"Më rrëmbyen", Avokatja e Popullit zbarkon në 313 dhe dëgjon pretendimet e Ilir Metës

2 Gusht 2025, 21:00Politika TEMA
"Më rrëmbyen", Avokatja e Popullit zbarkon në 313 dhe

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, e shoqëruar nga Komisioneri për Parandalimin e Torturës, vizituan në qelitë e paraburgimit 313 ish-presidentin e vendit, Ilir Metaj. Ballanca dhe Komisioneri dëgjuan nga afër pretendimet e ish-kreut të Shtetit, i cili ka ngritur pretendime lidhur me mënyrën e arrestimit, duke e konsideruar atë si rrëmbim.

Mbi bazën e ankesës është nisur një hetim administrativ nga institucioni i Avokatit të Popullit dhe gjatë këtyre muajve, që nga tetori i 2024, kur u arrestua kryetari i Partisë së Lirisë, është kërkuar informacion nga Policia e Shtetit lidhur me planin operacional për arrestimin e Ilir Metajt.

Ish-presidenti pretendon se ai u rrëmbye në mënyrë banditeske me urdhër të Edi Ramës, dhe policia u soll në mënyrë barbare, duke mos i bërë me dije as se ndaj tij kishte një urdhër gjykate për ta arrestuar.

Avokatja e Popullit dhe Komisioneri panë nga afër kushtet në të cilat mbahet Ilir Metaj, ndërsa u mor informacion lidhur me masat ndëshkimore ndaj Metajt në qeli, duke e izoluar nga aktiviteti.

Avokati i Popullit pritet të dalë me një raport të detajuar lidhur me pretendimet e ish-presidentit.

Ilir Metaj mbahet i arrestuar me urdhër të SPAK-ut që nga tetori 2024. Ai është marrë i pandehur për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Më datën 4 gusht pritet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme bashkë me avokatin e tij, Kujtim Cakrani, ku do t’i komunikohet mbyllja e hetimeve dhe më pas dosja penale do të dorëzohet në vjeshtë për gjykim.

Javën që lamë pas iu komunikuan akuzat ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhit, Fatima Kryemadhit, nënës së deputetes, Ema Çokut, dhe Pirro Xhixhës.

25 Komente

  1. B
    Burre kurrve

    Po te ishe burre i thoshe , ok dakorde po vije me ju , pasi ti e di qe polici ka nje urrdher arresti qe je i detyruar ta zbatosh ne te kundert ligji i permeton ushtrim force , por zhgaraviteshe si legen mbaheshe te timoni makines , langarash burre. Pse nuk u ushtrua dhune te Erion Véliaj ? . Je legen pijanec frikacak débil le nam me Vojo Kushi, Mujo Ulqinaku, Populli 2 Prillit, prerje duarsh , cfurqe , kazma , lopata , beje burgun plehre katundi.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      100%.. DummDumman..jam...Ilir M... une !

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Kjo baxhella te kontrolloje padrejtesitē qe behen ndaj popullit te varfēr, jo ndaj hajduteve te korruptuar shkaterrimtare te shtetit. Apo ata nuk paguajne dot ryshfete ?

        Përgjigjjuni
        1. N
          Niko

          Burre kurrve harove kryesoren miliardat qe ka vjedhur.

          Përgjigjjuni
        2. j
          jon

          Ky institucion quhet avokati i pordhës,është i pa vlerë dhe mbushur me të degjeneruar.

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ishi Munika

            Njeriu i pa cipe i ben te gjitha . Kete maskara e ka ushqyer ky popull prej 34 vitesh si cift burre e grua si deputete po edhe ne te gjitha karriget me te rendesishme te ketij shteti . Po si ja shperbleu kjo familje kriminale popullit qe e duartokiste e ky qen bir qeni ju bente thirrje militanteve per permbysje te shtetit ju kujtohet 2 marsi qe e kishte ne maje te gjuhes . Populli shqiptar u tmerrua kur ky maskara ne postin e zvkryministrit me bllok ne dore i bente presion ministrit te tij qe ti bente favore dikujt qe i kishte premtuar deri ne 700 mije Euro . Ishte kjo arsyja qe populli u ngrit ne proteste qe ky maskara i quante koke palare pse protestonin e per pasoje nje tjeter kriminel ne postin e kryeministrit ( Sali qeni ) dha urdher e u pushkatuan kater njerez ne mes te bulevardit ne mes te dites pse protestonin me duar ne xhepa . E ky kriminel i pa cipe ka guximin te ankohet pse e arrestuan me force kur ky qen bir qeni kishte kohe mbi nje vit qe ju bente presion forcave te rendit prokurorise e drejtuesit te Spakut Altin Dumanit . Jam i sigurte qe po te behej me referendum arrestimi i ketij maskaraje mbi 90% e popullit do ishin dakort qe jo ne forme qe ju be po zvarre ta kishin marre se jo vetem ju beri rezistence forcave te rendit e i ofendoj po kishte informacione se po pregatiste edhe te arratisej . Shprese meqenese po pregatitet kodi i ri penal te sanksionohet , per te githe keta palaco qe vjedhin duke shfytezuar postin te denohen me burg te perjetshem .

            Përgjigjjuni
            1. U
              Ushtari.

              " Me rrembyen" kjo shpreje me kujton komedine "14 vjec dhender" te Cajupit."Gjino fikun Gjino"."Edhe mua me rrembyen me grabiten me vodhen parate".

              Përgjigjjuni
              1. J
                Juristi pensionist

                Pa frikë Like, denim të përjetshëm nuk do të marrësh. T'a garantoj unë. Maksimumi edhe 25 vjet të kanë mbetur. I ri je, përseri mund të bëhesh president madje, mund të rimartohesh edhe me Monën. Për vitet e gjata të paraburgimit, mos u bëj merak. Do të ndërhyjë unë që të t'i llogarisin dhe zbresin nga masa e denimit.

                Përgjigjjuni
                1. Z
                  Zgalem

                  Policia eshte per dhune . Kjo eshte metoda e saj e punes . Ti provoje force ndaj poplicise , ish Presidenti i mostruziteteve rrugacore . Degjoheshin sharjet e tua , ndaj policve , qe kryenin detyren . Te tjerat i zgjidh gjyqi . Me gjith keto pergjegjesi , qe ke pasur , mund te na permendesh nje veper , qe ke kryer, nga kreu ne fund , ne sherbim te popullit ., pervec Jales kontraverse . Nuk i ke lene vend vetes , per meshire popullore . Zgalem

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Patriot

                    Shume skena po vazhdojne te behen ne emer te popullit si ne kohen e dulles. Kushe e zgjedhe dhe cfare deture ka avokati I popullit, parpara kujt jepe llogari? A eshte ky pozicion pergjegjes per gjithe arbritazhet qe ne kemi humbure ne gjykatat europiane me mijra euro? Pse nuk shkon avokati ne emer te popullit ti ngreje padi Bankers sepse nafta eshte pasuri e popullit por na shkoka te mbroka Meten nje super hajdute I pasurise se popullit KESH. Te na thote ne popullit qe kodi penal eshte ne perputhje me kushtetun demokratike, po shkolla partise qe po ngre gjiganti??

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      maloku

                      Kjo nuk eshte avokate e popullit avokate e hajduteve…!

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Nje i Moshuar

                        BRAVO

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Tani

                        Kjo e filloji me mut dhe do ta mbylli me mut. Po si moj të hash bukën e popullit, e të shkosh e të degjosh, hadutin e popullit. Si ti si shum si ti moj ballancuese, keni ngrenë çorbën e prishur të berishes. Hall e derman nuk ju bën në këtë botë, do lani gjynahet e këtij populli që ju ushqeu. Ti s’ke shkuar tek një fukara, ku as para për avokat ska pasur të pagojë, e që ka rënë në burg, se nuk ka paguar dritat apo ka bërë një dritare te pa ligjëshme, dhe për ti treguar binomit kriminal, berish meta fatmir mediut, se un jam me ju. O pler, haku i fukarenjëve vonon po nuk harron, sepse luteni e qani së bashku, se ju ikën korrupsionet, vjedhjet, tenderat, .

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Polici

                          Jo po do ta mernin ne telefon dhe ti thonin : Shoku bytheqir ne cfare ore desheroni te paraqiteni ne polici per tu arrestuar dhe na thoni menune e ushqimit .

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Populli te do si ty dhe saliun ne LITAR

                            O plere edhe burgun e ke pak , me cfar ke vjedhur e vrare me gjithe baxhellen tende ? Ne koke te femijeve te tu , mos dalce kure nga burgu te maresh dhe bashkepuntoret e tu me vehte ? Ju keni qene PARTIA e LESHELISE me ty ne krye BANDIT i Skraparit PTUH pis njeri ke futyre te akuzosh se te rembyen i krahason me vehten dhe saliun se pas 90-tes kete e benit mire o kafshe .

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              Salikoqepetulla

                              E rembyen kriminelin dhe krye hajdutin si nuk I bene nje ceremoni para se ta arestonin,po ti o Legen tregoje forcen me paralele neper male me not aq u forcove sa ne fund dole nje fende ujku.Edhe kjo brekegrisura Avokate e leshit ka mare ndonje bllok me para nga kryehajduti.

                              Përgjigjjuni
                              1. V
                                Vleshte

                                Kjo zonja e di qe qy "presidenti" zullumqar ka para sa nuk dihen se paku mbi 10 milion. Ajo e di qe mjafton te shkruaj nja dy fraza ne favor te spiun -hajdutit IM, qe ti perdori deliranti Ted B.... duke uluritur ne konfence shtypi dhe parat do rrjedhin lume, sigurishte KESH nga ndonje burim i panjohur. Mendoj.

                                Përgjigjjuni
                                1. C
                                  Cuku

                                  Kjo eshte NEVOJTORE E POPULLIT

                                  Përgjigjjuni
                                  1. N
                                    Ne Emer te Popullit

                                    Ilir Metovici eshte Direkt nje nga Shakaterruesit e Industrise Shqipetare..dhe nje nga Perfituesit me te medhenje nga Korrupsjoni ne Shqiperi.. Lie Floriri-qe spiunonte shoket e vete...Duhet VARUR PREJ KEMBESH NE MESE TE TIRANES..si dhe ti Konfiskohet e gjithe Pasuria..qe nga Minierat e Platinit ne Afrike...Kafe-Restorante ne Londer..dhe Floriri i Fshehur ne Bankat e Zwicres..

                                    Përgjigjjuni
                                    1. s
                                      sapa

                                      Kjo Kryeqelbesira e Popullit ka kohe per Maskarenjte e ketij vendi dhe per qytetaret e thjeshte Jo!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. X
                                        Xha Kasemi nga Çepani.

                                        Si te rrembyen ,mor eeee ! Po ti je cun pazari! Pa je dhe nga ata qe te keput ne mes.. Je nga ata qe nxerr me te bertitura edhe njerez nga zyra, madje as nga zyra jote,por nga zyra e nje Kryetari Partie qe nuk e njeh njeri. vetem ti e ben edhe president ,edhe polic. Ke pare e degjuar ne ndonje vend qe presidenti shkon ne ndihme ( ashtu si ke thene ti) dhe nxjer policet e bashkise nga zyra? Jo. Ja ti je ai trimi . Po si te rrembyen? A nuk ke turp kur e permend kete fjale ? A i ke degjuar ato qe ke folur nga ajo goja jote ? Pa degjoi,pa degjoi dhe pasatj fol.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. Q
                                          Qytetari jo dicidal

                                          Mire ti thua me rrembyen, po policet c'thone valle ? Vallahi, qe te terhoqen zvarr duket sheshit,por si duket edhe goja s'do te kete pushuar....

                                          Përgjigjjuni
                                          1. S
                                            Sokoli

                                            Zoti, Tosti, zoti Tosti me grabiten !

                                            Përgjigjjuni
                                            1. B
                                              Bummm.bumbum

                                              Bë prap si gangster po ta mbajti. Hale njeri.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. F
                                                Fieraku ne pension.

                                                Kjo zonja balanca jo vetem qe kandari i anon nga nje ane por bllance nuk ka asnjë herë por edhe kur duhet t'a ballancoje ne nje drejtim gjithmon anon nga i pasuri asnje Herr nga fakiri.

                                                Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje