Dumani raportoi te ‘Ligjet’, deputeti Toni Gogu: Raportoi si gjithë të tjerët! PS nuk ka frikë, e sollëm drejtësinë në këtë pikë

23 Maj 2024, 18:40Politika TEMA
Dumani raportoi te ‘Ligjet’, deputeti Toni Gogu: Raportoi si

Deputeti socialiste Toni Gogu, komentoi raportimin e kreut të SPAK, Altin Dumani në komisionin e ligjeve. Ai u shpreh në ‘Studio Live’ se kishte një qasje konstruktive, por ishte një raportim siç e kanë bërë dhe krerë të tjerë institucionesh në Komisionin e Ligjeve.

"Ai është një raportim si gjithë institucionet e tjera. do vijnë kryetarët e këshillave përkatës, vjen kryetari i Autoritetit të Dosjeve. Ishte një mbledhje e dy komisioneve. Ishte dhe Komisioni i Sigurisë, që kishte kërkuar një interpelancë me zotin Dumani.

Ai përgëzoi punën e policisë dhe shprehu zhgënjimin që drejtues të caktuar rezultojnë që kanë bashkëpunuar me krimin dhe po ballafaqohen me krimin. Një raportim vjetor. Një mbledhje e gjatë ku shumica me qasje tejet konstruktive. Shqetësimi i shumicës socialiste është si të funksionojë më mirë", tha ai.

Gogu vlerëson punën e SPAK në renditjen e prioriteteve në çështjet që trajton dhe lidhur me planin strategjik të Prokurorisë së Posaçme.

"Pashë që kishte mendim strategjik. Në kushtet e burimeve dhe kohës së kufizuar, pashë që ata kanë caktuar prioritete, në morinë e çështjeve ata kuptojnë fare mirë, mezi pres të shikoj planin strategjik. Aty tregojnë si do veprojnë me çështjet e mbartura", tha Gogu.

Lini një Përgjigje