Ditmir Bushati për president? Ja prapaskenat e socialistëve

16 Maj 2022, 11:37Politika TEMA

Ditmir Bushati për president? Ja prapaskenat e socialistëve

Një emër konkret mbi kandidaturat për President të Republikës së Shqipërisë ende mungon, por zërat mbi personat potencialë janë të shumtë.

Të fundit vijnë nga Partia Socialiste, ku sipas burimeve të AP, një pjesë e strukturës së forcës së majtë politike, dëshiron që në këtë post të vendoset ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Pra, vetëm një pjesë e vogël e tyre e kanë propozuar si emër konkret ish-deputetin.

Pjesa tjetër, ndërkaq, e cila përbën edhe shumicën, është kundër këtij mendimi, mbi kandidaturën e Bushatit për postin e kreut të shtetit.

Vetë ky i fundit e ka shprehur dëshirën për të ndërmarrë këtë rol.

Në vetvete, emri i tij do të përmbushte edhe formulën e vendosur nga kryeministri Edi Rama, se “askush nga salla e Parlamentit nuk mund të marrë funksionin”.

Thënë kjo, është e vështirë që Ditmir Bushati të kalojë si kandidaturë, për disa arsye.

E para, është pikërisht fakti se ai nuk gëzon mbështetjen e shumicës së socialistëve.

Një aspekt tjetër, mund të jetë edhe ai i mosmarrëveshjeve që ka pasur më parë me vetë Ramën dhe një krisjeje mes tyre pas mandatit të parë qeverisës.

Gjithsesi, gjatë Kongresit të Partisë më 9 prill, gjuha mes tyre nuk u shfaq fort e ashpër, ku madje Rama e vlerësoi mendimin e Bushatit në fjalën e tij.

Po sipas burimeve të Albanian Post, pritet që PS-ja të mos propozojë asnjë emër në tri raundet e para të votimit, duke lënë opozitën të japë kandidaturat e saj.

Dy emra përfliten nga radhët e demokratëve ndërkaq si më të mundshmit për t’u propozuar. Bëhet fjalë për ish-diplomatin shqiptar në Vatikan, Visar Zhiti, dhe ish-ministrin e Brendshëm, Neritan Ceka.

26 Komente

  1. r
    redi

    po cfare prapaske po thoni more...me mire ditmir bushati sesa ndonj i paafte nga ata te pd

    Përgjigjjuni
    1. a
      alfred

      kisha respekt per gazeta tema deri ne momentin kur po publikon nj lajm si ky qe se di ku e ka marre vesh

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentator Politik ????????

        Ditmir Bushati ose Gramoz Ruci e meritojn por nuk mjafton si kusht pasi Presidenti arrdhshëm i vëndit duhet të dijë Rusisht.Jemi një pikë territori krahësuarme Bashkimin Sovjetik.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olti

          Mos hidhni thashetheme kot por kur te dale emri tamam atehere flisni .

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bureto

            Dhe do habiteni si për emrin ashtu dhe për gjininë!????

            Përgjigjjuni
          2. t
            titi

            po po po ngaqe nuk ishtevi aft te mbante ate vend e tani po ben kot

            Përgjigjjuni
            1. R
              Reshit

              Shyqyr qe po iken Meta iher,kam besim qe do vendosni nje president te denje per Shqiperine

              Përgjigjjuni
              1. D
                Dulla

                Tamam ashtu Po iku Meta me mire te vendosin perseri Nishanin

                Përgjigjjuni
              2. A
                Agroni

                Diplomat i shkelqyer dhe nje president dinjitoz

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptari nga Shqiperia nje jete ne emigracion

                  Per ke e je fjalen kur thua diplomat i shkelqyer zoteri ????? Se diplomat i shkelqyer dhe te jete shqiptar jane dy ane te kundra te skajit........ Dikur shqipot ben diplomat me fam boterore dhe Esat Pash Toptanin ......ose te vim ne ditet tona Mustafarain ose Lul bythen .......kuptove zoteri ???? Diplomatet shqiptare kane qene te gjithe pa asnje perjashtim piona shahu po , diplomat jo ........e kam te qarte qe do kesh mendim te kundert , vec te uroj nje tung te sinqerte ????????????

                  Përgjigjjuni
                2. G
                  Gerti

                  Kur te zgjidhet presidenti do ta marim vesh nuk ka nevoj te jepni lajme te rreme

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shpresa

                    Do te shihet kush do e marre postin e presidentit nuk ka nevoje te merreni me llafe

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Drilon

                      Cjane keto supozime te tilla, askush nuk e di ke do zgjedhi secili nga ata derisa te behet dita e zgjedhjeve

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Trimi

                        Ska rendesi emri,fakti qe qeveria eshte e gatshme te ulet ne bisedime me opoziten per zgjedhjen e nje presidenti gjithperfshires tregon deshiren e tyre per ta cuar vendin perpara

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jorgo

                          Ishallah vjen nje i sakte ne krye te presidences qe ka cfar ti japi ketij vendi , vetem si likja mos jete

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Denis

                            Ishalla vjen nje i hajdit ne krye qe edhe ne te jemi rehat se ky iliri vetem per figure ka qen president se asgje nuk bere per Shqiperin

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Raqka

                              Ditmiri e ka merituar me kohe. I ka dhene provat qe eshte politikan kalibri

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shtepia e enver hoxhes

                                Kur u zbulua kjo e ditmirit aman se nuk marr vesh. Lajme pa lidhje fare

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Ditjon

                                  Fakti qe qeveria po i perkushton vemendjen e duhur ketij pozicioni te rendesishem si ai i presidentit eshte e ditur fare mire qe do behet zgjedhja e duhur.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Sokoli

                                    Pse jo , nje figure shume e rrepte dhe e sakte per postin e presidentit , do me pelqente si zgjedhje

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Trojan

                                      Ditmiri ? Po pse jo me i zgjuari dhe edukuari se gjithe bushtrat e Qeverise Rama

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fani

                                        Por ditmiri eshte I paritur akoma eshte nje meter e nji qofte ,Edhe PSE I ushqyer mire ne kohen e dulles ,dhe ka mbetur kungull I pa pjekur dhe nuk Ben as per te zjere e as per gjelle. Mos talleni me figures e presidentit ,mjaft me xhusha ,komuniste e kriminele ,a this se shqiperise I mungojne figura te denja per kete post! Mos u beni qesharake me emra te tille te degraduar dhe te plakur.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. V
                                          Veterani

                                          Ditmir Bushati nji kandidat dinjitoz që do të rrisë vlerat edhe të PS!Larg nga Ceket , që i provuam edhe si deputet,edhe si kryetar Partie edhe si ministër i brendshëm dhe me djalin ambasador dhe me maskaralleqet që e kanë shoqëruar ,deri në ditët e sotme! Per këtë Zhitin asqe bëhet fjalë,,!Ky pinjoll i ballistit Hekuran Zhiti , me siguri trashëgon nga i jati ideologji naziste,sepse ai në vitet 42_44 fjalimet i fillonte me citate nga fjalimet e Hitlerit!?

                                          Përgjigjjuni
                                          1. d
                                            dion

                                            Cili do mund te vihet vetem plera te tipit Ceka mos vini...

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Presidenti

                                              Per Visar Zhitin do te isha shume dakort, per shume arsye, kurse per Neritan Ceken jam kunder, sepse ka ngrene ne shume sahane, por me shume ka ngrene nga sahni i Sales. Per Ditmir Bushatin kam mendim pozitiv, si person por edhe si prejardhje familjare, por mendoj se ka edhe nga PS e PD qe nuk e duan dhe do ta luftojnë politikisht. Nje kandidature e mire eshte edhe Zef Mazi, njeri korrekt, i pa perlyer dge ne bagazh te madh, nuk jam per presidente femer sepse deri tani nuk ka dale ndonje e hajrit si emer.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Një qytetar

                                                Mënyra sesi operon politika është shumë e ngjashme me strukturën e një bande mafioze. Amerikanët e marrin vesh më tepër se një vit më parë se kush janë kandidatët, tek ne e di vetëm kryetari i bandës dhe personi që ai ka caktuar. Natyrisht, e di edhe Berisha e Meta, si dy individ që është e pakonceptueshme të mos u merret mendim paraprak. Populli tjerr vetëm hamëndsime, pasi askush nuk do t'ja dijë për mendimin e tij. Edhe Rama bënë sikur u merr mendim në platformat sociale, por në fakt me këtë thjesht tallet dhe argaliset. Kënaqësia e tij perverse, se është pikërisht ai që e ka në dorë caktimin e noterit të qeverisë kalon po do kufij.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje