“Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit. Dosja e tij ka 3 viktima dhe 1 të zhdukur"

23 Maj 2024, 17:22Politika TEMA
“Meta porositi vrasjen e vëllait të deputetit. Dosja e tij ka 3

I ftuar ditën e sotme në emisionin “ Breaking” në Top News, në një lidhje direkte ka qenë avokati Idajet Beqiri për të folur në lidhje me deklaratat e kreut të SPAK ditën e djeshme gjithashtu dhe reagimet e të pranishmëve.

Beqiri ka treguar se e të pranishmit në Komisionin e Ligjeve ishin mbledhur më së shumti për të zbuluar diçka nga kreu i SPAK, por profesionalizmi i Dumanit nuk i lejoi të zbulonin asgjë në lidhje me punën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Avokati tha gjatë intervistës që SPAK është i ngarkuar përveç çështjeve të veta edhe me çështje me të cilat kryesisht i takojnë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm për t’i bërë dhe heqja e tyre do të ishte një lehtësim për të.

Në lidhje me reagimet e deputetit Flamur Noka, ai ka thënë se deputetët e partisë së Berishës gjithashtu edhe e Ilir Metës janë përgjithësisht kundër SPAK-ut. Arsye kjo sepse SPAK ka në dorë çështje të tyret të cilat janë shumë tronditëse për opinionin publik. Avokati ka akuzuar se Meta dhe Berisha kanë kryer krime të rënda për të cilat SPAK është në dijeni dhe i ka në dorë dosjet e tyre.

Beqiri tha se në dosjen e Metës dalin hapur të gjitha vjedhjet e kryera nga pasuria e kombit Shqiptar dhe pastrimi i këtyre parave neprmjet operacioneve ose nderhyrjeve estetike, gjithashtu ka përfshirë edhe ish-kryeministrin Berisha duke përmendur vjedhjet bashkë me djalin e tij të cilat i kryenin në bashkëpunim me njerëz të cilët ishin punonjës të shtetit, si oficerë policie, drejtorë, ish-shefa policie etj.

“Ka afera të rënda posaçërisht për naftën ku Berisha, Meta kanë bër kërdinë, kanë varfëruar Shqipërinë me privatizime të paligjshme ne sektorin e naftes të cilat arrijnë deri në 3 miliard euro dëm. Spak meqë e ka filluar mbarë, po luan një rol edhe nga pikpamja strategjike. Kur luan shah hedh ushtarët pastaj kuajt dhe pastaj mbreteresha dhe mbreti. Mbretin dhe mbretëreshën i dimë, janë Berisha dhe Meta dhe familjet e tyre. Këto grupe kriminale që i ka mbajtur politika, kta ishin krahu i armatosur i mbretit dhe Ilir Meta porosiste vrasjen e vëllait të ish-deputetit Ndoka dhe ai u vra” tha avokati.

Ai ka deklaruar se këta do t’i nxjerrin zbuluar vetë ata të cilët kanë kryer krimet dhe janë penduar. Akuza të rënda, avokati ka hedhur edhe për ish-drejtorët e policive ose efektivë të policisë të cilët ai shprehet se kanë kryer vrasje me dorën e tyre dhe më pas deklarohen dhe ftohen si opinionistë ose analistë nëpër studio televizive. Avokati ka përmendur disa dosje krimesh në të cilat figurojnë këta persona bashkë me Metën dhe ish-kryeministrin Berisha.

“CEZ-DIA ka 3 viktima dhe një të zhdukur që janë urdhëruar nga këta që e bënë aferën e CEZ-DIAs, plus një mori vrasjesh për korrupsion kështu që vlersoj që SPAK e ka filluar dhe nisur mbarë,do shkoj te objektivi themelor i saj sepse SPAK e filloi në 2019 me kallëzimet që kishte. U krijua për ato dosje që ishin atje, vrasjet e Haklajve me persona të akuzuar dhe bashkëpuntorë me Berishen dhe 19 të tjerë. Po i vazhdon hetimet për të si hetimet e 21 janarit të Gërdecit” tha Beqiraj.

