DOSJA/ "Meta i pangopur, erdhi i kërkoi Kastriotit 300 mijë euro” - Dëshmia e bashkëshortes së Ismailajt, si shantazhonte kreu i PL

22 Tetor 2024, 15:11Politika TEMA
DOSJA/ "Meta i pangopur, erdhi i kërkoi Kastriotit 300 mijë

Gazeta TemA ka siguruar dosjen hetimore të SPAK-ut për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u arrestua mesditën e djeshme. 

Ndër të tjera në dosjen hetimore janë dhe intervistat e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Vosjava Ismailajt, e cila rrëfen se Meta i kërkonte para Kastriot Ismailajt për fushatën elektorale.

Vosjava Ismailaj ka treguar se Meta i ka kerkuar 300 mijë euro Kastriot Ismailaj për fushatën elektorale, ndërsa shton se shantazhet dhe presionet vijonin, edhe pse Ismailaj ishte në burg.

“Kështu, sipas procesverbalit të datës 04.04.2018 "Për këqyrjen dhe dokumentimin, në regjistrimet audio dhe video, të intervistës të dhënë nga Vojsava Ismailaj gazetarit Fatos Kastrioti e kishte mik Ilir Metën dhe Mahmutaj", shtetësja Vosjava Ismailaj ke deklaruar se:

deri në fund të vitit 2012 marrëdhëniet e tij me Metën kanë qenë tepër të ngushta. Ovsh në kohën para se të bëhej Kryeministër apo dhe person i rëndësishëm në politikë. Ilir Meta bashke me bashkëshorten e tij, Moniken, shpesh herë kane ardhur në shtëpinë tonë. Kane kaluar se bashku dreka dhe darka. I kishte forcuar lidhjet me Kastriotin që në kohën e krijimit të FRESH- it.

Kastrioti kishte ndërmjetësuar edhe pajtimin e Ilir Metës me Fatos Nanon dhe ky është një fakt i njohur publikisht. Për t'ju rikthver historisë së CEZ-it. po sjell vetëm një shembull: ka qenë pikërisht Ilir Meta, që pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kerkonie Kastriotit që t'u kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë Jo vetëm nga ai.

Mjaft që të shohësh sms-të që Ilir Meta i ka derguar Kastriotit në vitet 2010, 2011 dhe e kupton lehtësisht këtë. Kastrioti ka qënë gjithashtu shpesh nen presion për të dhënë para nga bizneset e tij, për të ushqyer fushatat elektorale. Di shumë, jo vetëm një. Por këto i di më mirë Kastrioti. Atë që mund të them unë është se në kohën që u prish kontrata e DIA me CEZ, Kastrioti ka qënë shumë i shqetësuar se Ilir Meta i kërkonte një shumë të madhe Eurosh...".

Sipas organit të akuzës, nga kjo intervistë e shtetases Vojsava Ismailaj, përftohet e dhëna konkrete se shtetasi Ilir Meta, në cilësinë e funksionarit të lartë publik ka kërkuar dhe ka marrë përfitime të parregullta nga shtetasi Kastriot Imsilaj në këmbim të sigurimit nga ana e këtij të fundit të kontratës CEZ-DIA.

Po kështu, edhe vetë shtetasi Fatos Mahmutaj, i pyetur datën 22.01.2024 lidhur me rrethanat e zhvillimit të intervistës me shtetasen Vojsava Ismailaj dhe çfarë ka komunikuar me të, ndër të tjera, ky shtetas ka deklaruar se: "... Gjatë zhvillimit të intervistës, kemi patur rreth 3 ndërprerje të regjistrimit për shkak se Vojsava emocionohej dhe dilte nga vetvetja duke akuzuar Ilir Metën.

Për shembull një detaj që nuk është në intervistën bruto të publikuar, ajo më ka thënë: "...Ilir Meta kishte fushatën elektorale. Dhe erdhi te Kastrioti dhe i kërkoi 300,000 (treqind mijë) Euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpësinë e tij dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prapë para.

Kastrioti nuk i dha. I tha që nuk kam më para. Dhe kuotën time te partia e kam paguar. Ai këmbëngulte duke bërë presion. Tani që Kastrioti është në burg, ai vazhdon të kërkojë para me forma presioni. ... Unë nuk kam para për të paguar këto shantazhe të Ilir Metës ndaj zgjodha që të ikja për sigurinë e djalit tim"”, thuhet në dosjen hetimore.

15 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Ja nje fleterrufe tjeter ne Tema.Te fala

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Kalec, kjo fleterrufe ta rras mire ne burg se nuk eshte vetem korrupsion for dhe presion e kercenim per te arritur aty ku do. Ky fakt e plas Meten te pakten 15 vjete ne burg. Do te shohim se si do te shkoje, shpresa eshte qe kokcepi i cepanit ti kaloje vitet e mbetura ne qeli.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tironci

        Kalec, kjo fleterrufe ta rras mire ne burg se nuk eshte vetem korrupsion for dhe presion e kercenim per te arritur aty ku do. Ky fakt e plas Meten te pakten 15 vjete ne burg. Do te shohim se si do te shkoje, shpresa eshte qe kokcepi i cepanit ti kaloje vitet e mbetura ne qeli.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Ramuti

        Po cne Like Floriri sikur eshte qelibar? Do Jen shpifje te sajuara nga Rama keto se ai I ka te gjitha NE dore, blere edhe amerikanet biles ka nje thashethem sikur do te korruptoje edhe Zotin

        Përgjigjjuni
        1. L
          Loro

          Jo jo, me e rendesishme sipas ANAListeve, kukuvajkave dhe qenit besnik Blush ishte te mos e hiqte zvarre policia nga makina. Ky vampir duhet varur per gjuhe ne mes te sheshit megjithe baxhellen prej botoxi.

          Përgjigjjuni
          1. m
            mos e besoni po deshet

            Tani qe edhe Meta u arrestua edhe Saliu u mbyll brenda natyrisht qe asnje qindarke nuk do vidhet me asgjekundi. Se ne fund te fundit...nuk ka kush vjedh tjeter ne kete vend pervec tyre!

            Përgjigjjuni
            1. z
              zeri i arsyes

              Gabon, tani, thjesht do mendonhen mire para se te vjedhin sepse e dine cfare u ndodh po u kapen. Deri dje, kujtonin se ishin te pandeshkueshem. Ka filluar u dridhet dora drejtoreve te firmosin neper dikastere, kjo eshte arritja.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Parti kurve

              Bastardet Like Sale mbaruan njehere e pergjithmone...rrofte Amerika...

              Përgjigjjuni
              1. g
                gramoz

                Like FLORIRI është hajdut dhe vrasës...mos harroni çfar i punoi të ndjerit Dritan Prifti.

                Përgjigjjuni
                1. X
                  XXXL

                  Me dashamiresi komentuesit "mos e besoni po deshet" ke harruar anen tjeter te medaljes, ata te ripjelljes ku ish Z/Kryeministri Ametaj krahu i djathte i Ramutit eshte ne arrati, ne burg ka nje ekip futbolli me ish deputete e pasuruar me ish Bashkiake vampire qe per CEO- kane pasur e kane Edvin Kristaq Ramen qe mbron Lali Zdromsin me vjedhjen e inceneratoreve me 430 milion euro, me 5D, Belinden mjeshtren e vjeter te hajduterise ku se bashku perkedhelen Oligarkun mafioz Zamir Mane duke i shkurtuar rrugen ne resortin e tij me Tunelin e hapur ne Llogara etj etj. Edi vllau i Vucic e ka lene Shqiperine ne duart e grupeve kriminale qe i sigurojne fitoren ne cdo pale zgjedhje

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Henk

                    XXXL. Që nga momenti kur thua "Rama vllau i Vuçiçit", je i pabesueshëm në ato që thua, je thjesht një salist i rëndomtë.

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Juaj Ramiu

                      ca me ba , fajin e ka Saliu!

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Begu

                      Krimi krimi, droga droga. Regjimi regjimi. Diktatura. Sa qesharakë jeni bërë!!!

                      Përgjigjjuni
                    3. D
                      DS

                      Po Petrit Vasili ? Cka vjedhur eshe ky. Per Meten e ka bere. Kur do pyetet ky ?

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Berti

                        A e keni lënë Moniken perjashta? Tani ajo do ti ndryshoj provat, që nga deklarimet e Vojsaves, gruas së Kastriotit se bashku me Kaç kompetentin. Do tu japë ca para atyre, Elvis Matës dhe ndonjë tjetri, të cilët do ndryshojne deklarimet (ata nuk jetojnë në Shqipëri). Do të paguajnë njerëz të bëjnë deklarata të rreme, dhe cfare mbeti? Kjo monster se bashku me Xhixhon dhe klanin e tyre duhet të harrohen në burg dhe të izolohen. Asnjë mëshirë dhe keqardhje për ta.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje