Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Roskovec foli për projektin e kësaj force politike, që siç tha ai do të behet realitet.
Në fjalën e tij, Basha u shpreh se sulmet ndaj PD do të vazhdojnë, por kjo sipas tij tregon frikën dhe ankthin që i kanë kapur.
Çdo ditë u shpreh Basha, do ti tregojmë të gjithëve se “ jemi e vetmja forca që do ta shndërrojmë dëshirën për ndryshim në një projekt politik”.
“ Po ndahet një herë e mirë shapi nga sheqeri! PD përben një kërcenim të madh për këtë sistem.
Ndaj furia e sulmeve që kemi përjetuar në dy vitet e fundit, që sinkronizon edhe në fjalorin që përdorin, aq sa po ti ndrysesh zërin e të mbyllësh sytë thua që janë i njëjti person, por janë të ndryshëm që përdorin të njëjtin fjalor, kjo furi vazhdon dhe do thellohet.
Mos e merrni si diçka për tu ligështuar, por si fletë lavdërimi, si shenjë e panikut që i ka kapur.
Ky ankth dhe kjo frike tregon se i vetmi faktor politik që i tremben është Partia Demokratike e Shqipërisë. Unë ju them sot, mos ti zhgënjejmë.
Ti provojmë ditë për ditë derisa të vija ditë e përballjes, që po, ne jemi e vetmja forca që do ta shndërrojmë këtë dëshirë për ndryshim në një projekt politik”, tha Basha.
Ahahaaaaa sapienza nga zullumet e tua llullush ,shko nje here ne SPAKpastaj fol kodra mbas bregut ,duart i ke me gjak ,populli nuk haron ,po te d'ali thinjat ,lyeje koken me boje ashtu si ke fytyren , prepara se te akuzosh te tjeret shiko traret qe ke prepara veterinario,vjedhjen e rouge 21 Janarin ,shitjen e detit ,5 vilat ,djegien e institucioneve .nuk vini dot ne pushtet ju jeni parti fasciste.