Juristi Kreshnik Spahiu i ka dhënë përgjigje pikëpyetjes që ngrihet se sa mund të zgjasë procesi gjyqësor ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili zyrtarisht është marrë i pandehur për aferën Partizani.
Spahiu tha nënjë intervistë për Report TV se sipas tij procesi nuk do të jetë mbyllur deri në vitin 2027.
“Duhet të kemi parasysh që ky është proces penal ligjor i gjatë që do të thotë se ende dosja nuk ka shkuar në gjykatë.
Nëse do t’i referohemi standardit, në gjykimin e shkallës së parë dhe deri tek Apeli, kjo çështje do të zgjasë gati 2 vjet.
Nuk besoj se përpara 2027 të kemi një vendim. Do kemi disa muaj të tjerë për procesin gjyqësor.
Është një çështje e cila duhet marrë gradualisht dhe kjo as nuk e zbeh as nuk e forcon. Ky nuk është një realitet që ndodh vetëm me çështjen Berisha. Po mendoj për 21 Janarin”, tha Spahiu për Report Tv.
Punon ky Spahiu. Mengjes dreke e darke ne tv. Si I del koha? Apo thjesht jeton ne Gjermani.
A ishte toka ku ndodhej klubi PARTIZANI prone e shtetit apo jo.Ky eshte theli i ceshtjes.Thjesht dhe qarte,perse devijohet ceshtja.
Si mer 2 vjet??? nqs dosja ka nr regjistrimi ka afat 9 mujor te mbylli hetimet dhe te niset ne gjykate qe nga data e nisjes se hetimit pra formulimit te dosjes. Nuk asnje arsye perse te zgjatet afati. Nqs akuza te tjera dalin ne proces a siper ketij krimineli i sherbehet akuza dhe ne biruce te burgut.