14 Komente

  1. C
    CEZ-DUA

    Shame interesante, Meta porositi "vrasje e vellait". A nuk do ishte me mire qe te mesonin shqip para se te paguhen shkrimtaret ne Tema!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo Lala

      Jeni bere te merzitshem ju qe korrigjoni cdo gje. Flisni ndonje mendim per ceshtjen, boll me gramatike e statistike, ky shkrim ka nje nivel te mire, eshte i qarte. Qysh ne vitin 2017 u fol se vrasjen e Aleksander Ndokes e ka urdheruar Ilir Meta, sepse gjate fushates elektorale eshte kercenuar e share Monika Kryemadhi ne Lezhe. Akuzat e Saliut ndaj Ilir Metes per vrasjen e 3 personave tashme jane te evidentuara: Ndoka, Ambasadori ne Ceki, dhe Sekretari Pergjithshem per ceshtjen CEZ-DIA.

      Përgjigjjuni
      1. u
        u shofshin zagaret

        Goni Gjek - Gjok - Markagjoni dhe Mark Marku jane Pr.dr. Shkencash qe pregatisin gazetare KAZANI

        Përgjigjjuni
      2. .
        ...

        Kjo ështe e vertetë nukë pse anlistet nukë e thanë kët në as një studje. Prandaj familja Noka ështe hidhur me bandatë për hakëmarrë. Njësoj siç Saliu vravë Haklat e Tropojës..

        Përgjigjjuni
        1. j
          jevgu

          ahhahahahahahah

          Përgjigjjuni
        2. r
          raul

          Po te kishte qendruar larg qofte dhe 4 vjet ne pushtet perbindeshi i vicidolit dhe spiuni Agush 50 lekesh kjo dyshe antikombetare, zhgrrapese e pasurise kombetare pervec Cez, Tecit te Fierit, Hec- eve te Shkopetit, Lanabregut, Bistrica 1, dhe 2 do kishin shitur dhe Hec-et e Fierzes, Komanit, Vaut te Dejes dhe do ta kishin lene ne erresire 16 ore ne dite Shqiperine . Keta te dy jane shkaterruesit me te medhenj te pasurise kombetare, keta shkaterruan Ushtrine tone kombetare me ndihmen e gjeneral brigade Shabon Tapia, keta shkaterruan uzinen e instrumentave ne Korce e rralle ne Europe, Superfosfatin e Lacit, uzinen e ferrokromit ne Lac, uzinen e Telave ne Shkoder e sa e sa uzina qe sot do ishin ne pune e do ishin me mijra te punesuar. Prandaj zhdukja nga skena politike e kesaj dyshe histerike antikombetare eshte detyre e popullit shqiptar qe do ta realizoje ne 2025 me sukses absolut.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Prec Ulaj

            Sakte. Pa harruar vrasjet filluar nga Remzi Hoxha, Haklajt, Gerdeci, 21 Janari, Azem Hajdari, bomba tek VEFA ne Tirane ku u vra vajza e Petrit Dumes, Deputeti Kurjanit Fatmir..... Nuk ka vrasje ne Shqiperi te mos kete dijeni Sali Berisha, ai eshte organizatori.

            Përgjigjjuni
          2. A
            Arian

            Boll me kete avokatin idiot se lam nam

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fisxo

              RESPEKTE pafund për AVOKATIN e MIRËNJOHUR IDAJET ???????????????? BEQIRI

              Përgjigjjuni
              1. b
                beni

                a ti je loqe nga mendja or avokati leshit. o nion grata nga shba

                Përgjigjjuni
                1. d
                  daniel

                  Te gjitha dihen por nuk ja mban bythe ta arrestojnë.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Salikoqepetulla

                    KE TE DREJTE AVOKAT DHE TE LUMTE QE PO BEN NJE PUNE TE MIRE,DHE TE RREZIKSHME QE KETA BASTARTE TE DEKLASUAR TE FUTEN NE BURG ,LIKE FLORIRI ME KRIMINELIN SALIHOVIC.TE UROJ SHENDET DHE FAT SE KETA JANE TE PA PARASHIKUSHEM.!!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqipja

                      Ju rrofte Sudja,shale gjati,Agushi,shpellari dhe dhia se nga pas i ndjek poshtersia...

                      Përgjigjjuni
                      1. u
                        u shofshin !

                        u shofte rraca e Vampireve dhe zagareve qe i ushqejne me gjak

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje