Dita e Evropës, Presidenti Begaj: Integrimi ynë në BE është i sigurt dhe i pakthyeshëm

9 Maj 2025, 09:59Politika TEMA

Dita e Evropës, Presidenti Begaj: Integrimi ynë në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës, duke theksuar lidhjen e thellë të Shqipërisë me kontinentin evropian.

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj vlerësoi se Shqipëria i përket Evropës jo vetëm gjeografikisht, por edhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm,” – deklaroi Kreu i Shtetit.

Dita e Evropës shënon çdo vit përvjetorin e Deklaratës së Shumanit të vitit 1950, që vendosi themelet për krijimin e Bashkimit Evropian dhe promovon idenë e bashkimit dhe paqes mes kombeve të kontinentit.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Baromi e di shume mire ket pune.BAROMI per President!lol..Me ne fund Rrogozhina do njihet jo vetem per sapun, futboll por dhe pjese e Evropes....lol

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      hahaha tha bayromi turk

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje