Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal.
Në një reagim për Report Tv, OSBE konfirmon se ekspertë të saj nuk kanë marrë pjesë në grupin e punës që hartoi draftin me ndryshimet.
Edhe Këshilli i Evropës i tha Report Tv se nuk ka qenë i përfshirë në procesin e konsultimeve, dhe se do të mbajnë një qëndrim për draftin më vonë.
OSBE thotë se Kodi Penal është një ligj themelor që meriton kohën e duhur për konsultim. OSBE sqaron se ndonëse nuk ka marrë pjesë në përgatitjen e këtij drafti, tashmë është duke e shqyrtuar atë dhe shpreh gatishmërinë për të dhënë rekomandime konkrete.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri thekson rëndësinë e Kodit Penal si një ligj themelor që meriton kohë të mjaftueshme dhe një proces konsultimi të plotë.
Megjithëse nuk kemi qenë të përfshirë në hartimin e ndryshimeve të propozuara, ne po shqyrtojmë draftin e disponueshëm dhe jemi të gatshëm t’u ofrojmë rekomandime konkrete qeverisë dhe parlamentit të ri, në përputhje me mandatin tonë për të mbështetur institucionet demokratike dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri”, thuhet në reagimin e OSBE për Report Tv.
Kundër draftit janë shprehur edhe krerë të institucioneve të drejtësisë, si edhe shoqata të gazetarëve. Pas kreut të Gjykatës së Lartë Sadushi ishte Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela i cili tha se drafti rrezikon të minojë drejtësinë.
Edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, shprehu rezerva, duke ngritur pyetjen, nëse ka vërtet nevojë për një Kod të ri Penal, apo mjaftojnë përmirësimet në Kodin ekzistues.Në listën e kritikëve është edhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Megjithatë drafti ka vetëm 10 ditë në proces konsultimi publik dhe pritet rrugë e gjatë deri në miratim.
E para, nuk jane ndryshime. E dyta, s’kam pae me te pyt fare
Mendoj qe duhej bere nje samit , ne fazen e projektit , ku te merrnin pjese OKB , USA , UE dhe Albania . Per secilin te merrte pjese vetem presidenti , ndersa per shqiperine te ishte kryetar Dumani, n.kryetar Çela , dhe shofere kruyetarja e kushteuses. Samiti te organizohej tek xhamlliku, ne shesh . Ti ndalohej hyrja ne samit , çdo pjestari te qeverise, dhe çdo profesori te fakultetit te drejtesise . Miratimi te behej tek kafja e Xhafes .
Ne vazhdim … Dumani te marri cmimin Nobel , Çela Dott.profess. Certifikata gjithmone tek kafja e Xhafes .
Nje dhurate e profesor Raki -pi per sundimin demokratik te Skenderbeut te ri me tumane arabe.Pse duhet te mernin plese institucionet?
Kete geshtenje te nxehte nuk po e mbaka njeri ne dore! As qeveria, as Ulsiu, as Olsi, as Sadushi, as OSZE, as OKB-ja, as Universi, po atehere nga na erdhi? Mbase ja ngjeshin Putinit, apo Lavrovit ose, ose e ka bere KI e Mira Muratit.! Per hipoteze "jo" do te thote dhe Mira Murati dhe ne fund fajtori do te jete "Zuckenbergu"! Me duket si ai skenar i filmit "Lulekuqe mbi mure" qe ate jetim te shtepise se femijes nuk e vrau patrulla italiane por i mbeti ne dere kujdestarit (aktorit Kadri Roshit) qe e ndoqi deri ne kapercimin e murit. Por tani qe ne loje do te hyje OSZE do ti themi jazek mizerabilitetit!
O mero me fillore i ke gazetaret , e shikon si e kan shtruar frazen e kryeartikullit tek ky shkrim , ky ose esht me arsim fillor ose esht dru ne ashish , rrug tjeter nuk ka.
Pote ishte djale te gjithe do te thonin se eshte puna jane, por me qe doli vajze eshte kopile dhe i mbeti Ediit ne dere, t'a gezoje.