Dita e Pavarësisë, Ilir Meta: Shqiptarët meritojnë të jetojnë në liri

28 Nëntor 2025, 09:07Politika TEMA
Dita e Pavarësisë, Ilir Meta: Shqiptarët meritojnë të

Ilir Meta ka uruar nga qelia të gjithë shqiptarët për 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se në këtë ditë përulemi me respekt dhe nderim të thellë para veprës së pavdekshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit.

Meta thekson se patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhet të mbeten pishtari i përhershëm.

“Sot dhe mot pas moti shqiptarët dhe fëmijët e tyre meritojnë të jetojnë në liri, me dinjitet, krenarë dhe të begatë”, shkruan Meta.

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar, simbolit më përbashkues, më të shenjtë dhe më të dashur për çdo shqiptar kudo ndodhet.

Si çdo 28 Nëntor, përulemi me respekt dhe nderim të thellë para veprës së pavdekshme të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit, që me qëndresë, sakrifica sublime dhe vizion mbrojtën identitetin dhe dinjitetin e kombit shqiptar.

Përjetë mirënjohës Atit të Shqipërisë dhe themeluesit të shtetit tonë modern, Ismail Qemalit, i cili 113 vite më parë, së bashku me Etërit e Pavarësisë, shpallën në Vlorë më 28 Nëntor 1912 Pavarësinë e Shqipërisë.

Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhet të mbeten pishtari ynë i përhershëm, drita që na ndriçon mendjet, na hap sytë dhe na udhëheq drejt rrugës së drejtë për të mbrojtur Shqipërinë, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, ku sot dhe mot pas moti shqiptarët dhe fëmijët e tyre meritojnë të jetojnë në liri, me dinjitet, krenarë dhe të begatë.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëria jonë e dashur!

10 Komente

  1. M
    Munika

    Se pari shqiptaret meritojne te clirohen nga qelbesirat e krimit e vjedhjes qe u drejtuan nga ti, Saliu e Rama. Felliqesire qe ke edhe kurajo tu drejtohesh shqiptareve ti mut!

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Fshatari injorant ,hajdut i korruptuar dhe korrnuto,shtiret edhe si populist dhe atdhetar. Nacionalizmi ,streha e fundit e maskarejve dhe korruptuarve.

      Përgjigjjuni
    2. S
      SHQIPTARI

      EHH KUR FLASIN DHE KETA KOKE DERRAT PA CIPE DHE HAJDUTA. TI ORE KOKE DERR AKOMA NUK TE KANE KALBUR NE BURG PLEHRA TE PESHTIRA

      Përgjigjjuni
      1. d
        dyshuesi

        Epo unë nuk mendoj se të gjithë shqiptarët duhet të jetojnë në liri . Disa duhet të jetojnë në burg.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sateri

          Sot per feste, do ju bejne hallve o Like qeni?

          Përgjigjjuni
          1. d
            deda

            e meritojmë lirinë . po ti dhe zeni në fillim, dhe më vonë rilindja na vodhët aq shumë sa liri jo e jo që skemi po po na leni dhe pa atdhe

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mara emigrante ne Itali

              Munika Rama nuk eshte I akuzuar , po mire more te mjere perse nuk kandidoni ju qe te beheni te famshshshshem ? .Pika sa budallenj paska shqiperia .

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mara emigrante ne Itali

                O like ti ja u dhe lirin shqiptareve qe kur vodhe floririn , kur vidhje qe ishe zv kryeminister kur vije bombat ne shtyllat elektrike biles lirine me te madhe ja je kur ishe president qe do te merje shpaten dhe lopaten per te çliruar vendin , prandaj rri mire aty ku je .

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Ujkuuuuuu Skraparit

                  Kur te mbarosh denimin do jesh i lire .... Ndersa ne jemi te lire nuk jemi ne birruce si ty

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Henk

                    Jam dakord me Like kokbreshkën, shqiptarët duhet të jenë të lirë por jo të gjithë, psh Like shtanga dhe tipa si ai, si psh Saleh serbi e kanë vendin në burg..

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje