
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Dorian Duçka, "personi B" që përmendet në akt-akuzën ndaj ish agjentit të FBI, Charles McGonigal, është kthyer në Shqipëri.
Hoxha tha se Duçka ndodhet në Tiranë dhe se është një qytetar i lirë, ndaj të cilit nuk ka ndonjë akuzë.
"Dori ka ardhur, ka 48 orë në Shqipëri, e takova. Është qytetari i lirë", tha Hoxha.
Kujtojmë se Duçka, sipas akt-akuzës ndaj McGonigal, ndër të tjera ka qenë pjesëmarrës në një takim mes ish agjentit të FBI, kryeministrit Rama dhe Agron Nezës.
Hoxha deklaroi se Agron Neza, "personi A" i akt-akuzës është gjithashtu një person i lirë dhe nuk ka asnjë akuzë.
"Aq herë sa ka ardhur (Charles McGonigall) i ka shfrytëzuar mirë ditët. Ti the pse me zotin Gjici? Atë natë nuk kanë dashur të paguajnë darkën, edhe ja kanë hequr lekët e darkës. Edhe për kaq mund ta kenë bërë.
Sepse Charlin, Personi A, e ka ulur me Safetin, pra Neza. Sigurisht ka bërë takime të rëndësishme dhe ne na interesojnë takimet që ka bërë me zyrtarë të shtetit, duke filluar nga kryeministri", deklaroi gazetari.
Ky i FBI erdhi mori leke duke mashtru politikanet dhe njerezit e biznesit ( lavatricet e politikes ) sikur do i hiqte statuset non grata dhe doni ndihmonte me hetimet etj. E ka bere ne AL , Kosove dhe Bosnje. Vetem nga Doshi dhe Kastrati ka marre rreth 20 mil euro. Bravo i qofte kur gjen injorante a varikarsa.
Kush I coi te idioti Gjici keta amerikanet dhe shqiptaro-amerikanet?!....Me cilin prej tyre kishte njohje ky Gjici?!... Nuk do shume mend se ka qene porosi e "bablokut" qe t'i bejne nderet me te larta mikut te cmuar amerikan kudo ku t'i shkele kemba! ....
Edhe ky.behet si i dituri i dynjase.Shume i zgjuar arin i kap te gjitha qeshtjet arin e i.komenton. Po mire do bente te pushonte qofte edhe per pak kohe ndofta dy vjet se u lodh shume i grumbullon energjite .Me.sa ta mar vesh sr eshte.ky r shkrim apo ne tv nuk do e lexoj dhe tv do e heq se boll e kam.degjuar.