Është ndarë nga jeta ish-ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Ambasada Gjermane në Tiranë, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Zingraf shërbeu si ambasador i Gjermanisë në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023. Ai ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë.
Mesazhi i Ambasadës gjermane:
Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf.
Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër, por të rëndë.
Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh.
Ftojmë të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan të ndajnë ngushëllimet dhe kujtimet e tyre në hapësirën tonë virtuale përkujtimore.
Ngushellime .Per njeriun e ndergjegjshem Gjerman qe kontribuan per te ndimuar shqiperine dhe sistemin Demokratike ne shqiperi.
Ngushellime .Per njeriun e ndergjegjshem Gjerman qe kontribuan per te ndimuar shqiperine dhe sistemin Demokratike ne shqiperi.
Unser herzliche beileid ...
Ndahet nga jeta "paritur" dhe me semundje te rende (ndoshta kancer) nuk shkojme fare Llogjika e thjeshte,: Ambasadori ishte I semure me kancer dhe pritej te nderronte jete
Na sjell ndermend kjo ndarje nga jeta ate ish-Ambasadorin amerikan Limprecht apo Lyl Qaf-zorra si i thoshin tironcit, atij qe nderroi jete atje ne Lure ne preher te Inis Gjonit nga overdoza e Viagrave e ne Amsade nuk e dinin se ku ishte...
Ndahet nga jeta papritur, nga nje semundje e rende ?!
O Gazetar! Sa vjeç ishte i ndjeri
Ouuu sa keq! E kam takuar vetem nje here. Ishte burre qe e donte Shqiperine e beri shume gjate mandatit te tij si ambasador! U prehte ne paqe!
Ngushëllime!
Ngushellime Famljes! Gjermanet ne pergjithesi i admiroj si komb shto faktin se Gjermania e ka mbeshtetur kauzen tone Kombetare historikisht dhe e fundit vendosmeria e palekunder edhe per KOSOVEN!