta lidhin qytetaret ! jo duke pritur 33 vite nga Drejtesia qe vetem Drejtesi nuk kishte...se keta palaco kishin futur tmerin duke bere ( VETEM ) presion ne opinion...tani jeni me te lire ...frika ju eshte larguar....mblidhuni dhe shqyheni kete mbeturine qe ju ben sehir me disa viktima Bodiguarte qe e sheqorojne....

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bureto

              Së pari, per tragjedine e 21 janarit, mungon vullneti për ta hetuar dhe gjykuar këtë aferë korruptive që shkaktoi atë tragjedi. Ashtu si, tre vite më vonë, krimi shtetëror në 21 janar 2011, u mbyll me një vendim absurd: "Vrasje nga pakujdesia", edhe vendimi për Gërdecin ishte po aq absurd dhe qesharak: "Aksident teknologjik". Unë nuk e shoh gjetkë këtë teatër që prej 15 vitesh luhet në kurriz të të pafajshmëve, por dhe shumë të tjerëve të uritur për drejtësi, për vepse tek mungesa e vullnetit të saj, për të dhënë drejtësi. Mire atëhere që kur ndodhën këto dy tragjedi, kishim kryeministër një "monstër" dhe një drejtësi 'xhinxhoniste'-plepiste, që ishte totalisht produkt i monstrës "non grata" dhe i fëmijve të tij,të sanksionuar dhe ata po ashtu, Po sot kur ai ekziston vetëm fizikisht, në fakt si një "kufomë" politike, dhe drejtësia, konsiderohet e reformuar jashtë kthetrave të politikës dhe për më tepër e monitoruar nga amerikanët dhe BE, pse jemi ende në ato ujra?! Hë pra, pse? Kjo pyetje ulëritëse, kërkon përgjigje, sidomos nga SPAK.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje